Pas tërmetit që preku Shqipërinë dy javë më parë, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij ofruan menjëherë ndihmë.
14 shtete anëtare kanë ofruar ndihma materiale apo ekspertizë: Austria, Bullgaria, Kroacia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Holanda, Sllovenia, Sllovakia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ambasadorët e Austrisë, Bullgarisë, Italisë, Sllovenisë dhe Sllovakisë vizituan mjediset e Rezervave të Shtetit ku janë magazinuar furnizimet dhe sendet e ndihmës së parë për njerëzit e prekur nga tërmeti dhe përmbytjet.
“Deri më sot, 14 shtete anëtare kanë ofruar materiale apo ekspertizë. Kjo është vërtet e jashtëzakonshme dhe një dëshmi e faktit se sa pranë shqetësimeve të shteteve tona anëtare është Shqipëria.
Ne jemi gjithashtu krenarë për efikasitetin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. U deshën vetëm pak ditë pas aktivizimit të tij për të ngritur një ekip prej 8 ekspertësh dhe për ta dërguar atë në Shqipëri.
Solidariteti është në zemër të Bashkimit Evropian. Dhe jo vetëm brenda BE- -së, pasi solidariteti nuk njeh kufi”, tha Ambasadori Soreca në fjalën e tij. (TemA)
Ore këta na kanë ngatërruar me jevgjitët e tyre neve më duket….kanë 30 vjet që vetëm na hedhin batanije e kothere buke nga ajri ndërkohë që ka 30 vjet që u themi që vetëm për batanije e bukë skemi nevojë
Sikter pushtat nga ky vend ….të shkojnë të fërkohen në Bruksel me njëri-tjetrin …hajdarin tua kërkojnë jevgjitëve të vet
Hahahaha…Holanda i ofron ndihme nje qeverie te korruptuar?! Sa hipokrite keta holandezet.Nese Shqiperia eshte kaq e korruptuar ku do perfundojne ato ndihma???Apo vetem per hyrjen ne Evrope eshte problem korrupsioni? Logjika e shendoshe te con ne perfundimin qe ti s ndihmon popullin por po financon korrupsionin.Oops!
Po Turqia dha gjë??? Nuk i kam ndjekur lajmet këto ditë.