Sulmi i ushtrisë turke në veri të Sirisë rrezikon lirimin e mbi 10 mijë luftëtarëve të Shtetit Islamik që mbahen të burgosur nga militantët kurdë. Xhihadistët u kapën nga ushtarët amerikanë dhe militantët aleatë kurdë gjatë fushatës për shkatërrimin e kalifatit të Shtetit Islamik.
Por disa shtete perëndimore japin alarmin se xhihadistët e burgosur mund të shfrytëzojnë kaosin që po krijon ushtria turke në betejën me militantët kurdë, për t’u arratisur masivisht nga burgjet dhe për të rikrijuar kalifatin.
Presidenti amerikan Donald Trump, i cili vendosi tërheqjen e trupave amerikane nga terreni para nisjes së ofensivës turke, thotë se nuk është i shqetësuar për këtë fakt.
“Vendeve europiane u thashë pasi çliruam territoret siriane nga Shteti Islamik se duhet të merrni dhe t’i dënoni rreth 70 mijë luftëtarë të ISIS-it dhe familjarët e tyre. Ata nuk bënë asgjë. Tani kjo është punë për ta”.
Bashkimi Europian e konsideroi pushtim ndërhyrjen e ushtrisë turke në veri të Sirisë. Përgjigjen Brukselit ia dha Presidenti turk Erdoan.
“Europë, eja në vete. Po e përsëris, po e quajtët pushtim operacionin tonë, ne do të hapim portat për të dërguar drejt jush 3.6 milionë refugjatë”.
Sulmi që ka nisur ushtria turke në veri të Sirisë synon krijimin e një hapësire për strehimin e refugjatëve sirianë që ndodhen në territorin turk. Por Ankaraja akuzohet se po shfrytëzon këtë situatë për të sulmuar militantët kurdë që i konsideron terroristë.
gjermania duhet ti pergjigjet sulltanit duke kthyer ne turkye 4mln turq qe mbushin zorren ne gjermani………..
pa harruar ketu tu bashkangjiten edhe turqit e shqiperise,kosovos,fyrom e me gjere,te gjithe ne turkye.
@turkos…Ti mendon se Merkeli mund te haet me Turqine. Nderkohe qe vete Hitleri nuk guxoj as ta kercenonte e jo me ti hapte lufte.
Ore Erdogan. Ashtu sic Skenderbeu nuk ju la juve te kalonit Adriatikun me trimat e tij. Ashtu edhe Mirdita me trimat e Molles Kuqe nuk te len ty te kalosh Adriatikun.Prandaj sa te jete Mirdita ty as kercenimet e as ushtria nuk te pijne uje. Sepse do ta mbroje Europen ashtu sic e mbrojit Skenderbeu.
O palikari je bere qesharak sulltani ka uahterine e 9 ne nivel boteror more jevgjit muti nuk e rruane janullen as nga gjermania as nga pilakaret