Samiti i Triestes në 2017-ën me Merkel e Macron ku gjashtë liderët e Ballkanit ranë dakord për "minishengenin ballkanik"

10 Tetor 2019, 12:51Politika TEMA

Liderët e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë mbajtur një konferencë për mediat për sa i përket lëvizjes së lirë mes këtyre tre vendeve apo siç është quajtur ndryshe  ‘Mini Shengen’.

Por, si dhe kur lindi ideja e minishengenit Ballkanik?

Në fakt, kjo ide  dhe  të gjitha gjërat të cilat po arrihen sot, janë një vullnet dhe dakordësi  e gjashtë vendeve të Ballkanit të para dy viteve.

Ishte korriku i vitit 2017, ku liderët e 6 vendevë të Ballkanit Perëndimor, sëbashku me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron zhvilluan Samitin e Triestes. E pikërisht në këtë Samit, të gjashtë vendet ranë dakord për lëvizjen e lirë mes tyre.

Pra, të gjitha çështjet që sot Rama-Vuçiç-Zaev folën sot, janë çështje për të cilat është rënë dakord mes gjashtë vendeve të Ballkanit që në korrik të 2017-ës.

Ajo që u pa sot në takimin mes tre liderëve, nuk ishte asgjë më shumë se vullneti i 3 vendeve (Shqiperia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut), për të vënë në jetë një plan që do i japë një frymëmarrje të re ekonomisë, turizmit dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve e mallrave.

Në fjalën tyre si kryeministri Rama dhe Presidenti Vuçiç e kryeministri Zaev kanë theksuar  pikërisht faktin se ajo për të cilën po bihet në dakordësi sot, do të ndihmojë ekonomitë e vendeve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, rritjen e turizmit që kalon lehtësisht nga një shtet në tjetrin pa burokaci e të tjera lehtësi e përfitime si këto që janë shumë të rëndësishmë për rajonin dhe popujt.

1 komente në “Samiti i Triestes në 2017-ën me Merkel e Macron ku gjashtë liderët e Ballkanit ranë dakord për “minishengenin ballkanik””

  1. Martin says:

    Zoti Mero.
    Plani djallzore i Edi Ram kurrkishit edhte i qarte.
    Zbraze Dhqiperin nga shqipetaret dhe halu rruge serbeve te hyjne ne Shqiperi. Shqipetaret skan cfar lypin ne Serbi. Keshtuqe serbet jan te lejuar te hyjne ne Shqiperi. Akt i paster antikushtetues. Tradheti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje