Freddie Mercury nuk kishte drojë të fliste për lidhjet e tij, por megjithatë, ai ka pranuar se ka pasur diçka që e kishte të vështirë të bënte.
Lideri i ndjerë i grupit “Queen” u bë më hedonist ndërsa vitet kalonin dhe pranoi hapur se ‘mund të bënte seks me shumë njerëz’.
Në vitet e fundit të jetës, lidhjet e tij ishin kryesisht me meshkuj, por ai ka thënë se këto lidhje ishin ndryshe dhe se ai ‘nuk do të mund të binte kurrë në dashuri me një burrë”.
Në një autobiografi të re mbi këngëtarin legjendar, “Freddie Mercury: Jeta sipas fjalëve të tij”, këngëtari i madh ka thënë se kurrë nuk do të jepte detajet precize të marrëdhënieve të tij.
“Do të shkatërrohej i gjithë misteri nëse do të shpjegoja gjithmonë gjithçka për veten time.
Të dalësh hapur në lidhje me seksualitetin tënd dhe të japësh edhe detaje për të gjitha ato gjëra, për të qenë i sinqertë, nuk është stili im.
Vërtet kam shije seksuale më të gjerë se shumica e njerëzve, por nuk mund të shkoj më tej“.
Ajo që bëhet e qartë në autobiografi është se seksi është një temë për të cilën Fredi ka folur shumë dhe është diçka që ka mbizotëruar në jetën e tij.
Por, kur vjen fjala te të rënit në dashuri, kjo ishte histori tjetër dhe ai e pranon:
“Nuk mund të dashurohem kurrë me një burrë ashtu siç mund ta bëj me një vajzë”.
Kur është fjala për të dashur një grua, në jetën e tij ka dominuar Mary Austin.
“Marrëdhënia jonë dashurore përfundoi në lot, por një lidhje e thellë mbeti gjithsesi, dhe kjo është diçka që askush nuk mund të na e marrë. Është e paarritshme.
Njerëzit gjithmonë më pyesin për seksualitetin dhe shumë gjëra të tjera, por unë nuk mund të dashurohem kurrë me një burrë në të njëjtën mënyrë siç u dashurova me Marinë.
Të gjithë ata me të cilët kam qenë i lidhur më kanë pyetur pse nuk mund të ma zëvendësonin dot Marinë, por është thjesht e pamundur“.
(TemA)