Franca nën presion, të dielën Merkel takon Macronin për ta bindur që të votojë pro Shqipërisë e Maqedonisë

11 Tetor 2019, 19:05Politika TEMA

Që vende si Gjermania dhe Franca kanë qendrime krejt të ndryshme lidhur me hapjen e procesit të negociatave për antarësim mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë duket se nuk e shqetëson Parisin.

Franca do ta bllokojë hapjen e planifikuar të bisedimeve me dy vendet e Ballkanit – Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – për antarësimin e tyre në BE.

Qeveria në Paris i konsideron të pamjaftueshme hapat ndërmarra në këto  dy vende, u shprehën të premten në Bruksel disa diplomatë.

Gjithashtu Franca kërkon një reformim thelbësor të procesit të antarësimit si kusht për të dhënë miratimin e saj. Kritikohet ndër të tjera, që procesi i antarësimit është mjaft teknik dhe në rast të zhvillimeve problematike mund të ndalet me shumë vështirësi.

Me veton e saj Franca del edhe kundër Gjermanisë, që bashkë me shumë shtete të tjera të BE-së është angazhuar për bisedimet e antarësimit.

Qeveria gjermane i referohet vlerësimit të Komisionit të BE-së, që këto vende i kanë përmbushur kushtet për hapjen e negociatave dhe se Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u janë premtuar bisedimet.

Në fakt fillimi i bisedimeve të antarësimit do të duhej të vendosej të martën e ardhëshme në takimin e ministrave të BE-së në Luksemburg.

Por rezistenca e një vendi mjafton për ta penguar këtë. Në radhë të parë për Maqedoninë e Veriut një bllokim do të ishte i hidhur, sepse vendi me rreth 2,1 milionë banorë nisur nga perspektiva për bisedimet e antarësimit pranoi ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut.

Qeveria greke e pati kërkuar këtë, sepse edhe krahina veriore e Greqisë mban të njëjtin emër dhe druhej për pretendime eventuale territoriale.

Greqia ia doli të imponohet, sepse miratimi i bisedimeve të antarësimit në BE duhet të pranohet njëzëri nga të gjitha vendet anëtare.

Ky vend e pati kushtëzuar pranimin për ndryshimin e emrit me shpresat për afrimin në BE. Si rrjedhojë shumë shtete e shohin me habi dhe nuk e kuptojnë veton e Francës.

Një diplomat, sikurse njofton agjencia e lajmeve DPA të premten tha, se “kush bllokon tani procesin e antarësimit mban përgjegjësi për ndonjë destabilizim të mundshëm në fqinjësinë tonë”.

Një numër i madh shtetesh të BE-së ishin angazhaur për bisedimet e antarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Shansi i fundit për këto bisedime mbetet tani një takim i planifikuar për të dielën mes kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

2 komente në “Franca nën presion, të dielën Merkel takon Macronin për ta bindur që të votojë pro Shqipërisë e Maqedonisë”

  1. pesimisti says:

    Nga e dini ju qe Franca dhe Gjermania kane ndryshime ne qendrimin ndaj hapjes se negociatave me ne?
    Une e shikoj ndryshe. Ato jo vetem qe nuk duan te happen negociatat, por luajne me ne. Gjermania hiqet si polic i mire dhe Franca polic i keq. Gjasme e kane lene kete pune deri ne minute e fundit! Kjo eshte loja…Kane tallur b me ne qe nga 1912 e ketej. Te dyja pjerdhin ne nje poce. Na e kane matur koken me pe. Jo eshte e mire Gjermania jo eshte e keqe Franca. Shtete qe lane pas te kaluaren e pergjakur nuk merren vesh per keto gjera te vogla? Me duket loje…

  2. taras bulba says:

    Se fat i keq per Shqiperine ,te ngelet fati i nje kombi ne duart e nje kalamoni dhe nje dore drogmenesh hebrej qe gjithe jeten e tyre u pasuruan duke shfrytezuar koloni , kombesi , popuj ne mbare boten , dhe tani te shesin edukate ,dhe rregulla . Kot e kemi qe shpresojme tek francezet , ata kurre ne histori nuk na kane ndihmuar dhe perfillur , gjithmone na e kane patur me te hedhur , gjithmone kane qene provokatore , asnje nuk e shpjegon zanafillen e cuditshme ndaj nesh .
    Kane gjetur dhe corapekuqin me citjane dhe e bejne si duan , ata burre qe u tregonin dhembet ketyre nuk jetojne me , ata qe nuk trembeshin se ke kishin perpara sado i fuqishem te ishte ……mar shkas te tregoj nje ngjarje qe ndodhi ne fillim te viteve 80 dhe pikerisht ne 1983 ne kanalin e korfuzit, ku nje motoskafe me 4 turiste franceze te armatosur u futen naten ne ujrat tona , asnje nuk e shpjegon qellimin , pasi nuk iu dha asnje urdher te largoheshin por u prit nje urdher nga “lart “dhe ……..ajo qe ndodhi nuk perfytyrohet dot , kercicnin mitralozet e katrave silurus qe i kishin rethuar , duke i bere shosh trupat e tyre te pajete dhe te cpuar nga predhat te dimensineve te medha , per tere naten perpiqeshin , marinaret tane ti gjenin dhe te depononin se ngjarja ndodhi ne ujrat tona po me kot , rymat dhe ererat i cuan drejt ishullit te Korfuzit ………sigurisht qe qeveria franceze beri nje note te forte proteste deri ne OKB , por udheheqesit e asaj kohe vishnin pantallona dhe jo citjane me corape te kuqe …….po keshtu dhe nje makine e ambasades franceze , desh te provokonte ne bllok duke mos perfillur shenjen ndal te gardistave , besoj se e dini ngjarjen dhe perfundimin …..po te ktheshe koken mbas ne vite kurren e kurres nuk na kane honepsur francezet ne si komb , kane patur gjithmone tendenca famekeqe ndaj nesh , te na ndnin , te na shperbenin , duke iu dhene dhe premtuar gjitoneve tane pjese , krahina , sikur ishin te tyret dhe mund te benin me Shqiperine cte donin …..asnje ama nuk e shpjegon zanafillen ose arsyen , ndoshta nga qe jane shume shovinista dhe nuk i perfillin kombet me perberje te vogel popullsie dhe toke ……..Kur ke te tille sjellje nga Pridenti Macron , vaj me det se cperfundime negative do kemi te vijen ekstremistet e djathte te Le pen-it………..keshtu qe kot e kemi me kete Europe , dhe ata qe na duan te fillojne negociatat nuk na duan dhe na dashurojne , por nuk duan ne asnje menyre te jemi ne krahe te kinezeve ose ruseve qe po vezhgojne me vemendje te vecante ballkanin perendimor .
    Nese ne si komb duhet te shikojme dy dite te bardhe , te fillojme jo neser por dje bisedimet me investitoret kineze , eshte e kote qe te presim edhe kaq sa pritem te presim dite me te mira nga Europa …….eshte kohe e humbur , do kemi fatin e Turqise , diku e lexova te nje komentus dje qe ne nuk kemi fuqine e Turqise te qendrojme keshtu sic jemi , ditet dhe vitet ikin jeta eshte shume e shkurter kemi detyrime tek brezat qe vijne , filloni direkt bisedimet me kinezet , jo me ruset se ata jane te pabese futin hundet ne punet e qeverise por me kinezet , merni shembull nga gjitonet tane helene , sollen kinezet ne portin gjigant te Pireut dhe bene prokopi ………keshtu qe mos u lebetitni dhe mos umbysni me nje lug uje por hidhi nje shikim nga lindja e larget ndoshta atje eshte shpetimi i nje kombi te stervujtur ……………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje