Gjykata e Krimeve të Rënda të hënën më 7 tetor do të nisë shqyrtimin e dosjes ‘’Hajdari’’ kundër Izet Haxhisë, me tre akuza për vrasje. Por paralelisht me këtë, avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “45 Minuta” të drejtuar nga Denis Minga në Report TV, thotë se Izet Haxhia po jep dëshminë e tij para prokurorëve për rolin e Sali Berishës në shumë ngjarje kriminale, nga 1991, 23 vepra të rënda penale.
Po kush janë 23 akuzat që rëndojnë mbi Berishën? Në padi, Izet Haxhia pretendon se Sali Berisha e ka urdhëruar atë për të bombarduar Ambasadën amerikane në Tiranë, eliminimi i Azem Hajdarit, firmat piramidale. Gjithashtu, sipas Haxhisë, Berisha kishte planifikuar edhe vrasjen e Skënder Gjinushit, të Sabit Brokajt, të Arben Imamit dhe Shaban Memisë, por edhe shumw ceshtje te tjera.
“Pasi Apeli e riktheu cështjen për rigjykim, Izet Haxhia bëri një kallëzim penal kundër Sali Berishës. Nuk është hakmarrje, sepse në fakt bën përshtypje një gjë që Haxhia, nga provat që janë në dosjen për vrasjen e Hajdarit, ai nuk ka lidhje me vrasjen. Është pleksur kot në këtë ngjarje. I vetmi dëshmitar që ka implikuar Haxhinë ka qenë Berisha, kallëzoi Jaho Mulosmanin dhe Izet Haxhinë. Këto ishin dëshmi të rreme të Berishës, para drejtësisë shqiptare nuk dha asnjë shpjegim, por vetëm në ambasadë.
Në 23 akuza që ai i ka drejtuar prokurores së përgjithshme në 2018 i specifikon të gjitha, jo vetëm si krime, por duke kërkuar që të thirret dhe të japë të gjitha detajet dhe provat dhe të bëhen ballafaqimet. Arta Marku e mori kallëzimin në dhjetor, atëherë Berisha ishte në parlament dhe prokuroria e përgjithshme të niste procedimin, por dalja nga parlamenti bëri që cështja të shkonte te krimet e rënda. Izet Haxhia është thirrur në prokurori dhe i janë marrë deklarime për cdo akuzë. Sot ishte dita e tretë.
Unë flas me hollësi te akuzat ndaj tij për vrasjen e Azem Hajdarit, për cështjen tjetër nuk mundem se është sekret hetimor. Por di të them që nga 1991 dhe deri 1999 Izet Haxhia po jep shpjegime për gjithcka ka ndodhur. Ai po jep të dhënë si ndodhi vrasja e 4 Dëshmorëve në Shkodër, cfarë roli ka Berisha, cfarë frymëzoi dhe nxitje që ka bërë. Ka vijuar për vrasjet te Shkolla e Bashkuar dhe për to me prova direkte dhe indirekte e nxjerr të implikuar.
Në Prill të 1991 Izet Haxhia ka qenë pranë Berishës, familjar, i afërm, por edhe i betuar që e njihnin mirë situatën. Po vazhdon të japë shpjegime për ngjarje të tjera, jep detaje si është vjedhur valuta në bankën e Shkodrës ose sesi kur ka humbur pushtetin Berisha organizoi hedhjen në erë të shtyllave të tensionit të lartë për të krijuar kaos. Kush e zotëronte bandën e tritolit. Po i jep të gjitha me prova dhe fakte. Dhe deri tek e fundit si do të organizohej vrasje e Izetit në Turqi, ishin vendosur një milion euro, cfarë veprimesh u ndërmorën dhe pse mbeti në tentativë”, tha avokati i Haxhise.
Por a ka prova Izet Haxhia kundër Berishës apo janë thjeshtë fjalë dhe histori?
“Problemi është që deri në sot një pjesë të mirë i ka hedhur në një libër, por libri është libër pasi edhe botuesi nuk lejon përgojimet. Por në deponimet që po jep nuk po tregon përralla, por në rast se i thua se akuzon ish-presidentin sepse ka qenë frymëzuesi dhe ka marrë masa organizative dhe njerëz konkret si të ekzekutoehj Skënder Gjinueshin, Sabit Brokaj, Arben Imamin dhe Shaban Meminë, ku u mor urdhri, do të zihej prita, është i detyrura të thotë detaje dhe të japë prova.
Bëhet fjalë për ngjarjet e 1997. Para se të vinte në pushtet PS-ja dhe aleatët e saj. Akuza do prova dhe fakte që të bëhet lidhja e zinxhirit. Ja përshembull në vrasjen e Hajdarit ai thotë se nuk kam lidhje, por ne i thamë se kjo është një fjalë dhe na jep prova dhe nxorëm 53 dëshmitarë që do të japin shpjegimet dhe do të vërtetojnë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje“.
Por ku ka qenë në 12 shtator të 1998?
“Në Tiranë. Ajo vrasje ka qenë rastëspre uk ka pasur qëllim të vrisnin Azem Hajdarin. Ata erdhën të armatosur për tjetër qëllim. 10 dit para se të ndodhte vrasja, babai i Fatmir Hakjajt dhe të tjerëve, që ishte bërë një shkrim i rëndë në ‘RD’ shumë i rëndë për familjen e tij. Ai erdhi për këtë erdhi, Muharrem Haklajn, Izeti e ndihmoi të takonate atë gazetar, ai i tha se shkrimin e bëri Azem Hajdari por vendosi emrin tim dhe Muharremi shkoi e takoi.
Në takimin me Azemin i ka thënë këtë dhe tjetrën që kishte dorë në vrasjen e Shkëlqimit në Tropojë. Keqkuptimi që pati Berisha me Shkëlqimin, që tha ‘të gjallë apo të vdekur e dua Shkëlqimin’. Muharremi i tha se dyshojmë se ke organizuar pritën, Azemi i është betuar me zakon. Muharrem Haklaj i ka të incizuara, dhe Azemi i tha se vrasjen ta ka bërë dera përballë, pra Berisha. Kjo është e regjistruar. Haklajt nuk kishin punë me Azemin, por atë e nxorën në atë ngjarje”.
Por kush ishte lidhja mes Izet Haxhisë dhe Azem Hajdarit dhe si kanë qenë marrëdhëniet me Sali Berishën?
“Izeti dhe Azemi ishin miq. Por kush e nxori në pritë? Në gjyq ne do i nxjerrim. Makina me targa të Vlorës kishte ardhur herët te selia e PD-së dhe atë makina e kanë parë eksponentë të ndryshëm të PD-së dhe në dy burime i ka vajtur sinjali Berishës. Por informacionin më të saktë ia ka dhënë mbesa e vet, pasi i njihte Haklajt dhe Mulosmanët. Berisha e mori vesh shumë orë para që makina ishte instaluar me njerëz të armatosur brenda. Makina ndeji 3-4 orë para selisë së PD-së. Pse nuk mori ministrin e Brendshëm dhe ta parandalonte?
Berisha akuzoi Jaho Mulosmanin, pasi ishte përkhraës i fuqishëm i PS-së. E dyta Izetin, por për cfarë arsye se ai nuk ka qenë fare aty? Por ai e futi në një rrjedhë që të merrte karakter politik, që të bënte lidhjen e vrasjes mes Mulosmanit dhe Fatos Nanos duke e shfrytëzuar politikisht. Kur erdhi Azemi nga Fieri nga një miting dhe Berisha i ka thënë ik e merru vesh me ata. Azemi shkoi mori zastavën i futi silenciatorin dhe shkoi atje. Kur e panë të armatosur thanë, po cdo ky gomar këtu? Dhe Fatmiri e qëlloi.
Dhe Naim Cangut i ka qëlluar vetë ai. Vrasja ishte organizuar për Berishën, ata kishin ardhur për Berishën dhe jo për Azem Hajdarin dhe organizimin e kishin bërë perfekt dhe njerëz të Berishës i përdorën dhe një ndër ata që përdorën ishte Izeti. Pasi vëllai i Fatmirit e mbante gjithmonë Izetin dhe ia bëri të besueshme alibinë që i ngriti, pasi pak ditë përpara vëllai i Izetit i arrestuan në Elbasan për ca armë.
Kur ishin në burg Izeti i mbante me bukë të dy. Fatmir Haklaj donte ti jepte një kafe vëllait që e mbajte mirë dhe për këtë e morën një ditë para se të ndodhte vrasja dhe kanë qenë në lokal dhe kur është vrarë, Halili, Izeti kanë qenë në një lokal tjetër afër PD-së dhe në atë moment kanë ikur bashkë. Izetin nuk dinte gjë, se kush u vra e morën me vete. Por ata e mbanin nga mbrapa për të mbuluar gjurmët e krimit. Në shumë vepra që ai akuzon Berishën ai ka qenë edhe bashkëpunëtor por e ka marrë këtë përgjegjësi. Oficeri që po i merr deklarimet prej tre ditësh ai është një nga taa që është piketuar dhe do të jenë në Byronë Kombëtare të Hetimit.
Edhe prokurori i cështjes do të jetë pjesë e SPAK-ut. Në datën ditën e hënë cështja e Izet Haxhisë për vrasjen e Azem Hajdarit i kaloi Krimeve të Rënda, por në parashkrimet që janë bërë në rigjykim, dëshmitari kryesor në 53 dëshmitarët është Sali Berisha, për të cilin Izeti ka shumë prova dhe fakte që do ta e nxjerrë të implikuar. Por në rast se nuk pranon të vijë Berisha? Do të merret me dhunë do të vijë sesbën, do të japë shpjegime të hollësishme.
Ai ka akuza dhe fakte si për vjedhjen e floririt në Krrabë në fazën e parë që akuzon Berishën dhe ekzekutimin përfundimtar që u bë përmes Ilir Metës, ai nuk i ka fjalë por akuza konkrete, fakte dhe prova dhe patjetër që gjyqi do të hapet. Këtej e tutje drejtësia shqiptare po bëhet realitet. Me ngritjen e SPAK jemi të bindur që do të hapet drita në fund të tunelit” tha ai.
Idajet Beqiri theksoi se ka edhe dëshmitarë të tjerë VIP, si ish-kryeministri Fatos Nano, Skënder Gjinushi, Jozefina Topalli, Genc Pollo, Fatos Klosi dhe të tjerë.
Por si është gjendja e Izet Haxhisë aktualisht? Avokati thotë se e ka humbur qetësinë.
“Ai ka shumë vite që po bën burg dhe nëse nesër do i bëjmë llogaritjen nëse do të dënohet, po të merret në konsideratë fakti që në Turqi një ditë paraburgim është e barabartë me tre ditë burg, i bie që ka bërë 15 vite burg. Prej dy vitesh po rri këtu, koha e madhe e paraburgimit ia ka humbur qetësinë. Edhe në kohën që ishte në Turqi, e nxorën detyrim paraqitje ishte si në arrest shtëpie. Nga 2010-2017 ka qenë pranë si arrestuar dhe në këtë situatë e ka humbur qetësinë“.
Plani ishte që Izeti me urdhër të Sali Berishës frynte me intriga Haklajt, duke adresuar vrasjen e Shkëlqimit drejt Azemit. Kjo është plotësisht e vërtetë, por Azem Hajdari atë vrasje e organizoi me urdhër të Sali Berishës.
Qëllimi i Sali Berishës, duke përdorur terroristët e tij shpellarë pa tru si viktima të sakrifikueshme, ishte krijimi i një preteksti për grusht shteti terrorist ndaj qeverisë, me intriga brenda Tropojës dhe një Klani që kontrollonte, pasi e priste varja në litar pas gjithë krimet 1997 por dhe më parë.
Sali Berisha nuk ka qenë i vetëm në këtë intrigë. UDBja e Millosheviçit që luftonte për një Shqipëri të destabilizuar, i kishte vënë në funksion plane, tropojanë me para që ishin të rekrutuar nga UDB dhe njëkohësisht pjestar të milicisë terroriste dhe dorës së zezë te PDsë.
Haklajt ishin aty për Azemin dhe Berisha kishte gati planin, kosovarët e Bukoshit, armët dhe garnizonet e Milosheviçit në kufij, për ditën e nesërme.
Izeti Haxhia duhet të thotë të vërtetën se kë ka vrarë me urdhër të Sali Berishës!
Lol,
Izeti e akuzon Saliun per cdo gje we ka ndodhur nga antikiteti me perjasjtim te shperthimit te luftes se Trojes, ate ja le fajin Helenes!
Nqs Berisha i eshte konfiduar drejtperdrejt Izetit ath Berisha eshte me koqe gomari se Izeti dhe gjithe gomeret e tjere qe ka pasur rrotull. Une nuk e besoj qe Berisha te jete aq gomar pasi perndryshe nuk do bente zap PD per 30 vjet. Keto qe thote ky matrapazi tjeter Idajeti jane per te provokuar Saliun qe te beje ndonje veprim te nxituar kunder Izetit dhe ne kete rast do e nxirrte veten zbuluar, nqs eshte ky qellimi ath Izeti me Idajetin nuk kane asnje fakt konkret kunder Saliut por thjesht po luajn bllofin per ta detyruar Saliun te nxjerri veten zbuluar. Sigurims i vjeter Idajeti, ia di hilet zanatit..
Po ky Idajei nga e di qe qenkan pijetuar ofuceri per BH dhe prokurori per SPAK ????!!!! Apo si sigurims i vjeter e ka bere organiken ahahhaha
Mblidhe rradaken njëherë e mire ti Idajet BEQIRI dhe kushdo , që don me e kuptu , sepse ndodhi 12 Shtatori .
Xhon Kenedi , nuk u vra për një karrige të Lindon Xhonsonit , por mbrapa në prapaskenë , ishin manjatët më të mëdhej e më të fuqishëm të botës dhe INTERESAT e tyre të industrive të armatimeve dhe të luftës . Kenedi donte që të paguanin 10 % të fitimeve manjatët , ndërsa ata e vranë për ti paguar populli amerikan , dhe ashtu shkoi .
Edhe sot e kësaj dite , pas 65 vitesh nuk i ka dale koka asaj vrasjeje , me gjithëse tashmë e dijnë të gjithë , se kush ishin vrasësit e vërtetë ( Jo Osvaldët e Xhonsonët ) , por ata realët , që derdhën paret edhe me e mbulu akoma deri sot .
Vetëm aviona e pilotë , që paguante populli amerikan dhe popujt e tjerë , në Vietnam , janë rrëzuar mbi 5 mijë , pa le të tjerat , jo miljarda , por qindra e qindra miljarda dollarë çdo vit .
A e kupton tani , se vetëm të tilla interesa madhore , DUHEN dhe MUND të kryejnë e financojnë të tilla levizje .
Kjo ndodhi dhe me Serbinë dhe serbombëdhenjtë e Beogradit , të cilët dhunën , genocidin , shfarosjen dhe përzënjen e shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone amtare e kanë patur strategji e taktikë të vazhdueshme shtetërore , të paktën prej 150 vjetësh , me furi dhe pa ndërprerë , fill mbas Lidhjes së PRIZRENIT më 1878 .
Lëre se çfarë paten bërë gjatë kësaj periudhe ndaj shqiptarëve e kundra Shqipërisë . Në kohën e Luftës Ballkanike , në 13-tën , ata ju sulën me zjarr e hekur Dibrës , Shkodrës dhe krejt Shqipërisë , dhe vetëm interesat e Austro Hungarisë dhe Italisë , bashkë me disa interesa të tjera e detyruan Serbinë të ndalte dorën , madje u organizuan dhe me veprime luftarake kundër saj deri sa e larguan .
Tani të dalim tek vitet 90 .
Shpërbërja e ish Jugosllavisë , ma së pari do nxitej nga shqiptarët , që ndën regjimet sllave kishin provu njëmijë e një të zezat , e natyrisht ishin edhe ngulmimet e interesavet kombëtare , ekonomike e shtetërore të Republikave të tjera . Por këto Republika , për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të tyre shkëputës kishin lidhur e formuar prej kohësh aleancat strategjike . Sllovenia me Austrinë . Por dhe Kroacia , jo ma pak , që me gjithë atë edhe u përgjak prej shkakut të serbëve të vendosur në krahinën e Ninit . Maqedoninë e mori menjëherë ndën mbrojtje dhe angazhim direkt shteti ma i fuqishëm i botës , Amerika , kështu që mbetën pa aleanca dhe përkrahje Bosnja si dhe 2 Krahinat Autonome , Vojvodina që ishte gllabëruar dhe serbizuar pothuajse komplet dhe Kosova , kjo nyje gordiane jo vetëm e Serbisë , por e gjithë Ballkanit , sepse kishte popullsinë autoktone me lidhje e me rrënjë jo vetëm me një shtet tjetër Ballkanik ngjitur , por ishte popullsi autoktone e një rrënje , e një gjaku dhe me lidhje të shumta , të pa mohueshme , të pa zgjidhshshme e që kurrsesi nuk mund të neglizhoheshin me popullsitë shqiptare në krejt ish republikat e ish federates jugosllave . A don në Maqedoni me minimum 35-40 % ,a don në Mal të Zi , a don në Bosnje , në Kroaci apo me qindra mijëra brenda territorit të Republikës Serbe , nga jugu deri në Sanxhak , Metohi e Nish .
Pra , problem i eleminimit të shqiptarëve të Kosovës ishte mjaft kompleks dhe koha e vërtetoi , se ishte problemi ma i koklavitur dhe i nxehtë në këtë zallamahi ballkanike .
Kjo u pa me angazhimin direkt ushtarakisht për mbi 3 muaj për herë të parë në egzistencën e saj të NATO-s , organizmit ushtarak më të madh e më të fuqishëm të botës .
Këtë angazhim të NATOS , si kundërveprim ndaj zbatimit të PLANIT të genocidit dhe shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova prej makinerisë ushtarake serbe , edhe vetë serbomdhejtë , me Milosheviçin në krye , e kishin parasysh si opsion dhe donin ta shmangnin me çdo kusht . Edhe nga Rusia e politika e saj e nënshtruar tashmë prej perëndimit nuk kishin garanci maksimale e të plotë mbështetjeje për këto veprime që kishin planifiku të ndërmerrnin e zbatonin .
Por Serbia , agjensia e saj e UDB-së , për zbatimin e planeve të tyre , kuptohet , se do vinin në lëvizje e shfrytëzonin maksimalisht edhe të gjithë arsenalin e pregatitur e në shërbim të tyre të agjenturës , e cila , për hir të së vërtetave historike nuk ishte e pakët , ishte e organizuar dhe e kudo ndodhur , jo vetëm në Kosovë e shtetet e tjera Ballkanike , por edhe në Shqipëri , e madje edhe nëpër shtetet e Europës e deri brenda vetë NATO-s .
Siç ndodhi në Bosnje , ato shpresonin dhe mendonin se mund të përsëritej indiferentizmi e mos ndërhyrja edhe në Kosovë , por gjithsesi , duke e ditur mire që problem i Kosovës do ishte shumë i ndjeshëm , shumë i fortë dhe mjaft kompleks me pasoja për gjithë ballkanin , ata patën ideuar një plan tejet djallëzor . I gjithë qëllimi ishte të shmangnin e të largonin konfrontimin me Perëndimin , shtetet e saj , më të fuqishmit e Botës dhe NATO-n vetë .
Serbomdhenjtë , me shpërbërjen e ish Federatës , donin ti mbyllnin njëherë e mirë për ta hesapet , edhe me krahinën Autonome të Kosovës dhe vetë shqiptarët , e për ta përmbyllur kështu shekullin e 20-të , ashtu siç e filluan , me luftë , gjak dhe shpërngulje të popullsisë shqiptare nga trojet e veta autoktone mijëra e mijëra vjeçare .
Pra , këtë ide djallëzore donin ta realizonin sipas një plani që të shmangnin dënimin dhe goditjen e Perëndimit , për të cilën , edhe ato ishin koshient , se në rastin e Kosovës e shqiptarëve do ishte e pa mundur të mos merrej në konsideratë .
Për arritjen e saj kishin punuar që në fillim të viteve 90-të edhe në Shqipëri . Në krye të shtetit këtu , u vendos një person i tyre me aftësi dhe forcë veprimi të mëdha , ashtu siç ju duhej atyre . Por , duke e ditur , se Shqipëria dhe drejtuesit e saj mund të bënin shumë për zbatimin e planit të tyre djallëzor në kurriz e dëm të shqiptarëve pa u vetë goditur , bënë çmos ta mbështetnin me çdo gjë pa rezerva , por edhe ta ruanin maksimalisht këtë person .
Ky person ishte vegla , i cili , që në krye të hipjes në pushtet hodhi në efir dhe shtroi platformën dhe idenë e lëvizjes së lirë të shqiptarëve , duke frymëzuar me të gjitha mënyrat e mjetet largimin e popullsisë së krahinave të veriut të Shqipërisë drejt Tiranës , Durrësit dhe krejt vendeve perla të bregdetit deri në Himarë , Sarandë e Ksamil .
Për t’jua lehtësuar e mundësuar sa më shpejt e më mirë largimin përgjithmonë nga trojet e tyre , ky djallëzor , madje , përdori edhe paret e kursimet e shtetit shqiptar duke i mbushur gjithë veriorët me kredi nga Bankat deri edhe ndën emrat e kalamjve e dreqit e të birit , pa kurrëfarë garancish , sepse s’u kthyen kurrë .
Kjo strategji , gjoja në emër të lëvizjes së lirë , ka qenë nga më djallëzoret dhe me pasoja të pa imagjinueshme shkatërrimtare e konfliktual nga më të mëdhatë , në të gjitha fushat e jetës dhe kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe mbylljes së perspektivave për një zhvillim normal .
Me largimin e shqiptarëve masivisht me komplet familjet nga krahinat e veriut , sidomos ato ngjitur me Kosovën e Maqedoninë , këto krahina mbetën të zbrazura praktikisht dhe pa asnjë interes zhvillimi për shtetin dhe për vetë ato pak banorë , që vazhdonin të vegjetonin atje në kushte krejt vetëm mbijetese .
Ky ishte dhe qëllimi në zbatim të planit serb për shpërnguljen e shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë , e vendosjen e tyre kryesisht në krahinat e zbrazura të veriut .
Por , në zbatimin praktik , shtetëror e diplomatik , për të shmangur dhe neutralizuar reagimin e kundërshtimit të fortë , dënimin dhe goditjen nga Perëndimi duhej APROVIMI dhe GATISHMERIA e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për t’i pritur e pranuar popullsitë e shpërngulura dhe dëbuara shqiptare këtu në tokën e Shqipërisë .
Do mjaftonte vetëm një DEKLARATE Mikpritëse e kësaj natyre nga i pari , PRESIDENTI i Shqipërisë , që në arenën ndërkombëtare dhe nga pikpamja e ligjeve ndërkombëtare dhe kornizave juridike të organizmave ndërkombëtare këto veprime t’i vinin para faktit të detyrueshëm të pranohej dhe ata mos të kishin asnjë tagër dhe guxim ta kundërshtonin apo të kundërvepronin , sepse do kishin dhe reagimin e fuqishëm të Rusisë dhe aleatëve natyralë e me lidhje interesash të Serbisë .
Por për fatin e keq të UDB-së dhe serbombëdhenjëve , me gjithë pasojat e fatkeqësitë që sollën në Shqipëri dhe ndaj shqiptarëve , nxitja e përhapja e firmave piramidale dhe revolta e natyrshme popullore si reagim ndaj humbjes së parave dhe shkatërrimit ekonomik , viti i mbrapshtë 1997 mrekullisht shpëtoi shqiptarët , Kosovën dhe Shqipërinë .
Kjo revoltë alla shqiptarçe , solli largimin nga pushteti të Njëshit si njeriu i tyre , i paracaktuar e planifikuar për të luajtur rolin kyç në zbatimin e planit djallëzor të Serbisë për gllabërimin e Kosovës . Dhe kur ? Pikërisht kur ato po i jepnin dorën e fundit përgatitjeve për zbatimin e tij në vitin 1998 siç e kishin planifikuar .
Largimi me pahir nga pushteti i Kreut të Shtetit në Shqipëri i njeriut të tyre në këtë moment ishte i pa parashikueshëm , i pa imagjinueshëm dhe i pa pranueshëm nga serbomdhenjtë dhe UDB-ja , mbasi hidhte në erë qëllimin e mbrapshtë të realizimit të ëndrrës strategjike shekullore serbomadhe , pushtimin e Kosovës dhe shpërnguljen e shqiptarëve prej saj .
Natyrisht , ky ishte plani dhe angazhimi strategjik e poltiko-ushtarak më i madh i kohës , që ishte projektuar për tu realizuar nga shteti Serb , e i mbështetur fuqimisht dhe nga Kisha Ortodokse dhe Rusia .
Këtu nuk bëhej më shaka . Ishin vënë në rrezik qëllimet e një strategjie e politike për Serbinë e Madhe , për të cilën ato ishin investuar me çdo gjë totalisht me veprimet e politikat e tyre , prej dhjetra e dhjetra dekadash .
Përfitimi EKONOMIK i Serbisë dhe serbomdhenjve , matej , jo me Miljarda , por disa Biljona Dollarë .
KOSOVA ishte minierë ari , ashtu si gjithë trojet shqiptare të pushtuara me dhunë deri atë kohë prej serbëve dhe grekëve .
Duhej me çdo kusht , që në këto momente në Shqipëri në pushtet , të mos ishin pro perëndimorët dhe kundërshtarë të politikave genocidiste dhe shpërngulëse serbomëdha ndaj shqiptarëve të Kosovës , por prap , njeriu i tyre , që u largua nga pushteti në një moment dhe në mënyrë krejt të pa parshikuar nga ata , mbasi në të kundërt rrezikohej maksimalisht hedhja në erë e realizimit të krejt planit të tyre kobzi mbi shqiptarët .
Të gjithë e mbajnë mend dhe u habitën e u çuditën tej mase me datë 4 Mars 1997 , kur vetëm me qëndru se s’bën në krye të shtetit për interesa të Serbisë , Sali Berisha , në kushte krejt anormale e para afatit ligjor , ndërsa Shqipëria digjej , shteti kishte degraduar dhe vendi po orientohej drejt një përplasje civile veri-jug , u detyrua të zhvillojë farsën e rizgjedhjes së tij si president , por që e gëzoi vetëm 3-4 muaj .
E shtrëngonin sa më s’ka të mundohej të qëndronte dhe ai bëri çmos me lloj lloj manovrash , por kundërshtarët në këtë aspekt ja futën …. në bigë dhe e detyruan të jepte dorëheqjen . Ajo ditë , ditë gëzimi e hareje në Shqipëri , ishte ditë zije për UDB-në , Serbomdhenjtë e Kishën Ortodokse Serbe .
Kjo që kishte ndodhur në 97-tën , i prishi shumë punë serbëve dhe UDB-së , prandaj duhej revokuar me çdo kusht e çdo çmim .
Të dy palët mendonin ditë e natë për këtë problem tejet shqetësues e madhor , për realizimin e kthimit të Sali Berishës sa më shpejt përsëri në krye të Shqipërisë .
Gjëja më e vështirë , mjaft e koklavitur , por dhe me gjet yçklën e duhur ishte , se si do paraqitej e justifikohej ky rikthim karshi opinionit ndërkombëtar , organizmave ndërkombëtare , BE-së dhe vendeve Perëndimore ,të cilët kishin investuar shumë për Shqipërinë dhe stabilitetin e brishtë Ballkanik .
Ishte me të vërtetë tejet e koklavitur dhe me përgjegjësi tepër të lartë kjo zgjidhje , kur dihej , që Agjensitë e Sigurisë dhe Politikave të Jashtme të SHBA-së , BE-së , NATOS , të OKB-së e OSBE-së , ndiqnin me vëmendje e prioritet të lartë çdo lëvizje , deklaratë apo insinuatë të Rusisë , por edhe të aleates së saj strategjike në Ballkan , Serbisë .
Riardhja në pushtet e Sali Berishës nëpërmjet mekanizmit ligjor normal të zgjedhjeve u ekskludua , sepse , nga analiza e rrethanave ishte e pa mundur për të paktën 8 vjet .
U arrit në përfundimin që pushteti mund , dhe detyrimisht do merrej vetëm me dhunë .
POR ,
Duhej edhe , siç thotë ajo shprehja , që mishi të piqej e helli të mos digjej .
Konkluzioni i Parë : Duhej gjetur shkaku për të organizuar e shpërthyer një revoltë të brendshme të përmasave të tilla sa të provokonte përmbysje pushteti .
Konkluzioni i Dytë : Shpërthimi duhej të kishte një SHKAK jo vetëm të fuqishëm e të aftë për të ngritur masa të irrituara e nxitura kollaj në përballje , por edhe nga shtresa lumpeni , që ndizeshin për një çikë , nuk ktheheshin më mbrapsht apo strukeshin dhe , vetëm sebepe donin për rrëmujëra , sepse edhe nuk kishin çfarë të humbisnin . Duhet të ishin simpatizantë , idhtarë dhe borxhlinj ndaj PD-së dhe krerëve të saj për të ndërmarrë çfarëdolloj veprimesh në emër të tyre dhe thirrjes së tyre .
Konkluzioni iTretë : Duhej realizuar arritja e shkakut duke mos dalë në asnjë mënyrë organizatorët dhe shtytësit e vërtetë , që kishin interesin , por mundësisht kjo të kamuflohej dhe mundsisht të përlyeheshin e ti faturohej kundërshtarëve ky akt .
Kjo detyrë ju ngarkua kryemjeshtrit dhe njeriut e politikanit më të zgjuar , që ka pasë Shqipëria këto 30 vjet post socializëm , por që edhe ai e mori përsipër me instiktin e sfidës dhe fitores .
Sali Berisha , kjo mendje pjellore e djallëzore , mbasi e kopsiti vetë e për vehte planin ( një kryevepër ) e përmbysjes dhe marrjes së pushtetit deri në detajet më të imta , ja parashtroi padronëve të vet , të cilët jo vetëm do ta analizonin e aprovonin , që të mos kishte as hijen e dyshimit e të çarën më të vogël , por , duke qenë se do e mbështetnin me të gjitha forcat e mjetet , pa dyshim do pregatitnin edhe ata planin dhe logjistikën mbështetëse për realizimin e tij .
Kjo është mëse llogjike , sepse , një ndërmarrje dhe lëvizje kaq madhore për përmbysje pushteti në një shtet , kurrë nuk mund të realizohet nga një njeri ose grup i vogël njerëzish , dhe në shumicën e rasteve realizohet me mbështetjen e ushtarakëve si grushte shteti ushtarak , gjë e cila edhe kjo në këtë rast ishte e pa mundur .
Por Sali Berisha , një njeri skrupuloz dhe mjaft i zgjuar për të kapur e shfrytëzuar momentet dhe situatat , si agjent , kishte gjithashtu si princip parimin e mos besimit ndaj asnjërit për asgjë , kushdo qofshin ata , ama si ai askush nuk ka patur aftësinë për ti përdorur të gjithë pa përjashtim ato që e rrethonin si ndihmës apo thjesht ushtarë zbatues , për realizimin e qëllimeve të veta . Isht mjaft i aftë dhe i zoti t’i nxiste e organizonte të gjithë dhe shpesh në të njejtën kohë . E në fund , pasi i kishte shfrytëzuar , sipas rastit , ose i shpërblente , ose pasi i kishte përdorur e shfrytëzuar keqazi e poshtërsisht i hidhte tej si limona të shtrydhur ose edhe eleminoheshin kur paraqitnin rrezikshmëri .
Vetëm një , si shembullin ma sinjifikativ .
Izet Haxhia , ish truproja e tij personale për 6 vjet , kurrë nuk arriti të nuhasë , të kuptojë e zbulojë se çfarë njeriu , kush ishte dhe çfarë përfaqësonte Sali Berisha .
Izeti ishte nga ata që 6 vjet u shfrytëzu e u përdor shumë keq nga padroni i vet dhe si shpërblim i vunë bashkë me të vëllain mbi kurriz akuzën e bashkëpunëtorëve për vrasjen e Azem HAJDARIT për t’i dënuar bashkë maksimalisht e ndoshta dhe për t’i eleminuar , si dëshmitarë e persona në dijeni të dhjetra e dhjetra poshtërsive , vrasjeve , eleminimeve , mashtrimeve , përvehtësimeve e veprimeve mafioze , që rrezikonin seriozisht Berishën e klanin e tij mafioz e familjar . Kur arriti ta zbulojë dhe kuptojë , që po e dërgonin si cjapi tek kasapi për kokë turku, u kthjelluj pak dhe ja mbathi në Turqi . Por s’ka as vlerë as shpëtim . Ai , tani , i mbushur me mllef për veprimet që ka kryer duke i shërbyer si cub dhe verbërisht Sali Berishës e familjes së tij në dëm të interesave të atdheut , kombit dhe personave të tjerë të caktuar e ndoshta miq , rrin ka rrin , e nxjerr nëpër gazeta , duke shfryrë , lloj lloj yrneqesh , madje edhe duke kërcënuar , por këto shpërthime të tij vlejnë vetëm për të pa punët e kafeneve , sepse është aq i vogël dhe pa nivel karshi Sali Berishës , sa që ai , as merr mundimin me i lexu shpërthimet e tij .
Si ky , kështu janë , dhe përfunduan pothuajse të gjithë .
Ishte mendja djallëzore e Sali Berishës , që mbasi shtroi , sheshoi e analizoi qindra herë me dhjetra variante , midis disa metodave dhe kandidaturave , paracaktoi , ATENTATIN ndaj PERSONIT , si formë dhe , si personin me efektet e duhura maksimale për realizimin e planit të tij paracaktoi deputetin e tij , kundërtshtarin e tij , të pa parashikueshmin , një nga kapot e shumë aferave , bëmave e trafiqeve , me disa konflikte potenciale , alias heroin e demokracisë Azem HAJDARIN .
Ai e realizoi në letër apo në kompjuterin e mëndjes së tij çdo fazë dhe çdo hap dhe u hodh ne veprimtarinë praktike për realizimin e saj
Fakti që ai arriti të realizojë objektivin dhe qëllimin final , Ri-Marrjen e pushtetit me 14 Shtator 1998 , tregon më së miri , se kryevepra e tij ishte hartuar dhe u realizua si një simfoni e përsosur që nga fillimi deri në fund .
Ishte I vetmi Sali Berisha , që e dinte dhe e shfrytëzoi për vehte edhe faktin e një “ Shteti të Dobët Organizativisht “ si faktor determinues për një përmbysje kaq të shpejtë e të lehtë .
Azemin e kishin plagosur socialistë , e kishin ndaluar dhe ishte konfliktuar me policinë e shtetit , ai ishte konfliktuar dhe akuzohej nga socialistët , nga disa grupime me aktivitete kontrabandiste , pazaresh të ngjyrimeve e të gjitha kahjeve , sepse përzihej shumë , kudo dhe për çdo gjë .
Ndoshta , konflikti me Haklajt , nuk kishte arësye për të kaluar në vrasje , si dhe nuk ishte më i miri si variant , por , nuk qe edhe më i keqi , si dhe momenti po i shkonte për shtat pregatitjeve të gjithanëshme .
Kryemjeshtri , duke analizu mundësinë e këtij rast , e vendosi , mori miratimin dhe filloi ta vejë në zbatim .
Punët shkuan sipas muzikës simfonike të hartuar .
Azemi , si precedent , me efektin maksimal , publikisht , u vra nga kundërshtarë politikë . Masat e irrituar thërrisni deri në kupë të qiellit për liderin e tyre : AZEM , AZEM , ti je gjallë .
Për vrasjen , u akuzuan politikanët e pushtetit me Fatos Nanon në krye , të mbështetura nga SHIK-u i Fatos Klosit .
Histeria mediatike dhe deklarative , që ndoqën vrasjen , i arritën qëllimit të irritonin me mijëra e mijëra huliganë , të cilët të Hënën , u karikuan me fjalime , thirrje për përmbysje dhe dhunë , me pije e drogë dhe u nxitën t’i drejtohen e mësyjnë institucionevet .
Kontigjente diversioniste të jashtme , të pregatitura dhe prura apostafat , të financuara dhe armatosura nga Serbia dolën nga strehimet dhe u përzien me turmat .
Veprimet e gabuara , të pa pjekura e pa studjuara nga ana e trupave të Gardës me nxjerrje tankesh pa lidhje , pa objektiv e të pa mbrojtura , bënë efektin e kundërt . Ranë në dorë dhe u përdorën nga kriminelat , që po mësynin institucionet . Ndoshta edhe ky veprim me tanket , aq shumë efektive në përdorim nga puçistët mund të ishte edhe kjo pjesë e simfonisë . Nuk është për tu çuditur , që , jo në atë kohë , por akoma edhe sot , vegla qorre me precedent kriminalë të PD-së e Sali Berishës punojnë akoma në sektorë nga më të ndryshmit të shtetit , deri dhe në SHIK , Polici , etj duke vazhduar t’i shërbejnë vazhdimisht si shërbëtorë të bindur e të përulur Sali Berishës dhe organizmit të tij informata mbledhës .
S’ka dyshim , se Pjetrat , Babanët , Kajmakët , Dakot , Rroshët , Bushët e Rrushët e sa e sa të tjera , nga këto kontigjente dalin e degjenerohen si informacione .
Shteti ra . Për 2 orë Pushteti , RTSH-ja bashkë me Kryeministrinë dhe Institucione të tjera , ranë në dorë të kryengritësve . Disa institucione të tjera kryesore , u neutralizuan, nuk vepruan dhe ishin ineksiztentë .
Ky ka qenë momenti më i keq e më dramatik jo vetëm për Shqipërinë dhe shtetasit e saj , por për mbarë kombin shqiptar . Me të ri hipur në pushtet Sali Berisha ( që në fakt për pak sa nuk hipi ) , Serbia dhe serbomëdhenjtë e kishin rrugën me të shtruar për zbatimin e planit të tyre ogurzi . Në Shqipëri do përfundonin e përplaseshin me vendasit , jo vetëm 2 miljon shqiptarët e Kosovës , por precedenti , do gjente shtrirje dhe veprime anti shqiptare edhe më gjërë .
Imagjinoni , se çfarë katrahure konfliktuale do ishte me problemet e pronave , me problemet ekonomike , të punësimit , të diferencave të mentaliteteve e kulturave . Pasojat , s’dihet dhe nuk mund të imagjinohen se si do përfundonin për kombin dhe shtetin shqiptar .
ZOTI na dha dorën dhe këtë herë e na shpëtoi , sepse jemi pasardhës të hyjnive të DODONES së OLIMPIT .
Themi ZOTI , por në fakt i jemi mjaft borxhli ATIJ NJERIU , që dha urdhër ti shkulej në moment veshi Sali Berishës , si dhe personit që ja transmetoi personalisht urdhërin .
Nuk duam të dijmë se cilët ishin qëllimet e atij dhe atyre që dhanë këtë urdhër , si dhe atij që ja transmetoi Berishës urdhërin . Për ne , Kombin tonë shqiptar , Shqipërinë e Kosovën ky qe shansi i zotit që ne shpëtuam .
Duhet pa tjetër të zbulohen e bëhen publike këto 2 apo 3 emra dhe të nderohen me titujt më të lartë që ka kombi dhe shteti Shqiptar .
A e ke të qartë tani zoti Idajet BEQIRI , se kush e vrau Azem HAJDARIN ?
As Jaho Mulosmani , as Haklajt , as dy Fatosët e as Sala , por qëllimet e zbatimit të një politike antishqiptare të caktuar në atë moment të caktuar . Vrasjet politike , nuk janë punë plumbash e revolesh , apo kush e shkrepi , kush e tërhoqi , kush e mbuloi e kush e zbuloi . Ato kurrë nuk zbulohen , por fatkeqësisht vriten ose dënimet i marrin të tjerë , të pa fajshëm , që në një moment ndodhen edhe pa dashje në trajektoren e gabuar të politikës .
Dije mirë , se nga Izeti dhe akuzat me llafe e pa prova të tij , Sali BERISHES nuk i hyn gjemb në këmbë . Sala , dhe ato që e mbulonin e dijnë mirë se çfarë provash pa vlerë ligjore ka për të deklaruar Izeti , nga të cilat , s’del asnjëherë fajtor direkt Sala . Po të kishte edhe dyshimin ma të vogël , se ai mund të implikohej , Izeti jo , në Stamboll e Anadoll , por në Hënë të strehohej , do qërohej .
Sala e njihte më mirë Izetin , se sa Izeti vehten , dhe me futjen në burg donte t’i mbyllte gojën , por kurrë s’e ka fut në hesap e jo më të kishte frikë prej tij .
Pas 1 viti Nato cliroi kosoven dhe sali dhe udb kishin detyre te Destabilizonin Shqiperine Po qe merita e parlamentit shqiptar te 97 qe me 14 shtator berisha urdheroi izetin ti Vriste 10 deputet socialist dihen pse nuk Flet izeti dhe ky avokati jane pjese dhe klosi dhe xhepi qe kane ditur per kete plan te berishes.