Reuters: Jo vetem Franca, edhe Holanda dhe Danimarka janë kundër

10 Tetor 2019, 16:41Politika TEMA

Franca mësohet t’i ketë thënë shteteve të tjera europiane se është kundër nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Agjencia Reuters, duke cituar burime diplomatike, thotë se ky vendim hedh hije të tjera mbi ambiciet e vendeve të rajonit për t’u integruar në Perëndim.

Më shumë se gjysma e 28 shteteve të unionit, si edhe zyrtarët bë Bruksel, kanë këmbëngulur për nisjen e bisedimeve me vendet e Ballkanit, si shenjë vlerësimi për reformat e ndërmarra.

Ata paralajmërojnë se Rusia, Kina dhe Turqia, do të përfitojë nga “vakumi strategjik” në rajon. Megjithatë, Parisi thotë se BE ka shumë sfida të tjera për momentin, që e pengojnë të merret me futjen e dy shteteve të tjera nga Ballkani në union, një rajon që është ende i prekur nga luftërat e viteve 1990 dhe që po has vështirësi me krimin dhe korrupsionin.

Franca thotë se BE duhet të reformohet nga brenda, për t’u marrë me më shumë forcë me çështje të brendshme si ndryshimet klimatike dhe emigracioni, dhe dy shtetet kandidate duhet të vazhdojnë me reformat në mënyrë që nisja e bisedimeve të miratohet.

“Ata nuk janë ende gati. Po i kërkojmë që të bëjnë përpjekje shtesë”, tha për Reuters një zyrtar francez. “Bisedimet nuk mund të nisin në tetor 2019, do të na duhet të rivlerësojmë situatën diku nga viti 2020”.

Burime për Reuters thanë ed edhe Holanda dhe Danimarka ishin gjithashtu kundër nisjes së bisedimeve me Shqipërinë, duke e kundërshtuar qartazi këtë në mbledhjen e ambasadorëve këtë të enjte.

Ndërsa sa i përket Maqedonisë së Veriut, Holanda është me fleksibël me Maqedoninë e Veriut.  Për të nisur bisedimet duhet miratimi i 28 vendeve anëtarë.

“Është në lojë besueshmëria jonë”, tha për Reuters një zyrtar i një shteti që është i gatshëm të hapë bisedimet.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë shumë. Po, mbetet akoma shumë për t’u bërë, por nisja e bisedimeve është vetëm hapi i parë, procesi do të kërkojë vite dhe ata duhet të plotësojnë kushte të tjera para se të lejohen të bëhen pjesë e unionit”.

6 komente në “Reuters: Jo vetem Franca, edhe Holanda dhe Danimarka janë kundër”

  1. Illi says:

    Qe ka shume per te bere besoj se e dime vete dhe na intereson neve ne rradhe te pare.
    NUK ngelet gje tjeter. Tu thuhet faleminderit per mbeshtetjen e deritanishme dhe te vijojne marredheniet intensive me ato vende qe na mbeshtesin, ne rradhe te pare SHBA.

    1. El Topo says:

      Cfare mbeshtetje ke marr nga keti vende o i mjere?

      O bajga njerez me komplekse inferioriteti?

      Une jam kunder hyrjes ne BE personalisht por kjo qe bejne keta eshte qesharake qe kane lene lloj lloj rracsh e droge me hy atje qe ju pallojne femrat w nderkohe shqiptareve ju shesin pordhe .

  2. fuck EU says:

    Ky palla i gjate na ngeli ne dere bashke me katershen like mona sali lulush.fatkeqesi e ketijj vendi qe sdoli nje parti e re qe te synonte vetem maredhenie me USA.europa kurve si githnje.

  3. Kuq e zi says:

    Ta marre vesh llapushi se pa kaluar ne vathin e vetingut ai dhe sorollopi i tij ska negociata
    Ta marrin vesh dhe shqiptaret qe me kta tre parti ska negociata duhet te ngrene nje brez te ri politik me parti krejt te reja
    Ne mos cantat ne krah dhe rruget e botes
    Brez i tredhur qe smerr guxim

  4. Ndoc Rroku nga Patoku says:

    MACARONI PO BEN LOJEN E RUSEVE !

    Ishalla i feston Krishtlindjet me kembe pero jete
    nga jelekeverdhet e Putinit !

  5. Spartak VERDHA says:

    Ore . Akoma nuk doni ta besoni dhe nuk po ju mbushet mendja , se BE-ja nuk ka më as forcë mendimi , as forcë veprimi e as forcë vendimi . Aludohej , se këto vinin si pasojë e kontradiktave në përbërjen e Parlamentit të vjetër dhe me të riun do shkonin gjërat në vend , ma për mirë e ma përpara .
    Duhet ta mbajnë mend mirë plejada e viteve 50-60 , kur xhaxhi , ja pat lexu Letër Njoftimin në xhep kësaj BE-je , që kur u krijua : “Një Shportë me Karavidhe” , që duan vetëm të përfitojnë seicili për vehte , e të mundohen me ja hedh të tjerëve mbasi nuk kanë asnjë ideal , që të mund t’i bashkojë , kundrejt shumë e shumë kontradiktave , që i ndajnë e i përplasin me njeri tjetrin . Eufori fasade me mbajtë ndën tutelë e mashtrime popujt e tyre .
    Ato nuk kanë as din as iman e as turp . Mashtruan pa pikë turpi me miratimin e demarkacionit Kosovën , ku komandojnë vetë e s’bëhen as 2 miljon gjithsejt , për liberalizim vizash , e këtë po ja bëjnë prej 2013-tës edhe me Serbinë , ku nuk shikojnë traun serb për mos realizimin e asnjë nga marrëveshjet dypalëshe të nënshkruara me Kosovën , nuk shikojnë thirrjet dhe veprimtarinë diversive kundër njohjeve ndërkombëtare të Shtetit të Kosovës , ndaj traut Serb në sytë e tyre për gjithë krimet , vrasjet , zhdukjet e mijërave pa gjurmë nëpër Serbi , përdhunimeve , etj , por po bërtasin e i janë lëshu në kurriz Kosovës prej 2 vjetësh ( duke i bërë me krahë dhe serbët ) për me ja heq taksën 100 % atyre sepse nuk e durojnë dot të vetmen qime , që i pengonka sytë , e që është ma pak se humbja ekonomike që i shkakton Serbia Kosovës me bllokimin e Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë . S’keni faj . Kjo ka qenë dhe do ishte politika e juaj si në Be edhe para BE-së . Nuk dënohen kriminelët por viktimat . Këta Hollandezët , kampionë paqeje e demokracie ishin ata që i lejuan vetë kriminelat serb me vra për një ditë 8000 burra e fëmijë shqiptarë , boshnjakë mysliman , në kuadër të 200 mijëve në total në Bosnje .
    Sot i japin çmim Nobel edhe alias poetit , hymnizuesit e thurësit të lavdeve ndaj kryekriminelit e kryevrasësit të Ballkanit , MIllosheviçit .
    Edhe Erdogani po i lëpihet e ndihmon ma shumë Serbinë pë interesa të veta e të atyre me Rusinë , ani se JU , shqiptarët ju ka vëllezër .
    Jazik , jazik , jazik .
    BE-ja , tashmë , nuk përfaqësoni asgjë më shumë se një bandë horrash ordinerë pa pikë idealesh dhe rregullash . Po del në pah fytyra dhe vlera e vërtetë e BE-së , e cila , ka si bazë vetëm përmbushjen sa më shumë e sa më mirë të interesave të oligarkisë së vendeve kryesore si Franca , Britania , Gjermania , Spanja , Italia , Austria e ndonjë tjetër . Kur e pa , që po ja futnin më shumë se përfitonte , një nga themelueset , Britania , i tha mirë-mos-upafshim BE-së . Be-ja bon sikur i ven sanksione ( i thënçin ) Rusisë gjoja me mbrojt Ukrainën , Sirinë , e dreqin e të birin , kurse pas perdes rrijnë tu thur e tuj lidh gjithë ato lloj fijesh e formash bashkëpunimesh dy palëshe e shumë palëshe vetëm për përfitime dhe interesat e olgarkive të tyre . Shtete të tjera , ma shumë të mërdhifura nga rrenat , mashtrimet e korrupsionet e larta brenda për brenda , mundohen , që anëtarësimin në BE ta shfryrtëzojnë për përfitime dhe kërcënime e shantazh ndaj fqinjëve . Merre me mend , kërkon me bo shantazh dhe kërcënim edhe Bullgaria , që ka fut në BE vetëm majat e gishtave . Të gjithë , sidomos të vegjëlit e shikojnë BE-në si çadër e gomone , por i rren mendja se mund ta mjelin BE-në , edhe si Lopën e përbashkët .
    E ku lënë Balot të hajnë Larot .
    Harrojnë , që Lopa ka vetëm 4 gjinj , vetëm për të mëdhenjtë . Të tjerët qumshtin duhet ta paguajnë .
    Prandaj lum miku , ne shqiptarët , si të Shqipërisë , si të Kosovës , por edhe si komb shqioptar , s’duhet me pa ëndërra ditën për diell . Të tjerët , shtetet fqinje , armike të përhershme e të betuara kundër kombit shqiptar dhe shteteve tona , i kanë të ngritura prej mbi dy shekujsh lidhjet dhe fijet strategjike për interesat e veta , prandaj mos t’ju rrej mendja , se edhe kjo JO e sotmja pas gjithë atyre shpresave e PO-ve e gjysëm PO-ve nuk është si rezultat i presioneve dhe stratagjemave , që lidhin me fije të dukshme e të pa dukshme interesash politike , ekonomike e strategjike vendet Europiane aq sa me na bo dëm e na pengu ne si gjithmonë . Mos t’ju rrej mendja se do mashtrohen shqiptarët me Shengenin e ri Ballkanik . Pikaaaa .
    Ne shqiptarët kena një shprehje shumë të moçme dhe mjaft aktuale edhe për sot :
    ” Të mbajtë e jotja “.
    Prandaj , pa e zgjat dy llafe vetëm . Dy shtetet , një komb , që të mbrojë interesat e të gjithë shqiptarëve në hapësirën Ballkanike , Një politikë e jashtme e strategji e mirëmenduar dhe e koordinuar , politika ekonomike që ndihmojnë e fuqizojnë vazhdimisht Shqipërinë e Kosovën , e jo disa herë penguese si deri tash , një strategji e politikë zhvilluese për këtë dy vende ndën këto troje të mrekullueshme që na lanë të parët dhe mos ta luajmë direkun sa andej këndej . Një shtet mik , një partner strategjik , që e kemi dasht e deri tani s’na ka tradhëtu , ta mbajmë e ta deklarojmë zyrtarisht .
    Pallavra me BE , me Shengen Ballkanik e lëvizje të lira, që po na e përdorin edhe për presione , janë kot . Rininë tonë , po e kërkojnë e po na e marrin , sepse kan interes , e kanë të pregatitur dhe e duan për ta shfrytëzuar . Kur të na duhen ne , s’do na i lëshojnënë kollaj , sidomos ma të mirët , por do ti joshin e mundohen me i mbajtë vetë .
    Rroftë Shqipëria e Kosova . Rrofshin shqiptarët kudo ku janë .

    Spartak VERDHA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje