“I zoti e nxjerr gomarin nga balta”: Rama-Zaev i kundërpërgjigjen Brukselit me “Shengenin e vogël”

10 Tetor 2019, 18:04Rajoni TEMA

Franca, Holanda, por dhe Danimarka, me sa duket do të votojnë që edhe këtë vit të mos çelen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Para vendimit të 17 tetorit ndërkohë, duket se Edi Rama dhe Zoran Zaev i kanë dalë “të keqes përpara”.

Duke qenë se Europa po reziston të pranojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë të saj, por edhe Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit, këto të fundit kanë bërë lëvizjen e tyre, “Shengenin e vogël”.

Gjatë takimit të mbajtur në Serbi, ku Kosova dhe Mali i Zi mungonin, pasi e shohin këtë si një nismë që forcon Serbinë, kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër dhe mesazhet e tij, më së shumti i drejtoheshin pikërisht Brukselit.

Ai ka thënë gjatë fjalës së tij, se “i zoti e nxjerr gomarin nga balta”.

“Ky takim nuk ka ardhur nga hiçi dhe dua ta bëj të qartë se nuk synon asnjë ekskluzivitet, por është një hap me synimin për një proces gjithëpërfshirës.

Në deklaratë do të lexoni se flitet gjatë gjithë kohës për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ka një rrugë që na ka sjellë deri këtu. Kemi mundur të mësojmë se duhet të bëjmë më shumë, pa pritur më shumë nga të tjerët. Më shumë në funksion të njerëzve tanë, në funksion të lëvizjes së lirë.

Dëshiroj të theksoj se pavarësisht se e dimë botërisht që ka çështje të hapura në zemër të këtij rajoni, kjo nuk duhet të na pengojë që duke rënë dakord që të mos biem dakord për këto çështje.

Qëllimi i këtij formati është të shtyjmë përpara procese që në letër janë shkruar më shumë se një herë dhe të mos presim që të tjerët. I zoti e nxjerr gomarin nga balta”, tha Rama.

Duke folur në konferencën e përbashkët me presidentin serb dhe kryeministrin maqedonas, Rama tha se Ballkani Perëndimor nuk është më prioritet i Bashkimit Europian, por kjo nuk duhet t’i pengojë tre shtetet që çojnë përpara axhendën e bashkëpunimit.

“S’ka ndryshim axhende në raport me partnerët ndërkombëtarë, por ka një ndryshim formati që është i ndërtuar mes nesh, pa pritur që Bashkimi Europian të ketë kohë të merret me ne.

Le ta themi siç është realiteti, ne nuk jemi prioriteti i BE-së, prioritieti i tyrë është procesi ku kanë hyrë për të reformuar veten.

Ne nuk mund të presim të bëhemi prioriteti i BE-së, por të avancojmë duke strukturuar një veprim shumë më aktiv”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar garantoi se në bashkëpunimin midis tre shteteve nuk ka asgjë të panjohur nga çfarë është diskutuar më parë edhe me shtetet e tjera të rajonit.

Ai shtoi se “të tre shtetet e tjera të Ballkanit të Perëndimor janë të mirëpritura në takimin e radhës, në 10 nëntor”.

“Kam dëgjuar shumë kritika të cilat nuk sjellin alternativa, por nisen nga ‘status quo’-ja dhe nga e shkuara”, tha Rama.

Presidenti i Serbisë, i vetmi nga këto tre shtete që ka hapur negociatat, mori përsipër ngushëllimin e dy të ftuarve të tij në takimin trepalësh të Novi Sadit.

“Dua t’u them qytetarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri se, edhe nëse BE nuk i hap negociatat këtë herë, nuk është faji i tyre.

Ata duhet të dinë që e meritojnë një gjë të tillë. Por BE ka arsyet e veta të brendshme. Megjithatë na takon ne që të merremi me çështjet thelbësore”, tha Vucic.

“Besoj që kjo do të krijojë atë që shpresojmë të gjithë, një Ballkan që do të respektohet më shumë nga rajonet e tjera të botës.

Kemi mjaft potencial te pashfrytëzuar, kjo do të bëjë që të kemi edhe më shumë respekt nga Bashkimi Europian”, u shpreh nga ana tjetër kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Rama, Vucic dhe Zaev janë dakordësuar që takimin e radhës ta mbajnë më 10 nëntor në Ohër, ndërsa tjetrin pas një muaji në Shqipëri.

Kjo nismë e tre vendeve, përveç aspekteve ekonomike, shihet edhe si një sfidë që i bëhet BE-së, e cila nuk është ende gati të pranojë Ballkanin në mesin e saj.(TemA)

10 komente në ““I zoti e nxjerr gomarin nga balta”: Rama-Zaev i kundërpërgjigjen Brukselit me “Shengenin e vogël””

  1. REMARKU says:

    shume mir kan ber,te marin dhe kosoven dhe shtetet e tjera te ballkanit .me mir keshtu .

    1. Po,po says:

      I madhi Fishta , njeriu ma i madh qe ka nxjerre kombi shqiptar e ka cilesu Europen dikur kurva e motit

      1. Raimond vlonjati says:

        C’eshte ky Shengen i vgel, me Serbine e Maqedonine ,?

        Apo si t ekrijojme mekanizma qe ti sherbejme ekonomise Serbe te shesi mallrat e saj te skaduara ?

        Kjo eshte tamam tradheti ndaj kombit shqiptar–Me Serbine ne nje Bashkesi nuk qendruan popuj qe jane e njejti race me serbet, sic jane Kroatet e Sllovenet , te cilet kane histori pozitive me serbet

        Ndersa ne ne asnje menyre nuk kemi ce duam kete Mini-Shengen q ei sherben vetem Serbise, –Kjo eshte fyese per kombin tone ,
        ndaj duhet te ngrihen te gjithe ne protesta kunder ketij kaurit hajdut, qe ka mberthyer kreun e PS-se dhe te Qeverise,dhe na ben politke personale ANTI-SHQIPTARE

        Krijojme miniShengen me Serbine qe nuk ka breke ne bythe –, s ekeshtu i pelqen hajdutit EDI RAMA

    2. Feniks says:

      Bravo!
      Keshtu luftoi Tito tere jeten per ta futur Shqiperine si republiken e 7 jugosllave,por nuk i eci se kishte burre Shqiperia!
      Ate qe nuk e beri dot Tito,e realizoi Vucici!
      Rama ne rolin e Koci Xoxes!

  2. tropoja 124 says:

    hahaga rama gomar vet ja ngel ne balte vetem veshet i kane mbet jasht e terheq vuçiç pervm veshesh.rama ra viktime e serbis me kriju ish jugosllavin si tito me enverin edhe edvin gomari eshte pinjoll i tyne,ku krahasohet shengeni karit me europen ose hapjen e negociarave? kujt i ha kari me shku ne serbi? apo kush don shko me pashaport ,, mali zi jane serb edhe nuk e oranojne hilen e serbis po ashtu bosnja rtj etj dhe shqiperia po..domethane nuk na pranon europa e per inat po shkojm ne serbi e ne rusi sepse kjo i leverdis serbis mire ha boni vuçiçi gomarit rama ishalla e nxjerr edhe prej baltedikur…kur ta perdorin sa te mbarojn pune

  3. Floriri says:

    SHQIPËRIA MERR DREJTIMIN DREJT RUSISË KOSOVE SERBI MAQEDONI

  4. Vjosani says:

    tropoja, vetem tre muaj te duhet qe te mesoh me shkrim shqipen. Jepi vella, mesoje, se le nam me kete gjuhe qukapikesh….

  5. Adam says:

    Shengenin Slavo Ballkanik kemi 100 vite pas atij shengeni Osman halli eshte si me Dale merrDaj

  6. Tani - Fier says:

    Bravo Z.Rama
    Respekt ne maksimume

  7. Fatojn says:

    Keta te tre i kunderpergjigjen Europes ???!! Hajde titull hajde, me siguri Europa e beri ne breke nga frika ?
    Ja prite kur te na fusin brenda muajit tani se u tremben shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje