Zemërata kundër nobelistit të ri, Robelli: Jeni pak të vonuar, si shoqëri nuk kemi kujtesë të zhvilluar dhe as sens për reagim në çastet e duhura

10 Tetor 2019, 18:19Kulturë TEMA

Gazetari Enver Robelli ka komentuar reagimet e shumta lidhur me fituesin e çmimit Nobël në letërsi Peter Handke.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai gjykon se zemërimi i sotëm i shqiptarëve është i vonuar.

Për këtë, Robelli shkruan:

“Sot gati të gjithë në botën tonë të vogël janë të zemëruar që Peter Handke e mori Çmimin Nobel. 

Për jo pak prej të zemëruarve vlen pyetja: e ku keni qenë në maj 2008? Atëherë kur në Kosovë erdhi Peter Handke dhe qëndroi me ditë të tëra në Hoçë të Rahovecit, në «Kosovën serbe», siç shkruan(te). 

Shqiptarët, viktimat e shkaktuara nga regjimi serb – nuk ekzistojnë në veprën e Peter Handkes. Askush nuk bëri zë atëherë. Kishte mundësi: t’i ndalohej hyrja krejt në Kosovë, t’i bëhej një ofertë për dialog edhe me shqiptarë apo të kishte protesta qoftë edhe simbolike kundër udhëtimit të tij propagandistik. 

Ndoshta shumëkush tek tani e kupton që më 2008 Kosovën e paskësh “nderuar” me një vizitë argati i Sllobodan Millosheviqit. 

Për fat të keq, si shoqëri nuk kemi kujtesë të zhvilluar, as sens për reagim në çastet e duhura. Nuk kemi as institucione shtetërore, e as opinion të gjerë kritik e të vëmendshëm publik për të reaguar kur ndodh diçka.Zemërimi i sotëm është pak i vonshëm…”, nënvizon Robelli.

Peter Handke është fituesi i çmimit Nobel në Letërsi, por 77-vjeçari austriak nuk është shumë i dashur për shqiptarët, pasi ka qenë një mbështetës i madh i ish-Jugosllavisë dhe ish-liderit të saj Millosheviç. (TemA)

3 komente në “Zemërata kundër nobelistit të ri, Robelli: Jeni pak të vonuar, si shoqëri nuk kemi kujtesë të zhvilluar dhe as sens për reagim në çastet e duhura”

  1. Asqeri says:

    Me kete shtojce,injoron ate qe eshte nje manifest!Ate qe nuk eshte bere;ta bejme tani,

  2. ABC KORCA says:

    Z.Enver Robelli
    Nga dhe si e nxorri ti kete se “s’kemi sens reagimi”?!
    Populli merret me ato gjera qe u servirni ju…kaq e thjeshte!
    Per kujtesat dhe per reagimet…eshte nje elite ose ne shtetet me “shtet” eshte nje kryesi kombetare qe merret me ” ku kullot populli”.
    E thene ndryshe…eshte elita dhe kryesia qe merret me opinio – berjen e mazes dhe formimin popullor.
    Ti,elita,gazetaria ku jeni?????
    Perpara se te mburreni me shoket ose shani ndermjet shokeve te tjeret…beni nje mundim dhe informojeni popullin( qofte dhe propagande)

  3. Bubulina says:

    ti ku ishe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje