Studimi: Në qumështin e gjirit ka "antibiotikë" natyralë

11 Tetor 2019, 16:29Shëndeti TEMA

Në qumështin e gjirit ka një substancë antimikrobike (një lloj antibiotiku natyral) që mbron fëmijën nga bakteret e rrezikshme dhe promovon rritjen e mikroorganizmave të dobishëm në zorrë. Zbulimi është bërë nga Donald Leung i National Jewish Health, dhe është botuar në revistën shkencore “Reports”.

Ky kompnenet quhet GML dhe është një lloj antibiotiku natyral i pranishëm në sasi shumë të larta në qumështin e gjirit, por i pranishëm në sasi më të vogla në qumështin e lopës dhe mungon tërësisht në atë artificial.

Ekspertët kanë treguar që GML dhe qumështi i gjirit janë në gjendje të vrasin baktere të tilla si Staphylococcus aureus, Bacillus subtilis dhe Clostridium perfringens, gjë që as qumështi i lopës dhe as qumështi artificial nuk mund ta bëjnë.

Për më tepër, ekspertët theksojnë se substanca është selektive dhe, për dallim nga antibiotikët normalë, nuk i vret bakteret e mira, përkundrazi favorizon rritjen e tyre, jo rastësisht në barkun e foshnjeve me gji ka më shumë laktobacile, baktere të familjes Enterokoku, dhe bifidobakteret.

Dhe kjo nuk është e gjitha, substanca ka një veprim anti-inflamator dhe, nëse shtohet në qumështin e lopës, i jep fuqi antikrobike.

GML aktualisht është objekt i një kërkese për patentë për përdorimin e saj si shtesë në qumështin e lopës dhe qumështin artificial, thonë autorët e studimit.

1 komente në “Studimi: Në qumështin e gjirit ka “antibiotikë” natyralë”

  1. 17nentori says:

    Punojeni token bijte e mi se do ta gjeni… floririn!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje