Nga Mero Baze
Ka një përpjekje nga një rreth opinionistësh të fushatës pro Kurtit, për të konsideruar fillimin e qeverisjes së tij, si një qeverisje kundër ndikimit të Shqipërisë në Kosovë. Për mua ky është një lajm i mirë dhe do t’ia dëshiroja çdo kryeministri të Kosovës. E vetmja mënyrë që Kosova të bëhet shtet serioz, i pranueshëm dhe i besueshëm, është të zhvillojë një identitet shtetëror e administrativ ndarazi me Shqipërinë, për t’i bindur të gjithë, se ja ka vlejtur njohja dhe pranimi si shtet.
Kjo ka qenë ide fikse e themeluesit të shtetit të Kosovës, presidentit të parë të saj, Ibrahim Rugova. Rugova e kishte distancimin nga Shqipëria një diemension natyral. Ai e donte Shqipërinë, e çmonte atë, por nuk e përziente me Kosovën.
Berishën e mbajti larg deri sa vdiq dhe nuk e priti në Kosovë, ndërsa socialistët i shikonte si njerëz në punë të tyre, me të cilët nuk donte të kishte punë.
Dhe nuk e bënte se e bezdisnin si personalitete, por kishte bindjen fikse se Kosova do të mund të formonte personalitetin e saj shtetëror ndarazi Shqipërisë.
Për këtë u mallkua shumë, u fye, u poshtërua, dhe pse jo, disa herë dhe u tentua të eleminohej fizikisht.
Ndër ata që ka tentuar ta poshtërojë për këtë prirje të tij, ka qenë dhe Albin Kurti. Duke tentuar të formojë personalitetin e tij si politikan pro bashkimit me Shqipërinë dhe si një njeri që e bezdiste trendi i një identeteti të ri shtetëror të Kosovës, Albin Kurti e ka pasur target sulmesh Rugovën, pikërisht për këtë identitet të tij politik.
Dhe e kishte këtë me gjeste konkrete, me mospranim të Rambujes, mos pranim të pavarësisë, mos pranim të flamurit, mos pranim të ekipit të futbollit etj. Nuk mund ta gjykosh për këtë gjë, se është zgjedhje politike dhe duhet pranuar siç është. Dhe 25 për qind e Kosovës, e pranuan kështu Albinin.
Tani lexova një ditë më parë një koment të Berat Buzhalës, që befas na paraqet një Albin tjetër, një Albin që “do t’i vërë kufirin tek thana” Shqipërisë dhe Edi Ramës, që do tregojë personalitetin e Kosovës ndaj Shqipërisë, dhe ca gjëra entuziaste rreth formimit të tij kulturor, të cilat nuk ja vlen të debatohet.
Ky është një lajm i mirë, nëse Albini ka vendosur të ndryshojë kauzë e të bëhet politikan kosovar, që do të zhvillojë një identitet të Kosovës dhe të mos lejojë varësi të Kosovës nga Shqipëria.
Thjesht duhet korrigjuar, që nëse ka vendosur ta bëjë këtë, nuk është i pari, por është idhtar i Ibrahim Rugovës. Kjo mund t’ia forcojë dhe më shumë besimin në bashkëpunimin me LDK, që ende po mëdyshet. Nëse është i vërtet opinioni i Buzhalës dhe e besoj që është i vërtetë, se ka qenë mbështetës i tij në fushatë, atëhere Kurti duhet ta nisë kauzën e tij të re, duke shkuar tek varri i Rugovës, qysh i kanë adetet politikanët në Kosovë, duke vënë aty një tufë lule, e duke u betuar se do ta ndjekë veprën e tij.
Me këtë rast është i mbrojtur dhe nga pikëpamja kulturore me Shqipërinë, se Rugova ka mbaruar Sorbonën dhe jo shkolla lulishtesh e bodrumesh.
I vetmi problem është të sqarojë mbështetësit e tij, se nuk ka më kauzë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por çlirimin e Kosovës nga Shqipëria dhe Edi Rama. Nuk ka nevojë të bëjë luftë për këtë, se e ka të fituar brenda ditës pa hedhur asnjë armë. Boll ta kërkojë.
Por nëse Albini nuk ka ndëruar ende kauzë dhe mendje, mos e fyeni, se duket si budalla që e përdorni dhe për komplekset tuaja të inferioritetit me Edi Ramën.
Ka boll të vetat dhe mund t’i nxjerrë vetë. S’ka nevojë të keqpërdoret për të hequr komplekset e dikujt ndaj Shqipërisë, Edi Ramës, Sali Berishës, apo kujtdo ndaj të cilit ndjehet inferior përtej kufirit.
Mero baze i qan keta artikuj, mjafton ne fund qe Albini nuk ka nevoj te zbraz asnje fishek vetem te flas se e do shqiperin sa me larg, te dhent zoti jete se emer gazetatarie ja ke dhene vehtes.
Albin Kurti duhet te ndahet nga pervoja politike antishqiptare e te gjithe sundimtareve qe hipen ne pushtet ne Shqiperi qe nga viti 1990!
Per me teper sot Edi Rama eshte kryeministri me i rrezikshem,se me djallezi,mashtrime dhe propagande te tipit gebelsian,ka arritur te shkaterroje shtetin ligjot,te rrenoje demokracine,administraten qendrore dhe vendose duke nxitur korrupsionin!
Rama e ka privatizuar cdo gje ne Shqiperi jo vetem te gjitha pasurite,por edhe te gjitha sherbimet qeverotare,qe duhet t’i kryeje shteti!
Fakti,qe edhe veprimet me organet tatomore,qe bizneset duhet t’i kryejne me shtetin,ky shteti i kalbur i Rames ia ka dhene privatit!
Korrupsionin e zyrtareve te shtetit ne tatime e pranoi vete ministrja e Finances kur tha se keto sherbime ia kaluam privatit per te shmangur korrupsionin!
Pra na del qe privati nuk paska korrupsion,ndersa shteti nuk arrin ta luftoje ate!
Kjo deklarate ogurzeze e Denaj,verteton se korrupsioni ne Shqiperi nuk po luftohet,por mbrohet nga vete Rama!
Dhe duan keta felliqesira te hape negociatat Europa me ne!
Të paska ik truri fare.
Mbahu or burr se Edi Rama është pregatit per ta qeverisur gjat kete vend derisa ta besojne dhe mbeshtesin shumica e shqiptarëve.
O Feniks , qe u djegsh dhe pas ringjalljes u befsh mut per pula, thone ketej nga Vlora….c’pune kane prralat qe tregon ti , me shkrimin e Meros.
Z.Baze: Kur fillova te lexoj artikullin u tremba duke menduar se MBaze nuk e pelqeka bashkimin e dy popujve shqiptare.Ai identitet ”shtetror” me duket paksa i cuditshem sepse shteti drejtohet nga qeverite te cilat ndryshojne vazhdimisht dhe nuk kane substancen ”identitetit” gje te cilen e ka kombi me gjuhen-teritorin gjeografik-karakteristikat e kultures traditave dhe zakoneve.Nejse….me poshte e mora vesh se behet fjale per Buzhalen,nje gazetar qe perpiqet te fshehi nje xhelozi paksa keqdashese si dhe ndjenjen e inferioritetit personal .Perpjekjet e tij bashke me Matoshin per kombin kosovar ishin jo vetem divulgative por edhe qesharake.
Kush e ka genjyer kete kokeqepen se eshte i zgjuar. KJo qe ka shkruajtur eshte thjesht nje paçavure. E denje per nivelin e Buzhales, Nikoll Lesit, Bushatit e kompani. Albini nuk eshte Rugova dhe nuk ka ndermend te behet si ai. Se eshte prishur me Te Gjatin nuk perben as mekat dhe as arsye qe Ymeri t’i sulet me terbim!
KJO QUHET GAZETARI!
Nuk ndryshon kauzë Albini, kot flasin. Mund ti shtyjë për më vonë disa çështje por të thuash që Albini nuk e do më bashkimin kombëtar nuk pi ujë. Dhe nuk e do bashkimin se ju ka shkrep ashtu në kokë por se është i bindur që jemi më të fuqishëm kundër sfidave dhe fqinjëve. Është interes kombëtar bashkimi.
Timi.Me mire te mos flasin shume por ta pregatisin terrenin pa bere buje,ashtu si gjermanet.Por per ne eshte e veshtire se te gjithe na hidhen ne gryke.Edhe ALBINI ska futur kembet njehere dhe ka plot probleme.Pse Buzhalen do pyesi ai?.
Albini ka nje difekt serioz,nuk le kundershtar pa denigruar, jo vetem ne Kosove, por e ka shtrire dhe Shqiperi.Si do ta takoj Edi Ramen ky kokeboshe,mbasi e cilesoj trdhtar te kombit,me vjen keq po ky anarshit eshte percares jo bashkues,pa asnje ndryshim nga Saliu qe nuk ka lene pa denigruar jo vetem kundetshtarin, po edhe te vetit. Fakti qe shqiptaret e Kosoves i kan dhene vetem 25 perqind verteton kete qe thashe.
Konica,
Albini e do çlirimin e Kosovës – ta çlorojë edhe një herë pasi t’ua dorëzojë sërbëve,
Albini e do bashkimin më Shqipërinë- po do që të jetë Ai që e bashkon dhe e sundon pastaj.
Ai është një diktator i lindur, një tip nacistoid, të tjerët kanë lindur për t’i sherbyer atij. Pa fjalë.
Qofsha i gabuar !
Zoti Baze jeni i persosur si Gazetar.
Eshte e drejte kur thoni mos e fyeni Albin Kurtin se ai i tregon Shqiperise si behet Shteti vetem pa ndikimin e Shqiperise, por qe duhet ne fillim ti mbushi mendjen atyre 25 perqindshit qe e zgjodhi se nuk behet Shteti i Kosoves me ndikimin e Shqiperise ose ti tregoje Shqiperise se si behet Shteti.????
Je i madh bravo???????
Shkrimi duhet lexuar me vëmendje dhe sidomos të nxirret kuptimi i atyre midis rrjeshtave. Më shumë se me Albinin, Baze e ka me Lehsin e Kosovës ose bubuzhelin. Sa i përket Albin Kurtit këtë le t’ia lemë kohës. Ka thënë shumë si aktivist politik dhe në përgjithësi ka patur mirëkuptim. Veç nuk duhet harruar shprehja: “Nga e thëna në të
bërë na ndan një det i tërë”. Mbi të gjitha Albini do të kuptohet vartësisht këshilltarëve që do të mbajë pranë vetes. Po preferoj nga këta të sojit të bu(bu)zhe(a)lëve s’e ka të gjatë.
TE paqim or Mere,por ato qe thua zotrrote per Berishen,nuk jane te verteta…!?
Pale,pale po Berishen pse e permend???Aaa po, e paske pase kunjin e madh me Ate,kjo shihet.Fatkeqsisht per ty,permendja e Plakut te hekurt,Berisha,kudo dhe gjithkund ne paqavuret tuaja,nuk Ia hek Atij asnji ashkel,perkundrazi Ia rrit famen per qendresen!
Je racist i pashprese, ironik i qelbur,servil i pa skrupullt,per pasoje i pa afte me kene asnjanes ne “opinionet” tuaja.
Vazhdo me Berishen se kjo i ban mire Atij!!Hahaha…!Urime dhe , ne shpellaret thojme:”Zoti t’a shtofte inatin”!!!
T’i lëmë mënjanë bëmat e hatashme të Berishës këto 28 vjet. Janë aq shumë sa duhen vëllime për t’i nxënë. I zerojmë të gjitha, por, po sikur të bëjmë një pyetje: A ka ndonjë faj Berisha që Shqipëria është në këtë gjëndje edhe mbas afro 30 vjetëve? Sepse në fund të fundit, kushdo do të dijë bilancin e kujtdo politikani që na ka drejtuar. Po mirë do thotë dikush ç’faj ka Berisha kur atë e kanë votuar shpellarë, lebër, lalucë e malokë?! Hëëm! Ec e gjeje këtë të kam rixha!!….
Eshte pak e e veshtire per ta kuptuar analizen e Bazes.
Ne rradhe te pare nga shkrimi lehet te kuptohet qe Edi Rama dhe Shqiperia jane nje dhe Albin Kurti kerkon te distancohet nga Edi Rama dhe Shqiperia njekohesisht.Ne rradhe te dyte me habit indiferenca e Meroi Bazes per sa i perket takimit te treshes ne Beograd dhe Minishengenit te shumefolur.Dhe ne rradhe te trete gazetari nuk ka nevoj ti bej nje Analize Albin Kurtit per nje deklarate qe ka bere Buzhala.Mero Baze do bente mire te bej nje Analize per sjelljen dhe levizjet politike te Rames se Albin Kurti nuk ja ka nisur akoma pune dhe koha do e tregoj.
Keto jane plako “sofizmat” e nje fshatari qe i duket vetja kopil si mero baze! Thote gjysem te verteta, perzien argumente, hedh kunja kot, ben deduksione te gabuara e tje. Bravo qe ke vene ne dukje gjithe kontradiktat prej shejtan-budallai te ketij shkrimi (me i rendesishmi sigurisht qe Rama, sipas bythlepiresit artikullshkrues, eshte Shqiperia)
Komenti yt i nivelit te bisedave qe behen ne taksi! Kalimi ne opozite se shpejti e pret edhe punedhenesin tend Edi Ramen. Plus ti si milioner e i shitur nuk je i denje me dhene mendime per cfaredo problemi, e sidomos per Kosoven
Edi Rama do ta qeveris gjat kete vend derisa ta votoje dhe besoje shumica e shqiptareve.
Kam frik se do plakesh o Arbana duke pritur ardhjen ne pushtet te klikes famkeqe te SALI PINOÇETIT.
Ky Baze vetëm me fyerje dhe rreth fyrjeve merret konkretisht edhe këtë herë po i fyen qytetarët e Kosovës dhe jashtë Shqiprisë të cilët e dinë se ka pasur shumë ma të fortë se alkoholiku Rugova me fornu nga 1/2 e kombit një tjeter gjuhë dhe kombë por kurrë dhe në çfardo rrethana tepër të rënda nuk arritën Gjermaninë e bashkoi populli i cili i shkatrroi kufijtë poashtu edhe shqiptarët dhe turizmi i tyre vetëm në Shqipëri dhe jo në M.të ZI dhe Bullgari me çmime po thuaj baraz dhe shërbime goxha ma të larta nuk e ndrrojnë me popullin dhe vendin amë
E cuditshme. Nuk te ngjisin me shkrimet me kete tipin Mero se thjesht nuk eshte as Sala as Rama as Meta as Basha as PD as PS as LSI as rilindje. Hap debate sa te duash e per CA te duash prapp ske shans. Establishment eshte dicka qe nuk shikohet por kuptohet e ndihet ose refleks I I kushtezuar do shpegonte biologjia. TI je nje tipik I kesaj kategiorie Ska asgje te keqe. Se te pakten je shume larg nga papagallet politik te rilindjes TI mbron veten ne ide qe sjan me ide po replica me veten tende. Eshte fryme Kurti eshte ide nuk eshte nje person I vetem Jane levizje jane IRA Jane Basket Jane Siriza Jane Podemos Jane puntoret te papunet e shkolluar fshataret Jane kurdet Jane te te gjithe te mbijetuarit e Titanikut
Ymeri i janullatosit kerkon ta shtyje albinin drejt jugosllavisteve te ldk-se dhe me kryesorja ,ta largoje sa te mundet nga ideja e bashkimit kombetar. Na qenka beograd buzhala mbeshtetes i albinit! Ti ymer,bashke me buzhalen ,kujtoni se mund ta sabotoni çeshtjen kombetare duke futur perçarjen midis shqiptareve. Jeni bashkuar ju pa atdhe nga kjo ane me jugosllavistet e kosoves te sabotoni shtetin e perbashket shqiptar. Le te shpresojme qe albini do tu tregoje veglen si ymerve tane,ashtu edhe buzhalave andej drinit.
Shkrim ne sherbim te intetesave antikombetare. I mbani mend financimet e fshehta te ministrit te jashtem grek para ca kohesh. Pothuajse te gjithe opinionistet shqiptare ishin ne liste.
Ky artikull me kujton intervisten e Hajredinit dhene VOA para pak kohe. Ai midis te tjerave mburrej se ai nuk I servilosej Amerikes.
Ky bubuzheli thote qe Kurti nuk do I serviloset Shqiperise. Nuk besoj ta kete degjuar nga Kurti, po po qe e vertete, me mire Kosova te vere ne krye nje femije se edhe femija do kete me shume dashuri per Ameriken dhe Shqiperine.
undefined
Une Rugoven , nga e kam pare , degjuar le veprat e tij e kam njohur si nje sabotator te ceshtjes se Kosoves dhe bashkepuntor te Milloshevicit. Eshte tjeter pune qe shume njerez duan ta shkruajne historine sikur bejne skluptura ne kopshtin e Edenit. Dhe Mero ketu gabon,, apo une nuke di se cka pase ne mendje Rugova, por te tjera ka bere ne fakt me kafene ne ne Beograd apo me Rambujen e UCK-ne
Shkrim i këndshëm, brenda kufijve të mentalitetit, intrigave, folklorizmit dhe karshillëkut mes shqiptarëve, por jashtë realitetit.
Kosova është një shtet, i gjithi nën llogarinë financiare dhe xhepat e komunitetit ndërkombëtar. Asnjë shtet i OKBsë nuk e ka njohur Kosovën si shtet falë përpjekjeve të saj, të Shqipërisë apo qoftë edhe të Europës, por vetëm falë imponimit Amerikan. Siguria, ekonomia, paqja, pavarësia, janë të gjitha në dorë të komunitetit ndërkombëtar. Nëse do ishin në dorë të shqiptarëve, jo vetëm Kosova por edhe një pjesë e mirë e Shqipërisë nuk do egzistonin. Fqinjët do të na tresin brenda 24 orësh.
Kështu që Kurti megjithë pathosin, folklorizmin, megallomaninë dhe fodullëkun e tij mendjelehtë, tipik shqiptar, në pozicionit të tij shtetëror teatral, është i dënuar të egzistojë vetëm duke respektuar ekuilibrat e intrigave të brendshme dhe të bëj kukullën e ndërkombëtarve në bisedimet me Serbinë, që i kurdisin po ndërkombëtarët, sepse po të mos ishte për ta, Serbia jo vetëm që nuk ulej të diskutonte me kosovarët, por do ti zhdukte nga faqja e dheut, duke përfunduar veprën e Millosheviçit dhe paraardhësve të tij.
Albin Kurti është një politikan kalimtar si gjithë të tjerët dhe krejt i parëndësishëm për ndërkombëtarët, në pokeri e madh që luhet për Kosovën.
Për të folur si sovranistë të mëdhenj, duhen shekuj punë, kulturë shteti, institucione të forta, histori, emancipim, ushtri, ekonomi, industri, kapacitete teknologjike dhe aleanca politike ndërkombëtare që janë skalitur në zjarrin e historisë.
Jo një mall në dorën e satrapit të rradhës, por një proçes që zgjat në shekuj në historinë e një kombi.
Lufta e egër kafshërore që i kemi bërë gjithmonë shtetit dhe institucioneve në emër të zakoneve kanunore dhe tribale, korrupsioni i kulturës sonë folklorike, feudalizmi ynë patologjik, viktimizmi kronik, varfëria jonë shekullore që i ka rrënjët në injorancë, fodullëku, haxhiqamilizmi dhe berishizmi, llumi i çdo lloj mbeturine mesjetare religjoze që lulëzon aq shëmtuar në kulturën tonë, na ka hequr në shekuj çdo lloj të drejte për t’u konsideruar një komb i qytetëruar i denjë për respekt nga të tjerët. Tani ndofta dhe kombi i vetëm në botë që aq shumë urren vetveten dhe braktis vendin në periudhë paqeje me anë të një hemorragjike lebetitëse që do të çudiste edhe çdo shtet të përvëluar nga lufta.
Albin Kurti nuk ka asgjë në dorë nga gjithë ato që mburret, e vetmja gjë që mund të bëj me këmbëngulje, patriotizëm dhe mençuri është të vazhdojë atë proçes të braktisur, që ka si qëllim zhvillimin e kulturës së punës, stimulimin e modestisë që aq shumë na mungon si komb, forcimin e kulturës dhe efiçencës së institucioneve shtetërore, dialektikën moderne politike që nuk fabrikon urrejtje dhe dhunë brenda llojit, forcimin e demokracisë dhe mbi të gjitha fillimin e një revolucioni kulturor dhe emancipues që aq shumë i mungon shoqërisë sonë të zhytur në injorancë, fe, korrupsion, zakone mesjetare, mafje, folkorizëm dhe hipokrizi.
K9;Plotesisht dakort me komentin tuaj.Nga te gjitha problemet mua me shume me shqeteson ”institucionalizimi” i fese,vecanerisht ne Kosove kur kombet e perparuara e kaluan periudhen e erret qe me Revolucionin Francez,me perjashtim te Spanjes e cila ndoqi tjeter rruge.
Dy gjera duhet t’i dije Mero Baze dhe i gjithe populli shqiptar ne trojet e tij etnike. 1. Prishtina “shqiptare” e Albinit dhe e te gjithe te tjereve qe kane qene e jane ne pushtet e ka pase kryet ne Beograd… dhe
2. Populli shqiptar kudo ne trojet e tij etnike e ka pase kryet kryet ne Tirane, te Rilindja Kombetare Shqiptare dhe pasardhesit e saj.
Por ajo qe po shihet nga shkrimi i Meros dhe i shume te tjereve si Mero Baze, bazat i kane kthyer kah Prishtina “shqiptare” e Beogradit dhe ky eshte kulmi i mjerimit shqiptar
DRENICA E KUQE
Kot Nuk thone Tre Shqiptare jane 5 mendje kane, keshtu edhe Merua Ka mendimin e tij jo percares por as bashkues secila parti Shqiptare ne shqiperi kosove maqedoni mal te zi apo ne ballkan eshte ne drejtim Te paditur.Ndiqen politikat percarese ndermjet shqiptareve Te okestruara nga qarqe Shume inteligjente te financura me se miri si me para ashtu edhe ne njerez.Qe Te flasesh per Albin kurtin pa filluar Pune akoma eshte sikur Te cosh tiganin ne zjarr dhe peshku ne Uje pra dmth eshte akoma heret . Pa filluar Pune Albini plehrat analiste “nacionaliste”nga Te dyja anet e kufirit Te fshehur apo te pafshehur filluan Te shperndajne helmin qe na ndan dhe na largon me shume.Franksionet apo klanet qe kane mberthyer politiken Shqiptare ne ballkan per te mbijetur Jane kthyer ne parti politike kane filluar Te bashkepunojne me qeverite fashiste serbe dhe greke ne dem te interesave kombetare prandaj kemi tradhtare me shumice.Zoti Mero deri diku ke bere nje pasqyre Te sakte por si gjithmone terhiqesh ne momentin e fundit ,Te terheq mosdija nuk besoj por Jane lidhjet e ndryshme qe Nuk te lejojne ta thuash shqip qe ne si Shqiptare duhet Te jemi ne nje mendje kur preken interesat kombetare ,Duhet Te mbeshtesim njeri-tjetrin per ekzistencen e Te gjithe ne si komb.Kemi ngel akoma dhe zihemi ndermjet njeri-tjetrin se kush eshte burre me i mire Edi apo albini historian do Ta tregoj.Prania e kryeministrit Tim Shqiptar Edi Rama ne serbi pa pranine e shtetit kosovar eshte politike tradhtare dhe e pashprese per nje shengen ballkanik.Nuk Ka paqe ne ballkan pa u rregullu Te drejtat e Shqiptareve kudo ku jane ne maqedoni mal Te zi kosove ne serbi greqi.Heroj yne kombetar SKENDERBEU na e ka lene trashgimi qe Te jena Te bashkuar prandaj i tha Gjonit Te vogel ti thyeje thuprat nje nga nje.Shqiptaret Duhet te lidhin shengen midis tyre pastaj me te huajt.Politika e jashtme Shqiptare eshte pa krye ashtu sic e duan interesat e huaja,e Kane me kollaj me na shfrytezu.Nuk na duhet shengeni me serbine nuk na duhen dritherat me kancoregjene nga serbia nuk na duhet “jugosllavija e re”me shqiperine dhe maqedonine gabim historik nga Rama ashtu si dhe ngritja e varrezave greke ne jug Jane tradhti kombetare.
Ka kohe qe ka filluar pushtimi I shqiperise nga kosovaret ….ketu do jemi dhe do ta shihni….my eshte projekti I tyre ambicioz
Albin Kurti nuk don te mbaje Kosoven larg nga Shqiperia, por Edia Ramen larg Kosoves.
Mendoj se kjo eshte shume positive. Se pari Rama eshte KM ne ikje, dhe e dyta nuk ka pse Albini te mbaje afer mikun e Vucicit e Soros e te birit homosexual te Soros.
Rama nuk perfaqeson Shqiperine. Ai eshte nje hadut a tyxhar votash bashke me shpuren e injoranteve e krimineleve qe i shkojne pas e qe kane uzurpuar pushtetin.
Rama eshte nje person i rrezikshem per Kosoven dhe Shqierine, per gjithe hapesiren Shqiptare. Ai eshte i lidhur me qarqe liberale qe kerkojne hapjen e kufijve mer miliona Afrikane e Aziatike drejt Europes, per te shperbere homogjenitetin kombetar te kombeve Europeane, me promovime te deviacioneve e felliqesirave te tjera seksuale, me perzierjen racore, me shkaterrimin e familjes e cila do rezultoje me zhdukjen e Europianit sic ka ekzistuar per mijera vjet. Rama duhet qeruar si plehre nga cdo mundesi per te ndikuar ne fatet e Shqiptareve. Mero Baze ashtu si te tjera medie i sherbejne Rames.