Dështimi i atentatit mediatik kundër Albin Kurtit

10 Tetor 2019, 17:52Politika TEMA

Nga Gëzim Mekuli

Mbrëmë Albin Kurtit i ishte organizuar atentat retorik. Gjatë intervistës, që gazetari Fevziu i bëri Albin Kurtit, pamë se kishte një kurthë mediatike.

Pse mendoj kështu?

Këtu s’do do të analizoj fjalën e Blendi Fevziut e as të Kurtit, por do trajtoj një problematikë tjetër; atë të fotografisë/ kameras që u përdor në rastet kur përgjigjej Albin Kurti.

Pse fotografia do thuani juvet?

Ne lexojmë shprehjet e fytyrës dhe gjuhën e trupit. Këto na japin sugjerime të vogla në lidhje me karakterin ose motivimin e një personi për një punë a qëllim. Gjuha e trupit, dhe veçanërisht shprehja e fytyrës, luajnë rol të madh në komunikimin midis njerëzve. Paçka fytyra e një personi është kanali kryesor për komunikim emocional.

Fotografitë përcjellin elemente për karakterin, kompetencën dhe vullnetin e mirë, apo të keq të dërguesit. Fotografia pra ka të bëjë kryesisht me apele  emocionale. Kjo është arsyeja pse shprehjet e fytyrës së liderëve politik mund të kenë ndikim të madh në ndjenjat dhe qëndrimet e atyre që i shikojnë. E pra, gjëja e rëndësishme nuk është nëse ne shohim një fotografi të Kryeminitrit të Kosovës, Albin Kurti, por në çfarë mënyre media/fotografia e portretizon atë.

Pse fotografia e porositur nga Blendi Fevziu kishte si qëllim rrënimin e peronalitetit të Albin Kurtit si lider e si Krueministër?

1. Nëse vini re, gjatë tërë kohës kur Kurti përgjigjej, kamera/fotografia fokusohej fare afër fytyres së Kurtit. Dhe kjo afërsi djallëzore kishte apele sfiduese dhe më serioze sesa që ne e mendojmë.

Kamera e Fevziut përdorte fotografi të afërta dhe ultra të afërta të fytyrës së Albin Kurtit, pra të lëvizjeve të duarve, të syve dhe të shiqimit të tij. Kjo teknikë e fotografisë së afërt dhe ultra të afërt, në botën e fimit e të shkencave të retorikës, përdorët për të arritur efekte të ndryshme retorike:

a. Në radhë të parë fotografia e fokusuar afër personit, përdorët për të zbulu se sa emocional është personi që po intervistohet dhe, më e rëndësishmja,

b. të zbulojë gjendjen psikologjike të të intervistuarit.

Pra qëllimi i emisionit, ndër tjerash, ishte që Albin Kurti të paraqitej sa me emocional, sa më nervoz e sa më i pakontrolluar në aspektin psikologjik. Përveq kësaj afërsie kamera bënte lëvizje gjatë gjirimit: afër, larg, shumë afër, nga perspektiva e bretkocës dhe nga ajo e zogut. Kjo për publikun krijonte përshtypjen se atje në studio ka tensione, dramë, emocione, pasiguri, e jo arsye e as logjikë.

Të dashur lexues,

Mbrëmë përmes kameras së kontrolluar nga politika u tentua që të paraqitet një figurë, e një lajm negativ, duke përdorë gjirime me fokusim të afërt të fytyrës dhe trupit te tij: Kapja nga kamera e lëvizjeve të duarve në afërsi totale, ku shifeshin edhe mëngjet e brëndshme të këmishës së tij të bardhë, jo që nuk ishin etike e as profesionale, por këto ishin edhe ndërhyrje në intimitet të individit.

Duhet nënvizuar se këto teknika të fotografisë përdorën edhe nga policia hetuese për të hulumtuar se sa e besueshme është deklarata e të burgosurit për krimin që ka kryer.

Shkurt e shqip: Gaztari i pushteteve, milioneri Blendi Fevziu, mbrëmë tentoj të krijonte njeriun e frikës, njeriun e shmangies nga detyra të një njeriu që shqiptarët duhet t’ia kenë frikën. Teknika e kamerës që u përdor mbrëmë nga Blendi Fevziu na përkujton regjisoren gjermane Lehni Riefenstahl dhe filimin e saj propagandstik e frikësues, “Viljens Trumpf”.

Pse e themë këtë?

Gjatë gjithë kohës Albin Kurti u tentua të shitet në publik si person destabilizues dhe si kërcënues për Ballkanin e ndoshta edhe për Europën. Albin Kurti konotohej edhe me Millosheviqin! Milioneri Blendi Fevziu mbrëmë kishte porositur nje fotografi politike, ku Albin Kurti duhej të dukej si “looser” e jo si fitues.

Sidoqoftë, tendenca kryesore e gazetarit ishte që shprehja emocionale në imazhet e lajmeve për Kurtin të përdoret keq dhe për të mbështetur një kënd tjetër në sajimin e lajmeve për të.

14 komente në “Dështimi i atentatit mediatik kundër Albin Kurtit”

  1. ABC says:

    Fevziu ishte nisur me mision , se prej kujt eshte per tu pare akoma. Ndersa disa nga pergjigjjet e Albinit ishin per te qeshur e per te qare.

