“Nuk ka Romë, as Greqi të lashtë”, historia në shkollat suedeze vetëm e shekujve 19-20

2 Tetor 2019, 09:14Bota TEMA

Në Suedi është hedhur ideja që historia në shkolla të mësohet apo studohet që nga shekulli 19 e më pas, ku temat më kryesore për t’u nxënë të jenë Holokausti, Adolf Hitleri, Lufta e Dytë Botërore, si dhe periudha postmoderne e fundit të shekullit të 20-të.

“Nuk ka Romë më të lashtë, Greqi të lashtë, nuk ka më mësime për Perandorinë e madhe suedeze”, njofton Bordi i Edukimit Suedez, i cili propozon që temat e historisë të ndryshohet rrënjësisht.

“Më shumë kohë në arsim ka për qëllim t’i jepet çështjeve gjinore, ndryshimit të klimës dhe migracionit”, u sqarua më tej.

Eshtë sugjeruar që Greqia e lashtë, Roma e lashtë dhe epoka kur Suedia ishte një fuqi e madhe (1611-1718) dhe sundoi vendet përreth detit Baltik, duhet të fshihen nga librat shkollorë historikë.

“Planet e rishikuara të mësimdhënies janë rezultat i mungesës së kohës për të mësuar historinë në shkolla”, pretendon Bordi i Edukimit Suedez.

Nxënësit duhet të përqendrohen më shumë në shekullin e 20-të, te Holokausti, Lufta e Ftohtë dhe idetë që formësuan Suedinë gjatë epokës së pasluftës.

Ky qëllim, megjithatë ka provokuar rezistencë nga profesoret e historisë.

“Eshtë e tmerrshme, e çuditshme dhe absurde”, tha historiani Dick Harrison, për të cilin “historia antike” është e nevojshme.

“E gjithë ajo që na rrethon është trashëgimia e grekëve të lashtë”, tha ai, duke paralajmëruar se nëse propozimi bëhet realitet, do të jetë diçka e shëmtuar për suedezët në të gjithë botën.

1 komente në ““Nuk ka Romë, as Greqi të lashtë”, historia në shkollat suedeze vetëm e shekujve 19-20”

  1. Spartakos Thrakiotis says:

    Bordi i arsimit Suedez që simbas tij nuk i intereson më kultura dhe historia e Greqisë dhe Romës së lashte akoma dhe historia e vendit të tyre, bashkë me heqjen e historisë së dy vendeve të lashta nga programi arsimor duhet të heqë dhe shkronjat latine si dhe çdo fjalë që ka renje latine dhe greke nga fjalori i saj si dhe çdo emërtim shkencor dhe mjekësor. Dhe të shohim pastaj se si do të kumunikojne në jetën e përditshme. Kjo ide e gjithesizmit të kombeve është më e rrezikshme dhe nga idea e nacionalizmit ekstremist. Çdo komb ka historinë e tij dhe duhet të dijë prejardhjen dhe zhvillimin e tij në shekuj. Ndërsa me këto metoda që duan të kalojnë këta të fundit duan që të krijojnë një kope njerëzish që do ti komandojë një bari se do të jenë kthyer në dele dhe jo njerëz me ide, dashuri dhe ndjenja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje