Pas parashikimit të tërmetit, shakaja e një 13 vjeçareje nxjerr bllof mediat

4 Tetor 2019, 22:34Sociale TEMA

Katër orë pas denoncimit të një familjeje në Tiranë për rrëmbimin e vajzës së tyre 13 vjeçare, vajza u gjet sot nga Policia e Shtetit duke pirë pije freskuese pranë një qendre tregtare. Vetë vajza thuhet të ketë deklaruar se ky inskenim rrëmbimi ishte një formë shakaje për prindërit “që nuk e linin të dilte”.

Përpos shqetësimit të kuptueshëm të prindërve të saj, në ankth për fatin e vajzës së vet, kjo histori futi në kurthin e prodhimit të shpejtë dhe shpërndarjes së menjëhershme të histerisë publike, vetë mediat tona.

Prej momenteve të para të raportimit, ende kur lajmi ishte i paplotë dhe rrethanat e këtij rrëmbimi ishin të paqarta, disa media, turravrapi tentuan që me ngjarjen të ngjiznin një histori histerie e pasigurie, frike dhe krimi që sipas tyre po cënonte kryeqytetin.

Ende pa ditur detajet e ngjarjes dhe pa dëgjuar versionin zyrtar të policisë së shtetit për ngjarjen, disa media nxituan me zakonin e kahershëm që kanë, të prodhojnë me doemos panik nga fatkeqësitë, njerëzore a natyrore qofshin këto dhe me patjetër të përhapnin histerinë kolektive se ky vend është i pasigurt, i pambrojtur, pa rend e pa ligj.

Ditë më parë, ishte sajimi i një lajmi të rremë mbi tërmetin që do të godiste vendin, ai që zbuloi përveçse mungesës së arsyes në disa nga mediat tona, edhe mungesën e përgjegjshmërisë së tyre profesionale në raport me ndjeshmërinë e publikut.

Ndërsa sot, duke u përpjekur të luajnë në mënyrë të paprinciptë, me emocionet e njerëzve, mediat ranë në grackën e imagjinatës së një 13 vjeçareje, rasti i së cilës duhet të jetë një shuplakë leksioni për këdo që kërkon të shesë panik, vetëm me një klik!

4 komente në “Pas parashikimit të tërmetit, shakaja e një 13 vjeçareje nxjerr bllof mediat”

  1. Skrapari says:

    Shumica e mediave,kazan jevgu.

  2. degelisi says:

    Zoteri!
    Ato media qe shkruajn pa verifikuar ngjrjen nuk jane media por Media Kazani

  3. Jimmy Trendelina says:

    Ne burg kete 13 vjeçaren. Me siguri do ta kete mesuar Saliu me Çim Peken.

  4. Perlati says:

    Kur sherbimet e policise vihen ne kerkim te nje personi, aksioni kushton me mijera para. Po sikur minorenes aventuriere keto shpenzime te kota ti faturohen familjes se saj? Kjo do ti priste rrugen ketij precedenti te neveritshem, qe per kete aguridhen ka rezultuar zbavites.
    Kjo vajze ka shume gjasa qe te rrembehet vertet, pasi e paska te zhvilluar shpirtin e aventures. Po thirrja per ndihme e saj do te merreta jo seriozisht, sepse si rasti i bariut qe therriste per loje ujku ujku, dhe kur ujku u shfaq askush nuk i vajti për ndihme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje