Maratona e Tiranës të dielën, 130 ushtarakë do sfidojnë sportistët profesionistë

11 Tetor 2019, 11:39Sociale TEMA
Maratona e Tiranës të dielën, 130 ushtarakë do sfidojnë

Maratona e së dielës premton jo vetëm argëtim dhe festë, por edhe një garë të fortë sportive.

Dhe këtë e garanton pjesëmarrja e shumë profesionistëve nga vendi dhe 42 shtete të ndryshme nga mbarë bota, por edhe grupimeve të tjera vrapuesish që përfaqësojnë institucione të ndryshme siç janë edhe Forcat e Armatosura.

Plot 130 ushtarak do të provojnë veten të dielën që të sfidojnë edhe vrapuesit profesionist në një garë rezistence siç është ajo Gjysmë-Maratonës.

Prej ditësh ata kanë nisur përgatitjet për të sjellë trupin dhe muskujt në kondicionet optimal në mënyrë që e diela ti gjejë gati.

Lajmin e bën të ditur kryebashkiaku Veliaj, i cili ka publikuar edhe një video nga seancat e përgatitjes në Parkun e Madh të Liqenit.

“Pa shiko kush po përgatitet për Maratonën e Tiranës? 130 efektivë të Forcat e Armatosura të Shqipërisë, janë gati për të garuar më 13 tetor”, shkruan Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje