Forcat e Armatosura ofrojnë mbi 300 vende të lira pune për të gjithë ata që janë të interesuar, duke krijuar kushtet më optimale pa kufizim.
Lajmi është dhënë nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila përmes një postimi në rrjetin social shprehet se përfitojnë të gjithë të rinjtë me arsim të mesëm dhe më tej.
“Për çdo të ri me vullnet që do t’i shërbejë atdheut dhe vetes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë vendi i duhur!
Mbi 300 pozicione të lira pune ofrohen anembanë vendit, për çdo të ri me arsim të mesëm e sipër.
Nëse ke një zanat eja shërbe në FA, nëse s’ke, eja përfitoje.
Për më shumë info vizitoni linkun më poshtë:
https://bit.ly/2MoTqBs
Bëni tag edhe shokët e shoqet!”, shkruan Xhaçka.