Kafeneja e parë kanabis në SHBA hapi dyert këtë javë në Hollivudin Perëndimor.
Lowell Farms Cannabis Café është ngritur falë investimit të VIP-ave si Miley Cyrus, Mark Ronson, Sarah Silverman dhe Chris Rock.
Leja për hapjen e kësaj kafeneje u dha nga autoritetet lokale hollivudiane muajin e kaluar, pas 4 viteve fushate të fuqishme. (TemA)