Ish-sulmuesi Samuel Eto’o ka shprehur mendimin e tij në lidhje me debatin e hapur kohët e fundit rreth futbollistëve më të mëdhenj në botë.
Teksa është tërhequr nga futbolli i luajtur, Eto’o ka folur me admirim për Diego Maradonën, por ai beson se Ronaldo Nazario, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë patur një impakt më të madh në sportin e futbollit.
“Kam respekt të madh për Diego Maradonën, por futbollistët të cilët kanë shenjuar futbollin modern janë Ronaldo, Messi dhe Cristiano”, – është shprehur ai për “La Gazzetta dello Sport”.