Arben Ristani: Tri arsyet, pse opozita në Shqipëri nuk është e besueshme. Kosova ka mësuar prej nesh

9 Tetor 2019, 11:08Politika TEMA

Arben Ristani, duke folur në një intervistë për zgjedhjet në Kosovë, ka treguar tri arsyet, përse opozita në Shqipëri, nuk është e besueshme si ajo në Kosovë.

“Duhet që opozita të jetë alternativë e besueshme me program, individë përfaqësues dhe aksion frytdhënës.

Mungesa, apo cedimi nga këto të treja, mund ta bëjë të paorientuar, apo të pabesueshëm aksionin opozitar”, thotë Ristani për “Koha Jonë”.

“Zgjedhjet në Kosovë ishin normale. Me normalitet kuptohet zhvillimi i zgjedhjeve në një ditë të qetë, ku secili ushtron të drejtën e tij Kushtetuese për të votuar, një numërim relativisht i shpejtë dhe korrekt i votës dhe njohja e rezultatit nga palët në proces.

Në fakt Kosova, në mënyrë të përsëritur, zhvillon zgjedhje normale. Normaliteti është rutinë dhe s’ka asgjë për tu përshënderur në këtë drejtim.

Për më tepër përshëndetja prej atyre që nuk janë të aftë të zhvillojnë zgjedhje normale në Shqipëri, është dukshëm hipokrizi.

Blejnë votën, thyejnë kutitë, rrëmbejnë vulat, kërcënojnë dhe abuzojnë administratën shtetrore, kriminalizojnë çdo gjë që prekin, manipulojnë procesin e numërimit, rrjedhimisht zhvillojnë zgjedhje jashtë standarteve të gjithpranuara dhe kanë fytyrë, po të njëjtët kriminelë zgjedhorë, të urojnë Kosovën se i qëndroi normalitetit të saj.

Në këtë kuptim, nga të qënurit normal nuk ke çfarë mëson, madje Kosova duhet të ketë mësuar prej nesh.

Ka mësuar sesa keq është të jesh anormal, sesa vuajnë shqiptarët nga pushtetarët e tyre jo normal.

Ajo që është për tu përshëndetur në Kosovë është kurajoja për të ndryshuar, kurajoja për të mbyllur një epokë dhe për të nisur një tjetër”, shprehet më tej ai.(TemA)

2 komente në “Arben Ristani: Tri arsyet, pse opozita në Shqipëri nuk është e besueshme. Kosova ka mësuar prej nesh”

  1. Ardi says:

    tallni trapin ju. flet Ben Ristani per zgjedhje demokratike hahahaha

  2. Alumi says:

    Cfare hipokrizije te flas ky maskara i cili pa ju dredhur qerpiku e shpalli fitus Lulzim pederastin me 12 vota me pak. Ik ore buythqire kujt i shet moral. Kaq tru shperlar i din ti shqiptart qe te mos ju kojtohesh si bandit ne kry te KQZ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje