Sulmi në Siri, Stoltenberg: NATO mbështet Turqinë

11 Tetor 2019, 15:06Bota TEMA

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se asnjë aleat në aleancën ushtarake nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste sesa Turqia, që është kritikuar për sulmin në Siri.

”NATO është angazhuar në sigurinë e Turqisë, pasi është një vend që luan rol kryesor në një rajon të paqëndrueshëm”, deklaroi Stoltenberg në një konferencë shtypi në Stamboll, së bashku me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

“Ka pikëpamje të ndryshme midis aleatëve të NATO-s”, deklaroi ai për kritikat e sulmit ndaj Sirisë, por shtoi se ”aleanca mbështet Turqinë me pesë miliardë dollarë në infrastrukturë ushtarake”.

“Kjo tregon se NATO është e pranishme në Turqi … Jemi këtu për të mbrojtur Turqinë dhe veten tonë”, shtoi Stoltenberg.

1 komente në “Sulmi në Siri, Stoltenberg: NATO mbështet Turqinë”

  1. loni says:

    me se e drejte,me vjen keq per popullin kurd,por ata akuzohen per vrasjen e 30 mij turqeve gjate 30 vjecarit te fundit,eshte nje numer i tmerrshem por eshte realiteti,ne mes te ketyre viktima ka shum gra dhe femij,kurdet duhet ti ndalojne sulmet ne popull te pafajshem se keto sulme nuk te cojne askund tjeter pervec se viktima nga te dya krahet,ja shikoni palestinen,sa izraelit kan vrare me sulme me bomba dikur?dhe izraeli i eshte pergjigjur po me te njejten gje,jo se ka bere mire si izraeli ashtu edhe turqia,por kjo eshte pergjigja qe sulmi luftohet me sulm,cdonte amerika ne afganistan,sepse ishte terroristi bin landen qe vrau mbi 3500 amerikan brenda 25 minutave,nuk duhet te merrnin hak amerikanet?eshte e drejta e kujdo qe te vetmbrohet,pse nuk sulmon grekun turku,sepse greket nuk bejne sulme terroriste kunder turqise,as turqit kunder greqise,keshtu qe nuk ka shkak te ndizet ndonje konflikt midis ketyre dy shteteve,prandaj populli i vuajtur kurd duhet te jetoje ne paqe te plote pa sulme kunder njerezve te pafajshem,sepse turqia gjithmone do ta sulmoje dhe do ta paguajne njerezit e pafajshem kurd pergjigjen,mos kerkoni qiqra ne hell o kurde,qe te beheni shtet ju duhet te shkaterrohen mbi 5 shtete,keshtu eshte e pamundur nje gje e tille te krijohet,nqs merrni shembull kosoven,kosova nuk rrembeu territore te shteteve te tjera,por u krijua shtet aty ku ka qen,ju duhet te merrni nga irani territore qe eshte e pamundur,nga iraku,nga turqia qe nuk ka asnje shanc ne kohet tona,nga siria qe as po ja nin per ju se po vriteni ne territorin sirjan,dhe nga jordani mos gaboj,me duket pak absurte kjo,prandaj uluni dhe jetoni ne paqe se luftrat nuk sjedhin zhvillim,Stoltenberg ka te drejte kur thote qe turqia eshte i vetmi shtet i aleances qe eshte goditur me shume nga sulmet e terroristeve,dhe me te drejte thote qe ne jemi ne anen e turqise,uroj qe kjo lufte te mbaroj sa me shpejt qe te shpetoj populli i pafajshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje