Nga Dashnor Kaloçi
Plot 70 vjet më parë, më 7 gusht të vitit 1949, në vëndin e quajtur Qafa e Valmirit në rrethin e Mirditës, mbeti i vrarë në një pritë deputeti i zonës, Bardhok Biba, i cili mbante gjithashtu edhe funksionin e sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së atij rrethi, si dhe gradën e kapitenit të Sigurimit të Shtetit në organet e Ministrisë së Punëve të Brendëshme. Nisur nga detyrat, postet e funksionet e larta partiake e shtetërore që mbante Bardhok Biba asokohe, të kaluarën e tij si partizan e komunist, ndër të paktit që kishte ajo krahinë ku ende ishte i forte ndikimi i derës së Gjonmarkajve, Kapidanëve të Oroshit, ajo ngjarje bëri bujë të madhe dhe revoltoi pa masë udhëheqjen e lartë komuniste të Tiranës. Gjë e cila bëri që ata të ndërrmerrnin një operacion ushtarak spastrimi në shkallë të gjërë në krahinën e Mirditës dhe zonat përreth, ku në krye të saj u vu vetë Ministri i Punëve të Brendëshme, gjeneral-major Mehmet Shehu.
Kjo gjë, perveç historiografisë zyrtare të regjimit komunist të para viteve ’90-të si dhe mjeteve të propagandës së asaj kohe, bëhet e ditur edhe nga një dokument arkivor që publikohet për herë të parë në këtë shkrim të Gazeta Shqiptare, ku Mehmet Shehu, nëpërmjet Drejtorit Politik të Ushtrisë, nënkolonel Beqir Ndout, i bën me dije Enver Hoxhës, lidhur me veprimet e operacionit ndëshkimor që ai kishte planifikuar të ndërrmarrë në Mirditë. Dhe ashtu siç ka shkruar me dorën e tij në një copë letër dërguar “Komandantit”, Mehmet Shehu e bëri gjithçka realitet, duke ekzekutuar plot 14 burra nga krahina e Mirditës, pikërisht në vëndin ku ishte vrarë Bardhok Biba, si dhe duke burgosur e internuar me dhjetra e qindra persona e familje mirditore.
Duke shënuar kështu një nga masakrat më të mëdha të pasluftës, përsa i përket numrit të personave të ekzekutuar për një ngjarje të caktuar, gjë të cilën me dhjetra familje mirditore do ta vuanin gjatë. Nisur nga fakti se për këtë ngjarje që nga ajo kohë dhe më pas deri në fundin e viteve ’80-të është folur e shkruar shumë nga historiografia dhe propaganda e regjimit komunist të Enver Hoxhës, në këtë shkrim po publikojmë “anën tjetër të medaljes”, duke e parë atë nga këndvështrimi i Nikoll Mëlyshit, një nga krerët e Lëvizjes dhe Rezistencës Antikomuniste në Mirditë, nga familja dhe fisi i të cilit pati disa të ekzektuar, burgosur dhe internuar për ngjarjen e vrasjes së Bardhok Bibës.
Kapiten Nikoll Mëlyshi, babai i Pal Mëlyshit, (Hero i Popullit) i cili është personazhi real në filmin “Operacioni zjarri”, (Gjin Martini, babai i Kreshnik Martinit që interpretohet nga aktori i ndjerë Sheri Mita), e ka shkruar këtë ngjarje në një nga kapitujt e librit të tij “Ngjarje të ndime, të pame dhe të jetueme”, të botuar në vitin 1976 në Detroit të SHBA ku ai jetonte si azilant politik. Ngjarjen në fjalë po e publikojmë në versionin origjinal (ashtu siç është shkruar me dialektin e tij të gegërishtes dhe të folurën e Mirditës së asaj kohe) dhe me disa shkurtime, pasi libri i Nikoll Mëlyshit, është ribotuar edhe në Shqipëri në vitin 2005, nga i biri i tij, Lekë Mëlyshi.
Bardhok Biba, qi rrjedh prej një fisi të Kapidanave të Mirditës, patë vazhdue shkollën e mesme në gjimnazin e Shkodrës, por mbas dy vjetësh e patën përjashtue për sjellje të këqia. Ma vonë, me ndërmjetësinë e Kapidan Gjon Marka Gjonit, kje pranue në Shkollën Teknike të Tiranës, ku më aty u filtrue pak në doktrinën komuniste.
Ky edhe këtë shkollë e la përgjys pa krye, dhe filloj tuj shetit der më derë nëpër popull, kundër vullnetit të babës dhe vëllaut të madh të tij, tue folun nëpër popullin e Mirditës fjalë të bukura komuniste mbi përmirësimin e jetës së popullit. Populli i Mirditës, megjithqë i pashkollë e kishte kuptue se Bardhoku ishte tuj ba propagandë komuniste, por mbasi ishte prej fisit të Kapedanave dhe vetëm ai ishte në krejt bajrakët e Mirditës, e nuk kishte tjetër n’atë kohë dhe se ai djal i ri nuk mund të bahet i rrezikshëm në t’ardhmen, e bante edhe me gjederë.
Kur Bardhoku u ba 28 vjeç, u takua me komunistat e Tiranës dhe u ba komunist i betue. Në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia, qarkullonte prapë nëpër katunde Mirdit e Kthellë, tuj u përpjek me shtij helmin komunist në popull, por prap nuk ja vënte kush rëndësinë dhe s’kishte mujt me ba kërkënd me veti, e bile populli i atyne krahinave filloj tuj e përbuz dhe ja nepshin nji grim buk si qenit. Shpesh herë e kan pasë në dor autoritetet e vendit me e kap e me e zhduk nga jeta, por prap e kan lanë se është i fisit të Kapedanit. Kështu Bardhoku përfitoj prej rasteve dhe kur komunizmi i ardhun nga Shqipnria e Jugut, Bardhoku i doli përpara Mehmet Shehut në Lurë dhe Mehmet Shehu, me formë propagandë, për t’i mbushë mëndjen popullit, i qetë përapara një toge partizanësh dhe e pret me për nder armët, tue i thanë popullit se ky asht i kushërini i Kapëdanit të Mirditës, dhe kur hyni komunizmi në Mirditë, Bardhoku u paraqit si ma i madhi i asaj krahine.
Bardhoku ka pas disa cilësina të veçanta; në popull gjithmonë paraqitej gjakftohtë, tregohej shumë i urtë, i ambël në bisedim, shumë i sgjutë, njeri miklues sa qi me ta pi gjakun me pambuk; punët i bante të mbulueme, tue hjedh gurin dhe tue mësheh dorën, me qëllim që fajet t’ua ngarkonte komunistave jugorë të Mirditës.
Bardhoku kryesonte nënprefekturën e Shën Palit të Mirditës dhe kishte fuqi ushtarake të shumta në dispozicion, të cilat ia kishte dhanë me letër të bardhë Mehmet Shehu për ekzekutimin e urdhnave të tij. Me dhelpni e kopili i rrente disa të rinj e prej tyre përfitonte për çështje zbulimi, mbi lëvizjet e kundërshtarëve të vëndit. Parashifej se ai do të shtinte në dorë rininë e Mirditës dhe Kthellës.
Një pjesë e popullit nuk i kuptonte ende të zëzat e Bardhok Bibës, e mendojshin se asht ashtu siç tregohej para tyne dhe se gjoja ai po i pshtonte disa njerëz nga litari prej rrezikut të vdekjes, sepse ashtu ishte metoda komuniste që zhvillonte ky tip në popull. Masa e populli, sidomos rinija, nuk kishte mbërritë ende me e kuptue se ai ishte xhelati që u kishte pij gjakun e sa qindra bashkëvllazënve të vet në rajonin e Mirditës e të Kthellës, tue pushkatue njerëz të pa procese dhe pa gjyqe, burgime, rrahje shtazore, internime, grabitje dhe zhdukjen e moralit malësuer, tue mobilizue vajza dhe gra të reja nëpër brigade punet. E komunistat për të zhdukë doket dhe zakonet e vëndit, i dërgojshin të rejat katundare të zeza me ba këngë dhe valle në çdo orë pushimi dhe për ma keq dhe zi, komisari i puntoris, caktonte një burrë dhe një grue si në punë ashtu dhe në banesë…?! E sa të tjera këso lloj punësh të zezash.
Në të tilla raste, Bardhok Biba dërgonte dhe gruen e vet, Mrikën, për me u duk para popullit i sinqertë. Të gjitha këto mënyrë të shkatërrimit moral, zbatoheshin me urdhër e firmë të Bardhok Bibës. Bardhoku vazhdonte me metodat e veta; gjithmonë masakrimet në popull me urdhër të kapasapëve të kuq të Tiranës, sepse populli i krahinave tona ishte konsiderue prej Hoxhësh dhe Shehut, një popull fajtor?! Dhe si të tillë të pabindun, e kishin dënue gjithë popullin mbarë. N’ë anë tjetër, Bardhok Bibës, kur i paraqitej rasti bante edhe hakmarrjet e veta personale dhe nuk mundi me ja korigjue kush. Kështu që i shpërvoli krahët dhe i zhyti në gjakun e pastër të vllazëneve të vet të pafajshëm, për me fitue mirbesimin prej Partis dhe për të qenë anëtar i Komitetit Qëndror të kryekasapëve të Tiranës, e me sigurue pozitat e veta si kryetar i Komitetit të Partisë Komuniste në Mirditë e Kthellë, deputet i krahinës dhe me gradën Kapiten i Sigurimit në Mirditë.
Megjithse në një situatë të vështirë, Ndue Pjetër Gjonmarkaj dhe Ndue Mëlyshi, bashkë me shokët e tyne, me shumë vuejtje dhe sakrifica, mundën me ba një mbledhje për të gjithë luftëtarët e malit të Mirditës, të Kthellës dhe të Lezhës më datën 1 korrik 1949 në Shqopën e Munellës-Mirditë. Në këtë mbledhje muerën pjesë si kryetar çetash; Ndue Bajraktari, Mark Dod Lleshaj, (Gjini), Marka Jak Bajraktari, Ded Kolziu, Llesh Marka Tuci, dhe Gjok Dod Përbrunga. Muerën pjesë dhe 60 luftëtarë dhe kaluan bashkë pa u nda për dy ditë. U muerën vesh mirë për gjëndjen e kritikëshme dhe humbjen e luftëtarëve në luftën e përditëshme. Si do që kje, vendosën; ripërtëritjen e Nënkomitetit Krahinor të Mirditës, që ishte formue prej Dr. Mark Gjon Markajt në mars 1945 dhe mbas humbjes së Markut më 14 qershor 1946, të vazhduem prej Llesh Gjomarkut me 10 gusht 1946, mbas humbjes së Lleshit më 9 gusht 1947, prej kryetarëve të çetave në tetor 1948, në Kodrën e Rrëshenit të Kthellës, tue i zëvëndësue me; Ndue Bajraktarin, Frrok Mëlyshin, Marka Jak Bajraktarin, Marka Dod Lleshin, Preng Dod Gjinin. Në një mbledhje tjetër me 1 korrik 1949, u ba riformimi kështu: Ndue Pjetër Gjomarkaj si kryetar, Ndue Bajraktari si nënkryetar, Ndue Mëlyshi, Marka Dod Lleshaj, dhe Marka Jak Bajraktari, anëtar të shtrenjtë (të ngushtë). Luftërarët e tjerë, anëtarë të gjanë. Mbas përfundimit të këtij riformimi, mbledhja vendosi edhe njëherë dënimin dhe ekzekutimin e Bardhok Bibës, për të hjek qafe këtë njeri kaq të rrezikshëm të Mirditës.
U caktue një mbledhje e dytë për datën 7 Gusht 1949 dhe me kaq u shpërndanë çetat nëpër drejtime të ndryshme. Ndue Pjetër Gjonmarkaj muer pjesë në grupin e Ndue Bajraktarit dhe Ndue Mëlyshi në grupin e Preng Dod Gjinit.
LIDHJA KOMBETARE E MALEVE DHE VRASJA E BARDHOK BIBES
Në natën 6 gusht 1949 u mblodhën bashkë 53 luftatarë, në pikën e caktueme, Shqopa e Munegjës Mirditë. Më datën 7 Gusht 1949, në orët e mëngjezit, Nënkomiteti Krahinuer i Mirditës, merrë një lajm: qi Bardhok Biba atë ditë do të kalonte prej katundit Simon për në Shën Pal të Mirditës! Informta e lajmëtarit kje e ekzakte: Bardhoku kishte qenë me mbajtë një konferencë në Kaçinar, prej andej udhtonte me 30 polic roje për në Simon, Peshqesh, Shën Palë.
Nënkomiteti i Mirditës, që ndodhi në Shqopën e Munegjës, menjëherë mori një vendim dhe pa humb kohë dërgoi organin e shpagimit me i vue pritat në prruen e Valmirit. Organi i shpagimit zbatoi urdhënin: vrau Bardhok Bibën dhe pranë kufomës së tij la letër-vendimin me firmën Kryetarit të Nënkomitetit Krahinuer të Mirditës. Bardhoku u vra në orën 2 mbas dreke të datës 7 Gusht 1949 dhe ky grup, 53 vetësh, mbasi bani këtë aksion, niset fill për Jugosllavi. Më datën 7 Gusht 1949, kalojnë kufinin dhe pa dam hyjnë në Jugosllavi. Bashkë me Bardhokun u plagosën edhe dy polic vendas që mobilizojshin popullin si punëtorë për me i dërgue në punë të detyrueshme.
OPERACJONI NE MIRDITE PER HAKMARRJEN E BARDHOK BIBES
Qeverija komuniste e Tiranës tue marr si shkak hakmarrjen e Bardhok Bibës (por jo pse iu dhimbtë aq tepër ose patë nevojë për Bardhok Bibën, pse ma vonë ndoshta do ta vriste ajo vetë, si shumë gjerarkë të tjerë të mëparshëm), kështu që dërgoi reparte të forta ushtarake nga Tirana, për të ba një operacjon në stil të gjanë në Mirditë. Vetëm e vetëm për të ba hata n’ë atë popull kreshnik të Gjergj Kastriotit (HERO). Në këtë operacjon ka marrë pjesë Divizjoni i parë që ishte me qëndër (fushimi) në Qafë Shtambë e qi komandohej prej kolonel, Hito Çakos nga Vlora, si dhe Brigada Specjale, qi ishte në Mirditë për ndjekjen e Luftëtarëve të Lirisë, e komandohej prej Majorit, Luftar Bolena nga Vlora.
Operacjoni drejtohej kryesisht prej vetë kasapit të kuq, Mehmet Shehut, bashkë me nënministrin e Brendshëm, Kolonel Kadri Hazbiu, me detyrë nënkomandant operacjoni. Në operacjon kanë marrë pjesë si vëzhguesa dy kolonela rusë; Sovoloski dhe Voleskini (me gjak shqiptari s’i ngini).
Ngjarjet e zeza të zhvillueme në atë operacjon janë këto: kanë arrestue në masën e popullit të Mirditës e të Kthellës, ma tepër se 500 burra, kanë internue, gra e fëmijë nëpër kampet e internimit në Tepelënë dhe në Lushnje, ma tepër se 300 shtëpi familje. 400 burra i kanë nisë nëpër burgje terror të Shkodrës, 100 të tjerë janë dënue randë, me burgime të gjata.
Më datën 18 Gusht 1949 janë ekzekutue në vëndin ku asht vra Bardhok Biba, pa i gjykue aspak, këta persona të pafajshëm: janë 14 fatosa nga më të mirët e kësaj krahine: Llesh Mëlyshi, Nikoll Bardhok Bajraktari, Bardhok Dod Lleshaj, Gjergj Keq Belshi, Dodë Marka Biba, nga Kthella: Ded Preng Gjomarkaj, Nikoll Llesh Nikolli, Preng Shkurti, Gjin Kaçi, Ndoc Gjet Palaj, Frrok Mata, Marka Ndrec Marku, Ded Paloka, Zef Vila nga Mirdita.
Prej këtyne 14 personave, 4 janë vjerr në konop në vëndin ku është vra bardhok Biba dhe po në atë vënd 10 të tjerë janë pushkatue të lidhun me konop, nga dora gjaksore e ……..i cili i mori leje Mehmet Shehut për t’iu dhanë vëllazënvet të krahinës së vet, nga një plumb ballit….?!
Fatosat e vramun e të pushkatuem, qi i ndua Mehmet Shehu nga gjini i familjes së tyne, të gjithë grumbull i hodhën në një gropë, ende ishin ma se gjysa gjallë, e pa u dalë shpirti dhe ………pastaj janë mbule me dhe.
Në ekzekutimin e këtyne 14 fatosave kanë mbledh popullin burra dhe gra, Mirditas e Kthellas ma tepër se 2000 vetë, dhe Mehmet Shehu ka mbajtë një fjalim dhe asht betue në “Vorrin e Bardhok Bibës”, se pa i mbushun 101 të pushkatuem në Mirditë për (gjoja) hakmarrjen e Bardhokut, nuk kam me e lëshue Mirditën dhe Kthellën, dhe as që nuk e laj të lirë nga operacjoni.
Ndoshta fati i atij populli të pafajshëm kreshnik, luejti një rol të jashtëzakonshëm, për me pshtue gjithë ai popull pa u pushkatue, sepse pikërisht më datën 18 Gusht 1949, ushtrije greke bani provokime në kufinin Greko-Shqiptar, me rastin qi ajo shkuli nga pozicjonet e malit Gramoz, komunistat e vet Grekë të cilët hikën nga ushtrija greke dhe hynë për të shpëtuar kokën në Shqipni, në zonën e Bilishtit. Kështu ushtrija greke dashti me i ndjek komunistat e vet disa km. nëpër tokën shqiptare, por organizatorët e misjonit amerikan nuk e lejuen. Megjithatë alarmi u ba dhe Tirana u friksue dhe kërkoj me urgjencë Mehmet Shehin me Divizjonin e Parë që ishte në Mirditë, që të paraqitet në Tiranë dhe prej aty u nis për me shkue në kufinin e Grekut. Kështu qi në Mirditë mbetën vetëm Brigadat specjale që ishin ma përpara për ndjekjen e luftarëve të malit.
……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..
Letra e Mehmet Shehut për Enverin
Telegram shifër, N-kolonel Beqir Ndout për komandantin
Sonte fillon operacioni në 24 katunde të Mirditës e cila ka gjithsej 33 katunde. Arrestimet marrin fund më datë 11 në mëngjez dhe janë 31 të kategorisë së parë, 84 të kategorisë së dytë dhe 17 të kategorisë së tretë. Ata të kategorisë së parë janë për dënim me vdekje sipas parashikimeve t’ona, sado që mund të ekzekutohen 15 ose 17. Ata të kategorisë së dytë janë për burgim dhe ata të së tretës janë për internim. Gjithashtu do të internohen edhe 9 familje të Gjon Markut dhe 15 arrestime në rrethin e Leshit.
Gjykata ushtarake mund të vijë në Rrëshen më datë 12 gusht. Lutemi ndërhyni në Presidium për të aprovuar tre të dënuarit me vdekje të Burrelit dhe na njoftoni telegrafisht që t’i ekzekutojmë.
Unë sot shkoj në Shkodër për çështjen e Peros dhe do të kthehem prapë këtu.
Rrshen, 9.8.1949 Mehmet
Miridites Gjergj Katriotit?? Qe nuk mundi me e pushtu superfuqia botes perandoria Osmane. Ta beje Enver Gjirokastriti nga sokaku i te marreve. Dhe Mehmet Shehu nga Corrushi Mallakasters. Lesh e pershesh. Ta pushtojne keto te dy??!!Jo nuk ka mundesi nuk eshte e vertet.
Mbasi vrane Bardhokun u nisen per Jugosllavi, kaq mjafton per nacionalistet e Mirdites,falenderoj Z Kaloci qe po na hap syte ne lidhje me keto pune.
Po per “nacionalistet” e Enverit qe deri ne vitin 1948 kishin “miqesi te perjetshme me jugosllavet” cfare do te thuash ?
E vertet esht qe Jan vra te pafajshem per shkak te barshokut, po nga doli luftetari I lirise nikoll mlyshi spo e dim.
A ka qen komandant trupash qe komandoheshin nga gjermant? Thjesht ishin pushtus dhe dersa sherben pushtusit je njesoj me ta.
A ish anti komunist a jo, sna hyn ne pun se ate bindje kish. Po ta quaj veten luftetar t lirise Ska byth ku. Me. Nejt. Krimet e Mehmet shehit I dime, po sjan me pak. Krimet e nikoll mlyshit
Kur e deshte kaq shumë Nikoll Mëlyshi , Mirditën dhe mirditorët ,përse u arratis të nesërmen e vrasjes së Bardhok Bibës ?Përse nuk ndejti të” luftonte “dhe të jipte edhe jetën për popullin e tij.
Dhe më vjen çudi se sa i mirë informuar ishte për të gjitha lëvizjet në Shqipëti edhe pse ishte i arratisur.
Këtu na del se gjyqi ishte bër dhe pritej venfimi i Kuvendit për tu pushkatuar.
Edhe pas kesaj reprazalje cubat e malsis rrinin sus dhe duartrokisnin.
Kurse sot vritet deputeti e vriten njerzit si pulat edhe se rrun njeri.
FALEMINDERIT DASHNOR SE PO NA KUJTON HERONJTE E SHQIPERISE!
E keni botu dhe nji here tjeter ket.
Ca boni Mehmeti: ju pergjigj dhunes me dhune. Kaq
Dmth keta cubat qe kane vrare vetem neper prita, duke u rrezistuar komunisteve, u arratisen ne Jugosllavi (Serbi+UDB) a thua se Jugosllavia nuk ishte komuniste por ishte demokraci e kulluar. Pa le po na shesin dhe pordhe se paskan luftuar per vendin dhe popullin …. duke bashkepunuar edhe me Jugosllavet. Keta kane qene ca copa bq krahinor qe per Shqiperi njihnin vetem katundin e krahinen e tyre. Ky shkerdhate na thote se i erdhi komunizmi nga Shqiperia e jugut por harron se grupi nismetar per krijimin e PKSh dhe bashkimin ne te te gjithe grupeve komuniste, ishte pikerisht grupi komunist i Shkodres, ideja e te cilit u mbeshtet edhe nga ai Korces me pas. Nikolles, qe u arratis e e la te shoqen e familjen ketej, ai pushtet ja shpalli te birin, Pal Melyshi, Hero te Popullit ndersa Leken, djalin e vogel qe sot na riboton kujtimet e ketij trimi ferrash, ai pushtet e beri Jurist e Gjyqtar, pra kush eshte me i paanshem ne vleresime, Nikolla apo Ai Xhaxhi qe sa qe gjall keta trimat i rruajten topet dhe u dridheshin gjunjet vetem ta permendnin.
Haa haa car rrac muti jemi ne Bardhok Biba ka dasht me cu idealet sllavo-staliniste ne mirditen arberore dhe e shikoni e kane mbuluar me flamurin e qelbur serbo-rus draper e cekan hahha aacar patrioti shqiptmuter . sikur ky komentus labi po ku kane dasgt me shku ner pill te nones tate fale fatit qe u prishen ne mes veti kelysht e stalinit Enver muti dhe tito horri
O Kaloç pushti!!! Po përse nuk thua që këta cubat e Komitetit të Maleve, që vranë Bardhokun, pasi u arratisën në Jugosllavi u futën nën shërbimin e Dushan Mugoshës, i cili i financonte për t’u rikthuer e për të hedhur Enverin???
Përse nuk i thua këto mor pusht?? O studiues i zorrës së trashë së Shqipërisë!!!
NE DIT ZIE ENVERI DUKE QESHUR SHEND E VER EDHE KY ESHT NJE FAKT SA SHPIRT QELBUR ISHTE ENVERI KURSE MEHMETI KRIMINEL E KARIERIST I LINDUR. TRAGJASIOTET I URRENTE ME TEPER SE KEDO TJETER NISI ELIMINIMIN E KOKAVE QYSH NE VITIN 1943 ME KOMANDANTIN E CETES PLAK
DHE NJE NGA NJE I ELEMINOI TE GJITH PER TE MBULUAR DYSHIMET BERI NJE KRUSHK NGA TRAGJASI NJE RRAC SPIUNI E SERVILI TANUSH SHYTIN
SPIUNLLIQET E TIJ VRAN RAMIZE GJEBREN SE ISHTE INFORMATOR PERSONAL I AGJENTES FASHIZMIT NEXHMIE XHUNGLINIT SE NEXHI NUK ISHTE ZGJEDHUR KOT NGA INTELIGJENTAT FASHIST AJO DINTE KE TE ZGJIDHTE PER SHERBIM. MEHMETI BEHEJ SERVIL ENVERIT DERI NE ZVARRITJE QE TE NGELEJ AI TRASHEGIMTARI I FRONIT TE ENVERIT POR ATO QE MBOLLI KORRI. BARDHOK BIBA ISHTE ANTIFASHIST I MADH. AI DO JET HEROI ME I RESPEKTUAR NE MIRDIT PER JET TE JETEVE. AI NUK DINTE SE CFAR FSHIHTE ENVERI NE MENDJEN E TIJ TE SEMUR, NE SHPIRTIN E TIJ TE ZI.
Në qoftë se “cubat” që vranë Bardhok Bibën u arratisën në Jugosllavi, përse kriminelët Enver dhe Mehmet vranë, burgosën dhe internuan njerëz të tjerë që nuk kishin lidhje me vrasjen?