Lumenjtë po thahen: Serbia merr iniciativën për të ndaluar ndërtimin e HEC-eve në zonat e mbrojtura

3 Tetor 2019, 10:08Rajoni TEMA

Serbia është zotuar se do të ndalojë ndërtimin e HEC-eve në parqet e saj kombëtare dhe në zonat e tjera të mbrojtura të vendit, pas protestave të shumta të aktivistëve mjedisorë dhe të fermerëve.

Shteti ballkanik ofroi disa mundësi bizneseve me synimin e vetëm për të arritur nivelin ekonomik të vendeve të zhvilluara, gjë e cila çoi në një shtim të shumë të shpejtë të ndërtimit të HEC-eve të vogla.

Një grup studiuesish paralajmëruan javën e kaluar se lumenjtë përgjatë Ballkanit Perëndimor po thahen, sepse rryma e tyre është e devijuar, duke i lënë në këtë mënyrë njerëzit pa ujë, gjë e cila ka sjellë plot zemërim ndërmjet banorëve.

Serbia po planifikon të reformojë tërësisht sistemin e saj të energjisë së rinovueshme duke shfuqizuar incentivat fikse ekzistuese në favor të lejeve të ndërtimit me tender, tha Ministri i Energjisë dhe Minierave, Aleksandar Antic.

“Ne mbetemi të interesuar në ndërtimin e hidrocentraleve të mëdha dhe të vogla, por brenda limiteve”, u shpreh ai për reporterët në Beograd. Zyrtari i qeverisë gjithashtu shtoi se ai mbështet plotësisht një iniciativë të ndërmarrë nga presidenti Vucic për të ndaluar në mënyrë kategorike ndërtimin e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura. (Bloomberg)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje