Kryemadhi uron fituesit e zgjedhjeve: Kosova dha shembull të kulturës demokratike dhe përgjegjësisë qytetare

7 Tetor 2019, 10:43Politika TEMA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa ka thënë se  dita e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike.

Në një shënim në facebook Kryemadhi shkruan se Kosova dha shembull të kulturës demokratike dhe përgjegjësisë qytetare.

“Zhvillimi i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës ditën e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politik.

Kosova dha një shembull të kulturës demokratike dhe përgjegjësisë qytetare, i cili do të ndikojë pozitivisht në rritjen e statusit ndërkombëtar të saj.

Uroj përzemërsisht gjithë drejtuesit e forcave politike për suksesin dhe sjelljen e tyre në zgjedhje.

Dëshiroj të shikoj sa më parë krijimin e qeverisë dhe konstituimin e instucioneve të dala nga këto zgjedhje për ti shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe për të realizuar me sukses sfidat që qëndrojnë përpara saj, në drejtim të antarësimit të saj të mëtjeshëm në gjithë organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, dhe veçanërisht në përparimin e integrimit të saj në Evropë.”- shkruan Kryemadhi. (TemA)

6 komente në “Kryemadhi uron fituesit e zgjedhjeve: Kosova dha shembull të kulturës demokratike dhe përgjegjësisë qytetare”

  1. faro says:

    Sa mire e vlerëson tek paragrafët 4,5 emancipimin piolitik në dobi të vendit, kur eshte fjala për të tjerët?!

    1. xx says:

      Ku ke surrat ti te kuptosh demokracine.Ti di vetem te besh veprime ordinere me galloshe.

  2. klaudio says:

    Po moj baxhell njashtu ashte por nuk dogjen shkolla si ju kurva nuk iken nga parlamenti si ju megjithese dhe ata kishin nj rrote ka—- kryeminister kjo eshte diferenca ndermjet kafsheve

  3. naimi says:

    Zgjedhjet ne Kosove I dhane grusht te fuqishem opozites destructive shqiptare,i dha grusht te fuqishem sjelljeve rrugace e destruktive e jo ma pak kriminale te opozites.I dha nje grusht fuqishem kesaj opozite destructive edhe ne mendyren e mardhanieneve e sjelljeve pozite opozite.E kuptoni sa larg jemi me Kosoven ? Besoj jemi para kosoves vetem ne kurvnillek.Duhet ta pranojme

  4. Aleko says:

    Cudi ,ti ishe per Molotov ..apo jo?…nga na dole tash adhuruse e cultures demokratike dhe pergjegjesise qytetare…ha ha !..

  5. Duhet te mesoje edhe LSI nga kosova, se ka 30 vjet qe degjeneroi shtetin duke e korruptuar deri ne qelize

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje