Tre ditë më parë, kjo zonë e Komunës së Parisit u trondit nga aksidenti i portierit të Partizanit, Aldo Teqja.
Nga kati i shtatë i këtij pallati, 24-vjeçarit iu kërkua nga nëna e tij të rregullojë tendën në ballkon dhe për fat të keq në atë moment ka ndodhur gjithçka. Tendat e kateve më poshtë, zona e lulishtes dhe mbi të gjitha fati i tij, bën që gjithçka të kalojë paq.
“Dua të përgënjeshtroj të gjitha mediat dhe portalet, djali im ka pësuar një aksident. Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë stafin e spitalit të traumës, Klubin Partizani dhe Federatën Shqiptare të Tutbollit për ndihmën që na kanë dhënë.
Gjithashtu dua të theksoj se e fejuara e djalit së bashku me prindërit e saj kanë qenë këtu me ne që nga dita e parë dhe deri më tani. Aldo do të kthehet shumë shpejt si kampion”, u shpreh për Top Channel Ramazan Teqja, babai i Aldos
Duket e pabesueshme, por kur sheh Aldon, tashmë në qëndrimin e tij në pavion së bashku me të fejuarën e tij, më shumë se çdo gjë beson se mrekullitë ndodhin.
“Ndihem mirë…më e keqja kaloi, do të rikthehem shpejt në fushën e lojës”, tha ndër të tjera Aldo Teqja, portier i Partizanit.
Edhe mjekët japin sinjale pozitive për gjendjen shëndetësore të futbollistit të të klubit Partizani
Aldo Teqja është 24 vjeç, aktualisht portieri i dytë i Partizanit. Pas 3 viteve të kaluara te skuadra e Skëndërbeut, verën e fundit vendosi të kalojë në kryeqytet. Ai njihet si një portier me të ardhme, ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Shpresa.
2 vitet e fundit në Korçë është aktivizuar në 35 ndeshje si titullar. Por ishte ky aksident dhe solidariteti i të gjithë komunitetit të futbollit që e bën Aldo Teqen të ketë forcë dhe mundësi për t’u rikuperuar sa më shpejt për në fushën e blertë.
Ahahah, nderkaq portalet u mbushen me gënjeshtra. Në duar kish bizhuteri. U vetëvra. U zhgënjye. Na hengshi mutin se na i dhatë trutë në dorë. Zagarë!! Palo njerëz që ju kanë lënë në dorë të jepni lajme dhe gënjeni gjithë ditën.
Aaaa muter gazetar qe cfare nuk shpiket, jo me bizhu ne dore jo ajo ..jo kjo…kazan e keni pak…..plaka lagjeje
ME E CUDITSHME ESHTE SE E DEKLARUAN TE VDEKUR,DHE PROBLEME ME TE FEJUAREN.KU ESHTE LIGJI I RAMES PER FAKE _NJUSE TE zotit MERE.KE FILLUAR KETO KOHET E FUNDIT ME E DHI ,MA FARE .NGA NJE GAZETE ME LEXHUS TE SHUMTE, DO TE KTHEHESH NE NJE GAZETE ME PULLE TE KUQE.