    1. afrim says:

      Misionin e kishte nga Baton Haxhiu bashkepunetorin e sherbimit sekret te milosheviqit jovica stanisic

    2. Raimond vlonjati says:

      Pergjigjet e Albinit ishin shume te mira,

      Kjo kamera qe e filmonte nga afer fytyren e Albinit me beri edhe mua pershtypje,

      Pse duhej ta benin ate fotografim aq afer,sidomos kur Albini foli kunder Vucicit, aty kamera e tregoi fytyren e tij afer fare, dhe Albini dukej kercenues

      Sa per pergjigjet e Albinit, ato ishin shume te mira dhe te zgjuara

  2. USA says:

    Buthlepiresi I argatit serbise sali blendi per ate pune I mer milionat serbise eshte nipi esat toptanit qe gjyshi im dhe austrohungarezet I hoqen patkojt e kalit te hani dola beut me 2017.

  3. hrushovi says:

    po ju i nxirni konkluzionet nga planet e kameras apo nga llafet qe nxjerr nga goja hajde mendje hajde verjani njeher veshin cthon politikanet e pastaj meruni me mimiken e fytyres po keshtu e mesoni popullin te votoj e mori kamera bukur apo e beri gazetari me nerva e nuk doli bukur

    1. Revizori says:

      Mos ja varni shume ketij Mekulit se nje koqe gomari eshte, dhe vetem se po flet per nje tjeter koqe gomari si Blendi Fevziu, qe paska intervistuar nje koqe kandari si Albin Kurti.
      Nuk kemi nevoje te merremi me Albin Kurtin fare. Kemi marksisto-sllavet tane ne Shqiperi si Sali Berisha dhe si Arlind Qorri. Na teprojne e na dalin

  4. Tarasi says:

    Albin kurti ishte njesh ne emisionin e blendi karit….skishte shans ta kapte Albinin….Albini shume i zgjuar….ky albini duhet te bej edhe nje prove ne shqiperi ..besoj se do kete mundesi te mare nje perqindje te konsiderueshme votash sepse shqiptareve u ka ardhur ne maje te hundes me kete klase politike qe ka 30 vjet po na can trapin….jane bere per popullin e thjeshte me te urryer se hoxha….politikanet me funderina ne bote ne shqiperi jane

  5. Uck says:

    O fevzo e ke koken si llamp dasme

  6. Uck says:

    O fevzo e ke koken si llamp dame

  7. era! says:

    Albini e para ben gabim te madh qe njolloset ne keto mut emisionet e Tiranes dhe e dyta duhet ta kontrolloje shume axhenden e vet publike tani ne fillim te fitores.Duhet ta dije se jeton mes ujqerve e palacove.

  8. Vjosani says:

    shiqim, gjirim…o zot…po kaq e veshtire eshte ta mesosh gjuhen o Gezim Mekuli. Si mund te jesh ti analist, gazetar, a cfare dreqin je… Mbaro te pakten shkollen e mesme….

    1. meta says:

      Gëzimi ka kry studimet në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë angleze. Në Mainz të Gjermanisë studioj shkencat politike.
      Në Norvegji, Oslo studioj shkencat e Filmit, Mediave dhe Komunikimit. Ka magjistruar në shkencat e Mediave në Universitetin e Bergenit, Norvegji.
      Gëzimi ka më shumë shkollë se ti së bashku me Blendin, o Vjosani. Blendi është produkt i një shoqërie korruptive. Dhe . . . dorën në zemër, është shumë i zhdërvjellët në këto hapësira ku mungon etika dhe kodeksi gazetarik. Po, shumë e vërtetë. Blendi tregoj tërë arsenalin e tij të një gazetari të rryer nëpër rrugët e Tiranës e Prishtinës. Asgjë të keqe nga kjo shkollë. Njeriu duhet përdorë armën që e njehë. Mirëpo në terrenin ndërkombëtarë ai dukej si një policë i keq që doemos, për shkakë të mungesës së fakteve, të detyrojë të dyshuarin ta pranoj krimin.
      Edhe më të bukur këtë investigim të Blendit e bën ajo që krimi nuk kishte ndodhur fare.

  9. Ukshin Prizëreni says:

    Unë e vura re këtë efekt ,por në qoftë se ishte e qëllimtë nga Fevziu ,atëhere më duhet të them se ai dështoj përpara Kurtit.Ai u tregua i zgjuar,kopetent dhe si një politikan që njeh shumë mirë rajonin.Gjej rrastin ti uroj suksese në misionin e tij.

  10. Alfred says:

    Rri pa merak zoti Mekuli,sepse Fevzo Lepiresi pesoi bumerang te plote me atevtentative! Si thote nje fjale,shkoi te vendose vetulla dhe nxorri syte! Albini ishte totalisht I relaksuar dhe gjithe kohen buzeqeshte! Lepiresi I palodhur Fevzo,po te kete nje fije dinjiteti ne lekure,duhet te sjelle ne vemendje qendrimin prej kreshniku te Albinit ne burgjet serbe dhe mesazhin qe percolli ne ato kushte para gjithe botes. Fevzo lepiresit duhet t’i lindin disa pyetje ne ate koken e dhjamosur-a kam aq burrni sa te perballoj burgun?!…A kam kurajo sa Albini te sfidoj rregjimin qe me ka burgosur si Albini?!..’
    Mirepo ne e dime se Fevzo as nuk eshte,as nuk mund te jete shok I Albinit,sepse Fevzo edhte shok I Erikut!!!Kush eshte Eriku,do pyesni ju. Eriku eshtevi biri obez I Fullanit,hajnit me license te pareve te shqiptareve,qe fshinte djerset me kartemonedha 55 euroshe. E keni harruar?!…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje