Për shkak të marshimit të trupave turke në Sirinë Veriore, SHBA përgatitet për masa të forta ndëshkuese kundër Ankarasë. Për herë të parë, ushtarët amerikanë u vunë nën breshërinë turke. Por Erdogan nuk ndërron qëndrim.
Së fundmi SHBA e kishte kërcënuar Turqinë, tani po shkohet një hap më tej. Presidenti Donald Trump ka porositur ministrin e Financave, Steven Mnuchin për të vendosur sanksione kundër partnerit të NATO-s, Turqisë, ka konfirmuar, Mnuchin para gazetarëve.
“Ne mund ta paralizojmë ekonominë turke”
Bankat janë informuar, që mund të ketë masa ndëshkuese, sipas Mnuchin. Trump pritet të nënshkruajë një dokument, që i lejon ministrit të Financave, në ujdi me presidentin dhe ministrin e Jashtëm të vendosin sanksione “kundër çdo personi me lidhje me qeverinë turke”.
“Këto janë sanksione të ashpra, shpresoj që të mos arrijë deri aty sa t’i vendosim ato”, tha Mnuchin. “Nëse duhet, ne mund ta paralizojmë ekonominë turke”.
Presidenti amerikan është i shqetësuar për vazhdimin e ofensivës ushtarake turke në Sirinë Veriore dhe sulmeve potenciale ndaj objektivave civilë.
Po ashtu është “e detyrueshme” që Turqia të mos lejojë, që të dalë nga burgu qoftë edhe një luftëtar i vetëm i të ashtuquajturit, “Shteti Islamik”.
Ushtarë amerikanë nën breshërinë turke
Në të njëjtën kohë me deklaratat e ministrit të Financave të SHBA, u vunë për herë të parë në breshërinë turke trupat amerikane në qytetin siriano-verior, Kobane. Sipas Pentagonit nuk ka të lënduar.
“Forcat amerikane nuk janë tërhequr nga Kobane”, tha zëdhënësi i Pentagonit. Shtetet e Bashkuara janë të vendosura kundër ofensivës turke, dhe sidomos kundër operacioneve turke në ato zona, ku me dijeni të turqve ndodhen ushtarë amerikanë”, vijoi ai.
Atentat i IS-it
Edhe në Bashkimin Europian po mendohet për sanksione kundër Turqisë. Suedia foli hapur për një embargo të armëve kundër këtij vendi.
Trupat turke janë futur për herë të tretë në territorin siriano-verior. Operacioni drejtohet kundër aleancës së rebelëve SDF, të lidhur me milicët kurdë të YPG-së. Shtetet perëndimore janë të shqetësuara, se për shkak të ofensivës, mijëra terroristë të kapur të IS-it do të mund të dalin nga burgjet kurde, që mund të çojë në riforcimin e IS-it.
Terroristët e IS-it ndërkohë kryen një atentat në një rajon kurd. Në qytetin Kamishli, në lindje të Sirisë Veriore një bombë shpërtheu para një restoranti. Tre civilë u vranë, dhe nëntë vetë u plagosën.
IS deklaroi, se sulmi i adresohej luftëtarëve kurdë. Autoritetet kurde janë shprehur, se 5 terroristë të IS-it kanë arritur të dalin nga një burg në Kamishli gjatë bombardimeve turke.
Pavarësisht kërcënimeve për sanksione, presidenti Erdogan nuk do ta ndërpresë ofensivën ushtarake.
“Ne nuk do të tërhiqemi”, siguroi Erdogan në një fjalim në Stamboll.
“Ne do ta vazhdojmë këtë luftë, derisa të gjithë terroristët të zhvendosen 32 kilometra në jug të kufirit tonë.”
Turqia kërkon të krijojë një “zonë sigurie” 30 kilometra në brendësi të Sirisë dhe kërkon largimin e milicëve kurdë nga kjo zonë.
SHBA-ja mos na çaj koken me keto paralajmerime te embargos ndaj Turqis,se, ajo ishte e para qe e e hapi kete problem kaq te madhe dhe terroriste ndaj Kurdeve ne Siri.Ajo ja nguli thiken pas shpine kurdeve,qe jane vetem ne lufte vetem per te drejtat e tyre kombetare.Tramp,eshte treguar i pabese me ate popull te pafajshem,duke terhequr forcat e armatosura,i cili la ushtrine besnike te Amerikes te kurdistanit, ne meshiren e fatit dhe ne doren e agresorit Erdogan.
.Saksionet ndaj turqis nga Amerika jane justifikime te kota.
Pune kurvash islamike Feja me e ndyre ne planet ….
Islami e ndalon me ligj te rrepte kurverine o hajvan.
Kurveria eshte epiqender dhe menyre jetese ne perendim
Kurdet nuk jane as vendas ne ato toka dhe nje pjese e madhe jane vendos aty mbas vrasjes dhe perzenies se armeneve.
Aty ke 50,000 kurde qe jane te armatosur dhe per shkak te nje konflikti 40 vjet turqia i konsideron rrezik