Që prej viteve ’50, puberteti është përshpejtuar. Por në fakt, ky është një trend që ka nisur në shekullin e kaluar.
Ndoshta vitet e fundit ka pasur një përshpejtim, por ai është modest”. Sipas endokrinologut Vincenzo Toscano në Itali, arsyet që qëndrojnë pas pubertetit të hershëm duhen kërkuar fillimisht në “stimuj më të mëdhenj që vijnë nga mjedisi i jashtëm”.
“Bëhet fjalë për një mekanizëm që në vitet e fundit është vënë në lidhje me ndotjen mjedisore (ajri, uji, ushqimet), të cilat kanë aftësinëpër të stimuluar në mënyrë të parakohshme gjendrat endokrine dhe mbi të gjitha funksionet e testikujve dhe vezoreve“.
Por cilat janë rreziqet që sjell ky zhvillim?
Sipas endokrinologut Toscano, “gjatësia trupore e adoleshentëve mund të jetë më e vogël se mesatarja.
Por ajo që është më shqetësuese është fakti se ka një lidhje mes sekretimit hormonal dhe agresivitetit ose faktorë të tjerë që modifikojnë gjendjen psikike të subjektit”.
Edhe ekspozimi në dritën e diellit mund të ndikojë: vajzat e Europës së Veriut piqen seksualisht relativisht më vonë se vajzat e ekuatorit. Kjo lidhet edhe me meshkujt.