FOTOT: Shqiptarja fiton 10 mijë dollarë për fustanin më të bukur me... letër higjienike

3 Tetor 2019, 10:19Lifestyle TEMA
FOTOT: Shqiptarja fiton 10 mijë dollarë për fustanin më

Një shqiptare ka fituar garën për fustanin më të bukur të nuses krijuar me letër higjenike të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara.

Mimoza Haska, e cila banon në Karolinën e Jugut, kishte punuar fustanin me grep, një metodë e trashëguar nga nëna e saj.

E pyetur për këtë ide Mimoza shprehet: “Unë jam gjithmonë për një pamje të veçantë, unike, me shumë klas. Nuk është një ide e veçantë, thjesht diçka që i përshtatet syrit dhe që të bën të dukesh gjithmonë ok”.

Për të krijuar fustanin stil sirenë u deshën 48 rrulonë me letër higjenike dhe 400 orë punë. Ky ishte viti i 15-të për konkursin e veshjeve të dasmave me letër higjienike dhe fituesi u vlerësua me 10 mijë dollarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje