Sherr me kryetarin e PS-së në Durrës, shkarkohet nga detyra sekretari i Këshillit Bashkiak

11 Tetor 2019, 19:16Politika TEMA

Armand Tragaj nuk do të jetë më sekretar i Këshillit Bashkiak të Durrësit. Ai u shkarkua nga detyra këtë të premte.

Tragaj u përfshi disa ditë më parë në një konflikt me kryetarin aktual të Partisë Socialiste në Durrës, Luan Zaza.

Ngjarja ndodhi pasi u propozua shkarkimi i tij.

Të dy burrat, Luan Zaza dhe Armant Tragaj janë përplasur fizikisht në ambientet e një lokali pranë bashkisë së qytetit.

Tragaj ishte emëruar në këtë pozicion që prej 2016-s nën siglën e LSI-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje