Drafti: Këshilli Europian rekomandon hapjen e negociatave me kushte për Shqipërinë

13 Tetor 2019, 15:25Politika TEMA

Këshilli Europian do të propozojë hapjen me kushte të negociatave me Shqipërinë. A2 ka siguruar draft-konkluzionet e Këshillit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kushtet e vendosura në draft, ngjasojnë me ato të Berlinit zyrtar, përpara se te jepte “Po”-në në Bundestag.

Në thelb, kushtet lidhen me reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.

“Këshilli Europian vendos të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë. Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të progresit të bërë, Shqipëria duhet të sigurojë:

Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetting-ut.

Hetim rasteve dhe akuzave për krim elektoral.

Ngritja dhe funksionimi i SPAK.

Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë.

Të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019”

Por ndërsa Shqipërisë i kërkohen të gjitha këto, Këshilli inkurajon klasën politike të zgjidhë ngërçin politik.

“Partitë e opozitës duhet të rindërtojnë në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformës në BE dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik”, shkruhet në draftin e konkluzioneve të Këshillit.

2 komente në “Drafti: Këshilli Europian rekomandon hapjen e negociatave me kushte për Shqipërinë”

  1. Fro says:

    Me 91shin europa dhe veçanerisht usa kerkonin PA KUSHTE dhe ne tavoline fitoren e nje force tjeter politike nga PS, qe na doli nje force antishqiptare me emrin PD. Kta te fundit deri dolen edhe duke publikuar çekun e bardhe ne gazete pa ju dredhur qerpiku se mund ti pergenjeshtronte njeri. E kush ti pergenjeshtronte? Ramizi qe i zgjodhi vete si opozite?
    Tani te pakten ballafaqohet me rezultate. Krimet elektorale ne demokraci nuk shkojne kurre pa mbajtur pergjegjsi.

  2. miranda says:

    Kto jan detyrat e shpis qe rama me salen e liken nuk i kan ber dhe nuk duan ti bejn se su leverdis, spaku nuk po ngrehet gjykata kushtetuse nuk funksjonon vetingu po hecen me shpejtsi breshke ps pd lsi jan kriminelat e kombit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje