Nga Ditmir Bushati
Kosova përqafoi ndryshimin. Sovrani i dha një mandat të qartë Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJA (duke e rënditur atë të parin), dhe Vjosa Osmanit të LDK.
Albini dhe Vjosa i dhanë oksigjen Kosovës në opozitë duke demonstruar konsistencë e pathyeshmëri e duke mos u bërë palë me veset e jetës politike që dobësojnë idealin e jetës demokratike.
Është kjo arsyeja që sot ato shihen si projekt shprese për të gjithë shqiptarët në rajon, duke na dëshmuar se mund të triumfohet mbi rrënojat e së vjetrës.
Tanimë Albini dhe Vjosa janë përpara një përgjegjësie historike për ta drejtuar Kosovën me dinjitet, dashuri e përkushtim drejt sfidave të shtetkonsolidimit demokratik dhe partneritetit me botën demokratike.
Ata kanë përgjegjësinë për të jetësuar besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës shumë të dëshiruar për gjeneratën e Kosovës Evropiane, që e sheh të ardhmen e saj brenda vendit.
Përtej fitorës së Albinit dhe Vjosës, në Kosovë, mbi të gjitha, fitoi standardi dhe kultura demokratike. Procesi zgjedhor, bazuar në një sistem që kombinon disiplinën partiake me mundësinë që ka çdo qytetar për të rënditur kandidatët për deputetë sipas preferencës së tij, sikundër mënyra, korrektesa dhe shpejtësia me të cilën u numërua vota e qytetarëve, ishte një leksion më vete për ne.
Kosova, një dekadë shtet, na dha mësime të vlefshme, edhe pse ne e kemi lënë pas një shekull shtet. Në demokraci zgjedhjet janë garë vlerash dhe jo të fortësh. Partitë politike i nënshtrohen konfirmimit të vendimeve nga populli, ku qytetarët kanë mundësi të rëndisin të preferuarit e tyre në listat e kandidatëve për deputetë, çka forcon kontrollin demokratik ndaj vendimmarjes.
Urime Albin! Urime Vjosa! Urime Kosova!
Erdhi dita, beso!
Kjo demokarci kosovare ka origjinen nga dallimi midis Enverit dhe Titos
Erdhi dita e Sulejman Bushatit. O popull budalla!!!
Dita e kujt erdhi o Ditmir!?
Dimiter Bushati me kete shpejtesi marramendese vetem tregon se sa i paqendruar eshte. Ai ne problemin kryesor te Kosoves qe eshte marreveshja me Serbine, ne menyre te qarte dhe hapur ishte me Ramushin dhe Salen. Megjithese ishte MPJ te Shqiperise dhe Kryeminister ishte Rama, ai ne kundershtim nga Rama qe deklaronte se ne do te mbeshtesim cdo zgjidhje qe do pranoje Kosova, deklario se ishte kunder ndryshimit te kufijve. Ky ishte qendrimi I hapur populist i Ramushit qe e coi ate te ftohej me Ameriken dhe te humbasi zgjedhjet.
Albini ne kete pike ka qene edhe me i avancuar se Thaci. Ai ishte jo vetem per “rishikim” te kufijve, por per “ndryshimin total” te tyre, ku qellimi kryrsor ishte deklarimi hapur per bashkimin me Shqiprine. Qellimi im ketu eshte jo te gjykoj udheheqesit e Kosoves por vetem te tregoj se sa bythelevizur eshte Bushati. Ai eshte politikani I fundit per tu gezuar qe Hajredinaj humbi. Ai ne kete pike eshte si Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe po qe se i duhet te formoje nje filjal te ndonje partie nga Kosova ne Shqiperi, filiali duhet te jete nga establishment I Hajredinaj apo Saliut, domethene do jete establishment “Demokratik” me dy zgjedhje. Ose filiali i Partise Demokratike te sali Berishes ose filiali i Partise Demokratike te Kosoves. Fakti qe Bushati deshiron te jete me fitimtaret, si gjithmone, eshte premise kryesore qe ai do jete pjeseze e lidershipit te Hajredinaj te”gjelit maje plehut” .