Gjyqtarja ngre supet përpara se ta shprehë habinë e saj me zë. “Përse zgjodhe lekët nën dorë dhe jo gjobën?” pyet më pas gjykata të arrestuarin që ka dalë para saj për masë sigurie personale. Gjykata kërkon të kuptojë, ndaj dhe vazhdon pyetjet: “Ç’është kjo traditë për t’i zgjidhur gjërat shpejt e shpejt? Gjoba ishte 3 mijë lekë, ti deshe t’i japësh policit dy mijë lekë nën dorë… për 1 mijë lekë, kishe paguar gjobën për shkeljen dhe…”
Albert Allkoçi, nën akuzë për korrupsion aktiv, sepse tentoi të korruptonte një polic nxiton dhe përgjigjet nga kafazi: “Nxitoja zonja gjyqtare … nuk kisha kohë të shkoja të paguaja më pas gjobën që do më vendoste Policia Rrugore”.
Por, 47-vjeçari nga Tirana nuk kishte asnjë ngut. Ai është i papunë dhe pasi ka pirë kafe, po kthehej në shtëpi siç mund të kthehet me qetësi një njeri që nuk ka asnjë plan dhe asnjë agjendë. Prokurori, nga ana e tij, radhit provat dhe deklaron se Albert Allkoçi po qarkullonte me makinë kur një pikë kontrolli e policisë së kryeqytetit e konstatoi shoferin që nuk kishte vendosur rripin e sigurisë.
“Kur policët i kërkuan dokumentet, shtoi prokurori, ai vendosi mes tyre një 2 mijë lekësh, dhe menjëherë pas këtij veprimi pasi tentoi t’i korruptonte policët ai u arrestua në kushtet e flagrancës”, shton prokurori duke lexuar provat mbi tavolinë.
I pyetur disa herë nga gjyqtarja se përse e bëri këtë veprim në fund 47-vjeçari dorëzohet dhe ripohon: “Po nxitoja, nuk kisha kohë të paguaja më pas gjobën…”. Por, përpjekjet e shoferëve të dehur apo esëll duke dhënë nën dorë policëve nga 2 mijë deri në pesë mijë lekë janë evidente edhe nga dhjetëra pamje të publikuara nga Policia e Shtetit në përpjekje për të sensibilizuar qytetarët që të mos kryejnë korrupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë.
Policia Rrugore pohon se shpesh ka shpërndarë video për publikun në të cilat dallohen me zë e figurë qytetarë që rreken të paguajnë ndonjë lekë nën dorë. Për një tentativë të tillë që kodi e njeh si korrupsion aktiv, gjatë këtyre muajve në kryeqytet u prangosën menjëherë shtatë drejtues mjetesh, të cilët më pas ndeshen me gjykatën dhe në fund marrin vendim fajësie.
Avokati Adriatik Lapaj tregon për gazetën “Si” se korrupsioni është një monedhë me dy faqe ku njëra palë korrupton dhe tjetra korruptohet. “Më e rëndësishmja është që njerëzit e mendojnë si formulë që mbarojnë punë shpejt në të gjithë administratën, sepse perceptimi është administrata të sorollat nëse nuk paguan. E dyta, në shumë çështje që më vijnë mua, njerëzit pyesin, a bëjmë gjë me prokurorin dhe gjyqtarin në çështje, pasi ata janë të bindur se po nuk paguan, do ta bëjë dikush tjetër.
Qytetarët e kanë bindje që sistemi korruptohet dhe përpjekja është kush të korruptojë i pari. Ky është problem i moralit shoqëror, njerëzit janë kthyer pragmatistë, shoqëria e ka të vështirë të ndalet dhe të mendojë cila është e drejta. Secili rend dhe vrapon për të mbaruar punë. Dhe në këtë mes, institucionet nuk bëjnë punën që duhet bërë në fakt. Kjo gjë dëmton së pari vetë qytetarët. Më tej, duke e mësuar sistemin në këtë mënyrë që nga shëndetësia e të tjera, ata rrisin kostot. Sepse kjo është një gropë që nuk mbushet dhe në këtë panoramë është shumë e vështirë për një profesionist që të punojë ndershëm”, thotë avokati.
Por, ndërsa qytetarët paguajnë në dorë me shumë gjasë ngado, shifrat e atyre që fusin në xhep para për të ofruar një shërbim janë të ulëta krahasuar me perceptimin, por edhe me deklaratat se shumë paguajnë për të marrë një shërbim mjekësor në spitale dhe në administratë.
Në raportimin vjetor mbi kriminalitetin për vitin 2018, Prokuroria e Përgjithshme raportoi se 33 qytetarë kishin përfunduar në akuzë për korrupsion aktiv, pra qytetarë që kishin tentuar t’i jepnin para një punonjësi shtetëror (kryesisht policë rrugorë). Shifra ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitin 2017, ku sipas raportit të këtij viti 109 përfunduan nën akuzë për një tentativë të tillë.
Por çfarë ndodh me korrupsionin pasiv? Pra, me zyrtarët që marrin ryshfet për të kryer një shërbim? Më të kritikuarit janë gjyqtarët dhe prokurorët, ndaj për këtë shkak drejtësia iu nënshtrua rivlerësimit të trefishtë prej nga ku shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak të pasurive të pajustifikuara. Më poshtë, tabela në vite për hetimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda gjendet nën gjykim për dyshimet e korrupsionit (pasi kërkoi favore seksuale në shkëmbim të një vendimi) gjyqtari i Fierit, Roland Hysi si edhe një psikologe. Por, çështja më e bujshme është ajo e gjyqtarëve të Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri, Petrit Ceno, edhe ata nën akuzë për korrupsion aktiv të gjyqtarëve e prokurorëve, pasi në shkëmbim të një vendimi dyshohet se kishin udhëtuar drejt Spanjës për të parë ndeshjen EL Classico të Barcelonës me Real Madridin.
Të tjerë gjyqtarë që kanë marrë fajësinë e Krimeve të Rënda janë edhe ish-gjyqtari i Tiranës, Ibrahim Hoxha, ish-gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri, ish-prokurori i Krujës, Haxhi Giu apo ish-gjyqtarja e Lartë, Majlinda Andrea. Por, hetimi i Prokurorisë për korrupsionin në nivele të larta apo edhe vendimet e gjykatës janë në nivele të ulëta, ndërsa perceptimi i publikut është se “korrupsioni në vend ka kapur majat”. Për sa i përket luftës ndaj korrupsionit, por edhe ndaj krimit të organizuar, tashmë pritshmëritë janë zhvendosur te Prokuroria e Posaçme, SPAK, e cila pritet të funksionojë së shpejti.(Gazeta si)
Popull idiot, njerez injorante
Po ti si pjesë e këtij populli, ç’je?
Negativja në çdo formë që shfaqet është prezent kudo në botë. Ne nuk përjashtohemi. E sigurtë është që pozitivja dominon, por me të nuk merret njeri, mbasi pranohet gjerësisht padiskutim si e mirë, kurse me negativen merren të gjithë, gjatë gjithë kohës dhe kështu perceptimi krijohet sikur bëhet nami. Që e keqja s’pranohet nga opinioni dhe luftohet e duhet të luftohet me forcë nga institucionet, është gjë e mirë, dhe që padyshim do të sjellë rezultate. Veç duhet pranuar se e keqja për 101 arsye, kurrë nuk do të zhduket, por mund të minimizohet.
Kjo eshte plaga e vertete…mjek, polic, gjyqtar e prokure sado maskarenj te jene, nese perballen me qytetare qe njohin te drejtat e pergjegjesite e tyre, nuk do guxonin te beheshin palaço! Niveli mesatar i kultures tone qytetare eshte per te vene kujen!!
A ka ndonje mundesi te denohet injoranca si veper penale?
Me shume keqardhje, mund te them se je karepsur komplet o Mero.
Ketu te rrjep shteti. 40 milion euro 3 km rruge e juve te mediave nuk jua mban bytha as ta permendni me veten tuaj e jo me ta publikoni. Arsen Lupeni i bashkise se Tiranes i ka hapur e mbyllur trotuaret 6 here ne 4 vjet. E ju as gruas tuaj nuk keni bythe tja thoni.
Tani na nxirni kete te shkretin ketu, per te treguar se jemi shtet me ligje, me drejtesi.
Ju kancerin e keni pak. Si media dhe qeverikaret.
Sepse jeni veglat e qeverise. Harroni qe mund tju mdodhe dhe juve e njejta gje.
‘Politikanë dhe gazetarë’…e ke thënë shum saktë. ..shteti shqiptar është i dhjerë deri në kryqe thotë populli dhe këta tranguj gazetarë na nxjerrin këtë hallexhiun dhe i tregojnë ligjet. ..përse nuk i largoni nga puna ata policët e palarë barkdërra dhe fytyrkuqë prej rakisë?kur kërkon që të bësh një shtet ligjorë dhe funksional fillojeni nga vetja juaj. .largoni të korruptuarit dhe të paaftët vendosni ligjin dhe pastaj kërkoni që ta zbatojmë atë. ..populli nuk i ka sytë e plasur që sillet në këtë mënyrë sepse mushka kështu i do drutë. ..më kujtohet kur kam mësuar makinën këtu në greqi ato vitet e para askush nuk e vinte rripin dhe na dukej shumë e bezdisshme vendosja e rripit por shteti grek mori masa ndëshkuese dhe të gjithë u kthjelluam dhe iu nënshtruam ligjit. .këtu unë jetoj mbi 25 vjet dhe policia e qarkullimit më ka ndaluar vetëm një herë ngaqë unë ecja me shpejtësi mbi normën. .pastaj policia këtu ka personel të kualifikuar dhe mbi të gjitha humanë ligji ligj por po të kesh një arsye serioze kur të kapin në shkelje shumë herë edhe ta falin ndërsa aty në Shqipëri çdo vit që vijë nuk shpëtoj pa u ndaluar nga policia..polici më tepër përngjan me një skifter sesa me një ruajtës të ligjit..më ka qëlluar që kam ardhur për vdekje familjare dhe kam paguar nën dorë sepse nuk kisha ndezur dritat megjithëse polici na pa që vinim në Shqipëri për vaki. .më ka qëlluar që më kanë marrë targat (mendoj ngaqë kisha targa greke) kur kam qenë i parkuar midis dy makinave me targa shqiptare. .vetëm për mua ishte kundra vajtja? e çtju them më ju i dini gjërat shumë herë më mirë se unë apo se këta shokët këtu por ju intereson ta përdorni ligjin si puna e ‘Maliqit’..epo me ‘Maliqët’ nuk bëni dot shtet modern mor zotërinj. .me president hajdut dhe kërkoni zbatim ligji? ?usht ndyrësira. .(ju gazetarët jeni dy herë më të ndyrë se politikanët )
Legjenda, e kishte emrin…..Albert Allkoci ???
Duket gjyqtarja, eshte qytetare e rregullt , ska marre ndonjehere gjob per rripin e sigurimit. Kur parlamenti yne miratoi ndryshimet ne kodin rrugor mes te cilave dhe vendosi si vlere minimale per gjoben e rripit 5000 lek te rinj, harroi te ndryshonte vleren maximale te gjobace qe mund te vendose nje oficer e cila eshte deri ne 5000 , nga 5000 e siper shkohet ne komision. Dmth per nje gjobe rripi ti humb minimalisht 1 dite neper komisione, duke pritur 8 ore ne kemb ose me shans ulur ne ndonje karrike dhe kjo 0er te marre vleren e gjpbes, e cila pa bakshish mund te jete dhe 15000 lee te rinj, prandaj i bie me thjesht per nje qytetar jo te rregullt ( qe eshte aq idiot sa nuk do veten e vet) te tentoi te japi 2000, por qe fatkeqesisht i ka qelluar polic me kamer te ndezur…
Me falni per shprehjen por keto jane : Pordhe me Rigon
SA SHPENZOJNE GJYKATAT PER VEPRIMTARI TE TILLA KORRUPTIVE??? A JA VLEN BARRA QIRANE TE MERRESH ME TE TILLA GJERA?UNE E KUPTOJE QE DENOHET GESTI PORE PO TE VEPROHEJ ME TE GJITHE KJO NGJARJEI ,ATHERE CFARE DO TE NDODHTE ME SHQIPRINE.???????????
JEMI BERE ME TE VERTETE GAZI I BOTES ME SHAKA TE TILLA.PO MINISTRJA BALLUKU SI E KA KRIJUAR PASURINE? NJE NDERE SOTE SHERBEN ME SHUME SE SA 100000 EURO .PYESNI ME MIRE KOKAT E SHTETIT ,SA ATA I DIJNE ME MIRE.
CFARE MENDON FLORIRI???????? BERISHA????PARLAMENTARET?MINISTRAT E TJERE TE KABINETIT RAMA?.PO VETE RAMA I QENDRON TEZES QE PER TE SHITUR FARA LULEDIELLI DUHET TE MERRET FATURA FISKALE ,OSE KUPONI TATIMORE????N nje bravo te vogel KRYEMINISTRIT QE PO LUFTON KORRUPSIONIN.