Pas mishit, peshku është sektori i madh në të cilin gjithnjë e më shumë kompani po propozojnë alternativa zëvendësuese me bazë perimesh, kjo për shkak të ndikimit shumë më të ulët mjedisor si në rastin e akuakulturave, edhe atë të peshkut të kapur në det. Revista “Smithsonian” bën një përshkrim të produkteve të reja, duke filluar nga karkalecat e rreme që ofron New Wave Foods, një kompani start up në Kaliforni që ka arritur të prodhojë mish të kuq duke përdorur proteina perimesh.
Risia e “karkalecave” të bërë me perime është shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh që konsumi i këtij produkti ka pësuar një bum të vërtetë vitet e fundit, dhe se shumë shpesh ato që shiten në Perëndim vijnë nga fermat tajlandeze dhe vendet e tjera, ku shfrytëzohet puna e fëmijëve. New Wave Foods ka prodhuar disa lloje karkalecash, dhe së fundmi ka hyrë në biznes me Tyson Foods, gjigandi i mishit, për shpërndarjen e produkteve të tij në restorante dhe hotele.
Good Catch është një tjetër kompani që ofron produkte të reja me bazë vegjetale. Për momentin, ajo ofron tre lloje toni të tonit (natyral, mesdhetar dhe me barishte) bazuar në një përzierje prej gjashtë bishtajoresh (bizele, qiqra, thjerrëza, sojë, fasule dhe fasule të bardha) të aromatizuara me vaj deti.
Ocean Hugger Foods synon tregun e madh të sushit dhe sashimit, për të cilin përdoret vetëm domate, salcë soje, sheqer dhe kripë. Ndërkohë, ekziston një salmon me bazë karotash që po testohet.
Shumë nga këto produkte nuk janë ende në shitje në Evropë përveçse shiten në Amazon, por ju është e pritshme që së shpejti ato të pushtojnë edhe tregun evropian ose që kompani start-up të përpiqen të ofrojnë produkte të ngjashme edhe në kontinentin e vjetër. (TemA TV)