Donald Trump: Kurdët, aleatë, por ata luftojnë për vendin e tyre. Nuk na ndihmuan në Normandi

10 Tetor 2019, 21:30Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur sot vendimin e tij për t’u tërhequr nga Siria duke refuzuar të pranojë edhe kritikat e bëra se SHBA po braktisi kurdët.

“Kurdët janë aleatë tanë, por ata po luftojnë për vendin e tyre. Ata nuk na ndihmuan në Normandi p.sh dhe ka një dallim të madh.

Kemi dhënë ndihma të jashtëzakonshme ndaj tyre, në armë, municione dhe para”, tha ndër të tjera Trump.

Me teza izolacioniste në dukje, presidenti amerikan ka deklaruar se politika e tij e tërheqjes së SHBA nga fronte të shumta është e duhura dhe ajo po gjen mbështetje në Amerikë.

Sipas tij, luftërat që vazhdojnë prej qindra vjetësh me një urrejtje irraconale nuk i përkasin Amerikës.

Trump po bën përherë e më të qartë se ai nuk do të autorizojë ndonjë ndërhyrje ushatarake brenda mandatit të tij të parë, duke u sjellë si një biznesmen që te çdo politikë sheh edhe fitimin përpara se të bëjë shoun e politikanit.

3 komente në “Donald Trump: Kurdët, aleatë, por ata luftojnë për vendin e tyre. Nuk na ndihmuan në Normandi”

  1. Ani says:

    I shite kurdet o tregtar

  2. Vladimirovic says:

    Po është e vërtetë Kurdet nuk i ndihmuan aleatët në Normandi, se nuk ekzistonin si shtet i pamvarur qenë të ndarë në tre pjesë Turqi, Siri, Irak. Por nuk na tha ky zotëria i ndihmojë Turqia aleatet në Normandi? Jo vetëm që nuk ndihmoi aleatët Turqia por bashkëpunoi me Hitlerin duke u shitur krom gjermanve që të prodhojë armatim. Politike e ndyre! Mbi të gjitha interesi ekonomik. Deri dje i kishte shokë sot u futi sa krahu

    1. Toni says:

      @Vladimirovic. Turiqia ka ndihmuar Ameriken ne luften e Korese. Ku dhe aleati i saj i besuar Britania e Madhe u dorezua para ushtrise Ruso-Kineze qe hyri ne Kore per te ndihmuar komunistet e veriut. Rusia me Kinen jo vetem moren Seulin por te gjithe Koren.U desh nderhyrje e ushtrise turke qe shpartalloj Rusine me Kinen dhe fale saj komunistet u zbythen ne Veri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje