FOTOT: Los Angeles, gabimi i një kamioni plehrash shkakton zjarrin kolosal

11 Tetor 2019, 22:20Bota TEMA
FOTOT: Los Angeles, gabimi i një kamioni plehrash shkakton zjarrin kolosal

Një vendim absurd i një kamioni me plehra po shndërron në një ferr në tokë ditën e sotme në rrethinat e Los Angeles. Një zjarr me dimensione të frikshme është përhapur natën e djeshme, dhe tashmë ka rrethuar shumë qendra të banuara të Kalifornisë, në afërsi të Los Angeles.

Sipas forcave zjarrfikëse, vatra mund të ketë filluar nga disa plehra të djegura që janë hedhur në bimësi.

Zjarri, që ka marrë emrin Saddleridge, ka një dimension rreth 16 kilometra për momentin, dhe zgjerohet ora-orës nga era e fortë me 90 km/h. Zjarri ka shkaktuar vdekjen e një personi nga infarkti dhe shkatërrimin e të paktën 25 shtëpive për momentin.

Forcat e rendit po apelojnë rreth 100 mijë banorë të zonave të prekura të braktisin shtëpitë, një pjesë e mirë e të cilave janë tashmë pa energji elektrike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje