Trajneri Edi Reja në fund ka zgjedhur që të mbrohet mirë ndaj Turqisë dhe të mos rrezikojë, në pritje të momentit të duhur për të goditur kundërshtarin.
Ndaj skema që ka përdorur sot trajneri i kuqezinjve është ajo e zakonshmja 3-5-2, por me tipare më mbrojtëse se zakonisht.
Kështu, është konfirmuar treshja që nisi ndeshjen ndaj Islandës nga minuta e parë në prapavijë, me Dermakun në qendër dhe Gjimshitin e Ismajlin nga krahët, duke shpresuar që të mos përsëriten disa gabime që shfaqen në muajin e kaluar.
Në krahun e djathtë, nuk ka eksperiment me Roshin nga fillimi, pasi aty është pozicionuar Veseli, një futbollist dukshëm më mbrojtës.
Nga ana tjetër, trajneri Gynesh nuk zhgënjen, duke kthyer rreshtimin me dy sulmues, pasi nga minuta e parë do të luajnë si Tosun, ashtu edhe Jillmaz.
Formacionet
Turqia: Gynok, Ajhan, Çelik, Demiral, Meras, Tufan, Tekdemir, Emre, Çalhanollu, Tosun, Jillmaz.
Trajner: Senjol Gynesh
Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Lenjani, Bare, Gjasula, Memushaj, Manaj, Çikalleshi.
Trajner: Edi Reja