Kadri Veseli si Basha, New York Post: Të duash t’i fitosh zgjedhjet me fotografinë e Trump

1 Tetor 2019, 15:30Rajoni TEMA

E ka takuar vetëm njëherë presidentin amerikan Donald Trump, dhe tani po bën fushatë me fotografinë e para dy vitesh.

Kështu e nis raportimin New York Post, duke iu referuar fushatës së kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli.

“Kadri Veseli, kandidat për kryeministër në një shtet të vogël të Ballkanit, bëri një foto me Trump-in në një ngjarje të 2017-tës në Washington – dhe po e shfrytëzon atë nëpër gjithë kryeqytetin e vendit, Prishtinë, në përpjekje për të fituar më shumë përkrahje nga elektorati”.

“Për dallim nga rivalët e mi, unë jam i vetmi kandidat që promovoj bashkëpunim të fortë me SHBA-të, Trump dhe Shtëpinë e Bardhë,” tha Veseli në një deklaratë për The Post.

Billbordi gjigant që ekspozon fotografinë tri vite të vjetër, shfaq politikanët që buzëqeshin pranë njëri-tjetrit, përballë flamujve respektivë të shteteve të tyre.

Imazhi i njëjtë po përdoret në shumë billborde të Prishtinës, një bastion gati i paarritshëm për partinë e tij.

Veseli dhe Trump u takuan me rastin e Lutjeve të Mëngjesit në Washington DC, takim në të cilin sipas Veselit, Trump u interesua për shtetin si tërësi.

“Njerëzit e Kosovës e kuptojnë se një Amerikë e fortë do të ndihmojë që Kosova të bëhet edhe më e fortë,” thotë ai.

Veseli nuk nguron për ta etiketuar veten si tifozi më i madh i Trump.

“Platforma ime kundër korrupsionit dhe nepotizmit ka shumë të përbashkët me platformën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti Trump kanë në luftën globale kundër korrupsionit,” tha Veseli gjatë një ngjarje fushate të dielën në qytetin e Lipjanit.

Kosova – e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, shkruan The Post, – njihet si shtet nga më shumë se 100 vende, përfshirë SHBA, por Serbia dhe pesë vendet e Bashkimit Evropian ende refuzojnë ta pranojnë atë.

2 komente në “Kadri Veseli si Basha, New York Post: Të duash t’i fitosh zgjedhjet me fotografinë e Trump”

  1. Ben says:

    Karagjoz politikan.E si mund te jete ky tipi,Kadri Veseli,poltikan,deputet,kandidat per deputet,kryetar parlamenti etj,kur nivelin e intiligjences e ka zero.E tmerrshme kush zog kurvet merret me politike.

  2. Gjon says:

    Ka dale kadria ne foto me dashnorin Ahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje