Krahas argëtimit, maratona e së dielës synon të ofrojë një garë të fortë sportive.
Këtë e garanton pjesëmarrja e shumë profesionistëve nga vendi dhe 42 shtete të ndryshme nga mbarë bota, por edhe grupimeve të tjera vrapuesish që përfaqësojnë institucione të ndryshme siç janë edhe Forcat e Armatosura.
Plot 130 ushtarakë do të provojnë veten të dielën që të sfidojnë edhe vrapuesit profesionist në një garë rezistence siç është ajo e gjysmë-maratonës. Prej ditësh ata kanë nisur përgatitjet për të sjellë trupin dhe muskujt në kondicionet optimal në mënyrë që e diela ti gjejë gati. Lajmin e bën të ditur kryebashkiaku Veliaj, i cili ka publikuar edhe një video nga seancat e përgatitjes në Parkun e Madh të Liqenit.
“Pa shiko kush po përgatitet për Maratonën e Tiranës? 130 efektivë të Forcat e Armatosura të Shqipërisë, janë gati për të garuar më 13 tetor”, shkruan Veliaj në Facebook.
C’fare maratone ,more ? ! Ne kemi votime e jo maratone !
Po na vjen 13 tetori,
Do të shkojmë në votime.
Do këndojmë do heqim valle
Sa të çahet daullja ime.
Me daulle me zurrna
Nga një këngë në ç’do derë.
Po s’votuat do pendoheni,
Dekretin presidenti e ka nxier.