Pengmarrje për numrin e ish të dashurës, historia e rrallë përfundon në gjykatë

5 Tetor 2019, 17:05Kronika TEMA

Marius Ramushi u rrembye për disa minuta nga katër persona, për shkakun paradoksal.

Mariusi u  mbajt peng ditën e Shën Valentinit, por jo për para siç dëgjojmë shpesh, por për të dhënë një numër telefoni, të cilin pengmarrësi kryesor, Elton Pilinci e konsideronte mjaft të rëndësishëm.

Versioni i prokurorisë, e cila akuzon për heqje të paligjshme të lirisë katër të rinj, por si ideator Pilincin, është se Ramushi u fut në makinë me force dhe nën dhune i është kërkuar te shkruante  kodin e telefonit.

Pasi ka siguruar aksesin në telefonin e pengut, Pilinci ka marrë prej andej numrin e ish të dashurës, me te cilën ishte ndarë prej muajsh.

Pengu në fakt rezulon të jetë kunati i vajzës, e cila pas ndarjes me të akuzuarin kishte dalë nga rrjetet sociale si edhe kishte ndryshuar numrin e telefonit, raporton TCH.

Prokuroria tha se rrëmbimi i Ramushit ndodhi herët në mengjes teksa po shkonte në punë dhe madje pengmarrësit pasi siguruan informacionin e duhur, e kanë lënë të riun në afërsi të fabrikës së këpucëve.

Pas këtij veprimi i akuzuari që prej tetë muajsh po mbahet në paraburgim i ka shkruar një mesazh ish të dashurës ku i lutej që të kthehej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje