Bullgaria “kërcënon” Maqedoninë për hapjen e negociatave

29 Shtator 2019, 17:12Rajoni TEMA

Zv/kryeministri i Bullgarisë, , Krasimir Karakaçanov, i cili është dhe lideri i partisë VMRO-BND deklaroi se vendi i tij nuk do ta japë “dritën jeshile” për Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin e saj evropian deri sa të pastrojë të gjitha falsifikimet e historisë

“Deri sa Komisioni për çështjet e arsimit dhe historisë nuk ka afat, atëherë nuk do të këtë afat edhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE. Është e papranueshme që dikush të mendojë se ata thjeshtë do të përdorin Bullgarinë vetëm për hyrje në BE”, deklaroi Karakaçanov.

Më tej, zv/kryeministri bullgar tha se më 17 tetor Bullgaria nuk duhet të nxitojë të votojë për fillimin e negociatave për pranimin e Maqedonisë, derisa të pastrohen të gjitha falsifikimet e historisë.

1 komente në “Bullgaria “kërcënon” Maqedoninë për hapjen e negociatave”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje