Akuzat për prokurorin e Durrësit, reagon KLP: Rama dhe Braçe ta denoncojnë te “Krimet e Rënda”

7 Tetor 2019, 16:51Kronika TEMA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë , KLP ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit dhe zëvendësit të tij në lidhje me arrestimin dhe dënimin e ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula.

KLP shprehet se deklaratat e ardhura nga përfaqësuesit e qeverisë mund të paragjykojnë procesin gjyqësor ndaj ish-drejtorit, kurse shton se çdo shkelje e çdo prokurori të Shqipërisë mund të denoncohet pranë Prokurorisë të Krimeve të Rënda.

Më herët kryeministri Rama është shprehur se një prokuror bashkëpunon me bandat kriminale dhe se u bën shantazh punonjësve të shtetit. Ndërsa mediat zbardhën emrin e prokurorit në fjalë, Arjan Ndoja.

Deklaratë për mediat e KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucioni shtetëror i ngarkuar nga Kushtetuta me detyrën për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Në ushtrim të kësaj detyre, ne ndjekim me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe të prokurorëve të veçantë.

Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me vëmendje deklarimet publike të drejtuesve të qeverisë në lidhje me procedurat ligjore të ndërmarra nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërmendura janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve të Republikës të vijojnë punën me përgjegjshmëri të lartë në zbatim të kompetencave të tyre kushtetuese për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në shërbim të shoqërisë.

Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurave dhe i institucioneve të ngarkuara nga ligji me dhënien e drejtësisë.

1 komente në “Akuzat për prokurorin e Durrësit, reagon KLP: Rama dhe Braçe ta denoncojnë te “Krimet e Rënda””

  1. Rrumi nga sukthi says:

    Te nderuar drejtues te KLP
    Mire e thoni ju drejtohuni ne prokurorine e krimeve te renda.
    Une jam nje subjekt qe pasi kam bere kallezim te prokuroria e pergjithshme e krimet e renda per kete emer dhe organizaten e tij ne durres
    Me para eshte njoftu per kallezimin ky mostra Ndoi se te filloj hetimi ndaj tij .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje