Bedri Islami
Një analist kontrovers dhe i njohur në Kosovë, Berat Buzhala, kishte bërë sot një shkrim të gjatë, ku krahasimi mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit , si temë e ditës, ishte thelbi i analizës së tij.
Berat Buzhala është gazetar. Kështu ka qenë që në në krye të herës dhe kështu do të mbetet. Është ndër ato që të rrinë, herë pas here në mendje, jo për idetë, por zhargonin e përdorur, mllefin e paskaj dhe përbuzjen ndaj së vërtetës.
Ka qenë deputet i Partisë Demokratike, në kohën e Thaçit dhe ndër miqtë e tij, tani është kundërshtar i Thaçit dhe mallkon kohën e tij.
Për presidentin Thaçi nuk më vjen vështirë, gjithnjë atë e kanë lënë në vetmi dhe i janë larguar njerëzit që pa asnjë meritë, në hak të qejfit të tij, i ka marrë pranë vetes, i ka bërë me emër, me vila e pallate, u ka dhënë tenderë dhe punë, dhe në fund e kanë sharë sa kanë mundur.
Berat Buzhala është njëri ndër miqtë e djeshëm, dhe asaj kohe ishte kundërshtar i Albin Kurtit.
Sot është shfaqur si mik i Albin Kurtit dhe kundërshtar i Thaçit.
Edhe i Edi Ramës. I këtij të fundit më shumë, pasi përtall gjithë trupën drejtuese në Kosovë, për paditurinë, mallkimin e marrjes së tyre me politikë, nënshtrimin, përbuzjen.
Tani ka vënë përballë njëri tjetrit Edi Ramën dhe Albin Kurtit dhe njëkohësisht Shqipërinë përballë Kosovës, megjithëse, as i pari, Rama dhe as i dyti, Kurti, nuk e përfaqësojnë gjithë Shqipërinë e as gjithë Kosovën.
Edi Rama ka marrë rreth 50 për qind të votave të vlefshme ose 25 për qind t të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote.
Albin Kurti ka marrë rreth 30 për qind të gjithë votave të vlefshme ose 15 për qind të të gjithë shqiptarëve të Kosovës të regjistruar në zgjedhje. Jam i bindur se nuk ka marë asnjë votë serbe..
I pari, Rama, mori votë popullore, ajo që u quajt 1 milionë shuplaka, për të ndëshkuar qeverinë Berisha, të cilën nuk e ndëshkoi. Mos ndëshkimi do i kthehet një ditë në ndëshkim.
I dyti fitoi në zgjedhjet e 6 tetorit si ndëshkim për qeverisjet e deri tashme, që shpesh herë e kishin mbushur kupën dhe njerëzit presin ndëshkimin e së keqes, por jo vetëm kaq: ata presin zhvillimin e ri të Kosovës, që nuk mund të bëhet duke e parë Shqipërinë, si këshillojnë buzhalistët, një vend që duhet sulmuar, nëpërkëmbur, si vend ku duhet të dalësh në mejdan dhe ta mundësh.
Nëse vemendja e Kurtit do të kthehet se si do e mundë Edi Ramën, si e ka kostumin njëri apo tjetri, kush është më i lexuar dhe kush flet më rrjedhshëm, ai nuk do të jetë më politikani i vizionit, por sherrxhi i zakonshëm në politikën shqiptare.
Ndryshimi mes Ramës dhe Kurtit qenka se i pari blen kostume 500 deri në 1000 euro, ndërsa i dyti i blen në pazarin e Prizrenit për 50 euro.
Ndryshimi se i dyti është më i lexuar se i pari dhe se flet më rrjedhshëm; se tani Rama nuk do të jetë më ai që ka dashur të jetë në Kosovë…
Populizmi i predikuar nuk është shenjë serioziteti dhe përkushtimi. Rendja pas tij do të thotë qe ingranazhi i shtetit të funksionojë fare pak kohë dhe pastaj të kthehet prapsht, si po ndodh aktualisht në Shqipëri.
Ndryshimi qenka , sipas Buzhalës, se deri tash në Kosovë, Rama ka gjetur partnerë injorantë, ndërsa tani gjen një më të zgjuar dhe me të lexuar se vetja.
Ta duash apo mos ta duash Ramën – kjo është në dëshirën dhe përceptimin e secilit.
Të ngjallësh ndasinë mes liderëve, si një mallkim i bartur, është më shumë se kaq.
Nuk më intereson më tej.
Ajo që më intereson qëndron tek Albin Kurti, që do të jetë shefi i ri i qeverisë së Kosovës dhe që, si ka shpallur dikur me pasion e pa u lodhur, Shqipëria është ëndrra e tij.
Shtetet nuk marrin formësimin e tyre përmes zemërimit apo mërive kryeministrore, por përmes vizionit dhe peceptimit real të gjendjes dhe daljes nga ajo.
Nëse do të shkojë pas “këshillave” të buzhalistëve, shpejt do e ndjejë gabimin dhe do e kuptojë se rruga ishte theqfje.
Në mos tjetër, le t’i sherbejë eksperienca e Thaçit, që i thirri dikur në ndihmë, duke e nxjerrë shejtanin nga shishja dhe, kur deshi të mbyllë tapën e saj, ata desh e futën vetë atë në shishe.
Dhurata që i bën tash sa ditë Buzhala qeverisë së re dhe shefit të qeverisë Kurti është më shumë vazhdimi i luftës ndaj Thaçit , përmes emrave të rinj.
Kurti është aq i mënçur sa të kuptojë se kjo që i afrohet nuk është gruri i bukës së ardhshme, por gjera e ndarjeve të vazhdueshme.
Albin, ruaju nga buzhalët, kur të bëjnë dhurata!
Borat Buzhala mbasi u be milioner ne krah te Hashumit, tash don te behet bilioner ne krah te Rames. Ai thjesht po e synon karrigen e Baton Stanishiqit ne kabinetin e Rames. E sa i perket Kurtit ai i ka kapercyer te gjitha sprovat e mundeshme, te dhunshme e te padhunshme, prandaj edhe e ka fituar besimin e popullit. Ai thjesht nuk ka nevoje per “keshilla” te Batonave e Buzhalave, siq kan pasur nevoje komandantat e kaqubave.
TI JE ZEDHENESI AL BIN ISLAMISTIT
ANALISTE SI BÂTON HAXHIA JANE TE RALLE PO NJEREZ SI TY NUK E KANE KAPACITETIN TI KUPTOJNE
Rama jete lloj katunari e mban kilometra larg jo me ta bej keshilltar…jeni ne vete apo jo…buzhal llapushi nuk eshte gazetar eshte tipik katunar shqiptar…varjani …turp qe e botoni.
Respakt zoti Bedri Islami.Artikull i shkelqyer qe duhet mare ne konsiderate.Albin Kurti duhet te bashkepunoi me Ramen dhe jo te mbaj syt nga miku i tij dhe armiku i shqipetarve,Sali Berisha.
Eshte e vertete,se Rama u be kryeminister duke mare nje miljon vota nga shqipetaret,te cilet prisnin ndeshkimin e Sali Berishes qe, nuk u ndeshkua asnjehere.Kjo tregon dobesimin e tij,sado qe justifikohej se kryeministri nuk arreston,por vetem organet e drejtesise.Kjo eshte e drejte,por ama po te ishte Sali Berisha akoma kryeminister,Rama edhe me patedrejte do te shkonte te shtate pexheret.
Albin Kurti,nqs ka enderr shqiperine,te mos bashkepunoi me armiqet e shqiperise,si Berisha,Basha,Meta, dhe Monika,por me ate qe e do shqiperine,reformimin e saj, siç eshte ps-te dhe Edi Rama.Kjo eshte e verteta.Te zezat qe i vesh Edi Rames opozita,nuk jane aspak te verteta,por jane veprime ogurzeza te saj per te mare pushtetin me force,me grusht shteti,me protesta shume te dhunshem,sa Tirana ka perjetuar momente shume te dhimbesheme.Nqs Albin Kurti do qe te jete kryeminister i mire, duhet te jete moderator,te perqafoi te rene e te reformoi Kosoven ne rrugen e evropianizimit,per t’a bere ate nje shtet te adhurueshem per te gjithe,edhe ne lufte me ata qe i duan te keqen e punojn nen rrogoz.Buzhala,eshte nje gazetar qe qendron ne fund te kazanit.
Respekte Baci Bedri Islami për këtë shkrim shumë të qëlluar.
Vetum duhet të shtoj edhe diçka,Berat Buzhalen e pengon diçka tjeter te Edi Rama.
Berat Buzhala dhe Ilir Floriri janë aksionar kryesor te Televizioni T7,të cilin Berati ekspozohet paradite dhe mbasdite.
Eshtë paturëpsi e tij të hedhë mbaltë e vrerë ndaj Thaqit dhe Ramës, vetum per hatër të Ilir Floririt.
Nese ka dikushë një dëshmi që Buzhala ta thotë vetum një fjalë të keqe per Ilirin,Bashen,Monen,Berishen të na tregon.
Rreshtimi i Beratit mbrapa ketyre idiotave eshtë i gabuar.
Prandaj me dashje apo pa dashje ky duhet të flasë të shkruaj sipas daulles që i bije Ilir hajduti,arsya eshtë shumë e thjeshtë:
Mbrapa TV T7 qëndron Iliri,
Mbrapa Gazetës Expres në Shqiperi po ashtu.
Albin Kurtit I deshiroj suksese pa fund ne kete qeverisje ! Urojme me te miren per Kosoven !
Sa ju perket qiftit te bashkepunimit me Buzhalet uroj te ja sheh ato te mira qe Berat lepiresi kurre nuk I ka pasur !
Po nderlidhem me komuntuesin paraprak rreth asaj cka thote Berati për Ilirin dhe te tjeret…
Kam shume fakte ku ky I shkrete e ka share pa nderpre Ilir Meten me te tjere deri ne momentin kur ky I ashtuquajtur president I shtetit tone e bleu Buzhalen duke ja hapur Expresin ne Shqiperi dhe duke I dhene nje page te majme per ta share Thaqin , Edi Ramen dhe gjithe te tjeret qe ja zene rrugen atyre….
Ne komente e lexova edhe emrin B. Haxhiut per te cilin mendoj qe ndoshta kohe pas kohe ka mundur te kete ndonje pasaktesi me veten p.sh pozicionimi ne anen e Edi Rames por mund te them me bindje te plotë qe ky person eshte nder analistet me te mire qe I ka Kosova dhe Shqiperia bashke …
Suksese Albin Kurtit ne rrugetimin e tij!