Nga Ben Andoni
Ka një ngazëllim të madh në Shqipëri, në një numër jo të vogël, për ngeljen e mundshme të Shqipërisë e Maqedonisë nga hapja e negociatave në mesin e Tetorit. Fakt është që mundësitë negative janë shtuar pas lëvizjes së fundit të Francës për reformimin e BE-së sa i përket zgjerimit, por ndërkohë nga i njëjti vend, shumë organizata të shoqërisë civile po referojnë (por jo 100%) se Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut do t’i hapen negociatat, por kushtet do të jenë gati për zbatim të menjëhershëm dhe me rend matematik.
Barra e kushteve të tjera nuk është se nuk njihet në axhendën e qeverisë shqiptare dhe në mëtimet e Opozitës, porse me performancën e saj, qeveria Rama e ka të pamundur të kalojë në një stad tjetër (që do të vijë kaq shpejt-nga kushtet e Bundestag dhe me radhë). Pra, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’u njihen ato që kanë bërë deri më tashmë për t’i inkurajuar dhe kjo është logjika e progresistëve të Zgjerimit. Shqipëria ka filluar një reformë që gati po e fut në kolaps dhe është kthyer në një eksperiment të madh Drejtësie, kurse Maqedonia ka dorëzuar ngrehjen e saj semiotike me Aleksandrin e Madh. Kur ky i fundit ka ulur kokën, atëherë të vjen të mendosh sesa e vështirë është për gjërat e tjera në të dy vendet tona.
Ndërkohë nuk duhet të harrojmë përplasjet e brendshme në BE dhe zëniet që u bënë për zgjedhjet e kandidaturave të dy vendeve kryesore, bash kolonat e BE-së: Gjermanisë dhe Francës, politikën “e re” të Turqisë me kokëçarjet e saj, Demokracitë Liberale të Lindjes që e qesëndisin unionin paq, marrëveshjen e pambyllur me Britaninë për Brexit, Ekstremin e Djathtë me dukjen e fashistëve gjithnjë e më tepër dhe sidomos emigracionin.
Shqipëria, veç Reformës së Drejtësisë nuk ka se çfarë t’i thotë më Evropës, kushti i saj kryesor, ashtu si Maqedonia e Veriut (ndryshuar në thelb) t’i pohojë gjë tjetër. Të dy vendet tona duan që politika e zgjerimit të pranojë rregullat e lojës që ishin në fillim. Dhe, strukturat e Evropës paçka shumë pakënaqësive me shumë gjasë do t’i respektojnë dy vendet tona, të paktën për premtimin. Në rast të kundërt do të humbin shumë sa i përket besueshmërisë së tyre.
Aman, qoftë Rama dhe Zaev nuk duhet të fshihen pas problemeve të Evropës, por të tregojnë se të ndershëm janë me krimin dhe korrupsionin, por edhe me Mea culpën, që nuk e njohin në vendet e tyre me keqësimin e vazhdueshëm ekonomik të qytetarëve të tyre. Tek e fundit, ata janë pasqyra e vendeve tona dhe për fat të keq, deri më tani, kanë qenë pasqyra ku e kemi parë veten të deformuar paq. Gjithsesi edhe aq të deformuar, nëpërkëmbur dhe përfolur, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duhet të gradohen me një shkallë më lart, paçka ngazëllimit të të fortëve të Gruevskit, që i mbytën shqiptarët dhe kakofonisë së zërave kaotikë në Tiranë. Dhe, kjo, ka gjasë të ndodhë në këtë tetor, mbushur me kaq shumë ngjarje.
Eshte per te qeshur dhe per te qare per keta artikuj te tille! Autori thote se “me kete lloj perfomance,qeveria Rama nuk i permbush kushtet kurre” pak a shume ky eshte mendimi i ketij gazetari, qe perputhet me ate te opozites jo parlamentare! Kuptimi? -Sillni prape Sali kriminelin apo PD ne pushtet dhe bota do te na jape cekun e Bardhe! Mediokriteti ne Shqiperi eshte i lidhur me politiken dhe mediat qe jane te lidhur me politiken Saliun ,Liken Monen dhe Lulin! Mediu me Dashin dhe Ndoken qe perfundojne me dyshen tango Idrizi-Dule!
Kur Gjermania nuk pranonte sepse Greqia nuk ishte gati per te hyre ne BE Franca kembengulte qe ajo te behej antare per interesaa te saj qe tashme dihen pasi Greqia ishte per nga plotesimi i kushteve shume me keq se Shiperia sot!Ndaj neser shkon ne Paris gruaja e hekurt Angjela Merkel e ku mesiguri Emanuelit te pare do ti kujtoje borxhin qe i ka Gjermanise duke i dhene nje ok futjes se Greqise ne BE!Ndaj prisni deri neser e do te shikoni qe Emanueli i Pare do te kthehet ne Emanuel Makron e qe do te jete i detyruar te permbushe detyrimet ndaj Gjermanise e Zonjes se Hekurt duke i dhene fjalen per te marten qe ti jape “ok” te dy vendeve ballkanike pavaresisht miqesive e koperimeve te nendheshme qe ka me Beogradin ku jo vetem Ai por e gjithe politika Franceze duke filluar nga e djathta ,qendra e deri tek FI me ne krye nje megaloman stalinist si Melanshoni!
Shpresoj shume tek rruga qe do te ndermare neser zonja e hekurt dhe mikja e vertete e E.Rames dhe e jona ne Europe!
Hajde shkrim/analize hajde : nje lemsh qe nuk merret vesh , mund te duash , por nje analist i sprovuar nuk vepron keshtu, ti rrokesh te gjitha anet e nje ceshtje , po ka nje bosht apo nje radhe ; cudi ky eshte analist i vjeter, me eksperience dhe qe shkruan apo rendit ne pergjithesi sakte; edhe koken me peshqir te lidhesh, apo te futesh kembet ne uje …ky shkrim nuk merret vesh.
undefined