Ditmir Bushati: Presim nga vendet anëtare të BE përcaktimin e datës për fillimin e bisedimeve

12 Tetor 2019, 16:02Politika TEMA

Ish-minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati, po merr pjesë në Konferencën Parlamentare Ndërkombëtare, “Dialogu i Dubrovnikut” në Catvat të Kroacisë.

Deputetë të Bundestagut gjerman, Parlamentit Europian, dhe përfaqësues të vendeve të Evropës Juglindore, po diskutojnë mbi temën “Bashkimi Evropian në kaos, perspektiva dhe sfidat e vendeve të Evropës Juglindore.

“Këtë vit konferenca përkon me një moment të rëndësishëm siç është ai i vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Në fjalën e tij, ish-ministri Bushati theksoi” Pas një dekade u riktheva në Forumin e përvitshëm të #Cavtat në #Dubrovnik, i cili mbledh së bashku parlamentarë nga Bundestag gjerman, Parlamenti Evropian, Evropa Juglindore dhe ekspertë, të interesuar për progresin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Teksa javës tjetër presim nga Vendet Anëtare të BE-së përcaktimin e datës për fillimin e bisedimeve të pranimit, në përputhje me Konkluzionet e BE-së të Qershorit 2018, është me rëndësi që qëndrimet skeptike e frenuese ndaj procesit të zgjerimit të mos ngadalësojnë motivin tonë për të vijuar me procesin e vështirë të reformave transformuese.

Evropa, si projekt i shpresës është e vetmja rrugë për të fuqizuar demokracinë, për të projektuar një model të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik dhe progresit shoqëror.

Kjo nuk është çështje kapitujsh e ligjesh në letër, por çështje e Shqipërisë së nesërme. Pavarësisht qëndrimit që mund të ketë sot Franca, nesër Holanda apo pasnesër një vend tjetër anëtar i BE, duhet të jemi të vetëdijshëm se rruga jonë do të jetë e përpjetë. Ndaj, na duhet një Pakt për Evropën dhe angazhim i njëmendtë politik e shoqëror për të ndarë interesin e epërm kombëtar nga politika e ditës. Procesi i anëtarësimit në BE duhet të korrespondojë gjithnjë e më shumë me modernizimin, demokratizimin dhe zhvillimin e Shqipërisë së nesërme”.

1 komente në “Ditmir Bushati: Presim nga vendet anëtare të BE përcaktimin e datës për fillimin e bisedimeve”

  1. Lymi Tutit says:

    Ja paske dhone instruksionet Edit ! Besoj qe i ka mbajt shenim ?! Je çuni mo i “zgjute” i Bushatllive ! Pordhaci dhe kapadaiu me i modh qe ka drejtu diplomacine tone,pas luftes se dyte boterore ! Lymi Tutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje