Letra e ministreve për Holandën, Tritan Shehu: Prioritet i maxhorancës martesat gay dhe adoptimi i fëmijëve nga këto çifte

12 Tetor 2019, 11:21Politika TEMA

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar për letrën që ministret e qeverisë Rama i dërguan Parlamentit të Holandës, në të cilën listohen prioritetet dhe kërkesat për hapjen e negociatave. 

Në një shënim më facebook Shehu e quan letrën si papërgjegjshmëri të qeverisë Rama, ku si prioritet të dytë ka vendosur martesat gay dhe adoptimin e fëmijëve. 

“Letra e pa pergjegjeshmerise se Qeverise Rama!!! 

Ministret e Rilindjes treguan me letren per Parlamentin e Hollandes “prioritetet” e rrezikeshme te kesaj maxhorance: 

1-Ne leter nxitet tendenca per te cpopulluar Shqiperine edhe duke evokuar abortet, qe kane arritur shifra alarmuese ne numer e selektivitetndersa duhej te punonin per t’i ulur. 

Kemi mbi 29000 jete te humbura nga abortet ne 5 vite, me 200 aborte per 1000 lindje, me 300 aborte me shume ne vitin 2018 ndaj 2017-tes. 

Jane vrare 33000 femra prej vitit 1990 prej aborteve selektive mbas javes se 12-te, cfare ka devijuar raportin e lindjes femra/meshkuj ne 100/112 nga 100/105 te normes. 

Po te shtojme dhe renien e natalitetit ne 1,7 femije per grua kur shifra e “mbi jeteses” eshte 2,1; vdekshmerine e larte foshnjore, largimet nga vendi, vihet ne dyshim ekzistenca e Shqiperise me shqiptare, pasoje kjo e qeverisjes Rama. 

2-Prioriteti i dyte ai i martesave gay me adoptimin e femijeve nga ato cifte, qe cfaqet ne ekzaltimin e ministreve ndaj atyre, godet konceptin e vertete te familjes se perbere nga burri, gruaja dhe me shprese femijet, si themelin e vlerave, te ekzistences se shoqerise njerrezore, te “folese” se femijeve. 

Ky “entusiazem” i tyre eshte krejt i kundert me aspiratat tona per te forcuar familjen e mbijetuar, duke rene ndesh edhe me kolona kryesore te harmonise sone fetare.”- shkruan Shehu. (TemA) 

3 komente në “Letra e ministreve për Holandën, Tritan Shehu: Prioritet i maxhorancës martesat gay dhe adoptimi i fëmijëve nga këto çifte”

  1. Monika says:

    Foli PRESHI……..AKOMA BIE ERA PRESH LUSHNJE….

  2. Bota says:

    Ky po qe e paska kuptu letren?

    1. vang says:

      Po mire more doktor,grate e PS me letren, jane fajtore per abortet.?Liria e abortit i takon ta vendosi vete gruaja se si do veproje dhe nuk do pyesi PS-ne.Ato e vleresojne abortin si nje te drejte.Ti gruan tende mos e lejo te abortoje.Do mbajne pegjegjesi ministret pse dikush aborton?.Ju spo dini si te kritikoni me,kapeni si i mbyturi pas kashtes.Sa per te drejten e adaptimit te femijeve nga cifte homoseksuale ,nuk eshte nje ligj qe e nxoren ministret tona por eshte nje e drejte e ketyre cifteve te cilet e fItuan.Sa per ty dhe moralin tend hipokrit dhe fetar,me mire nje femije te kete nje familje se sa te marri rruget apo te rritet ne jetimore.Gjithmone ka pasur familje ose vetem me nene,ose vetem me baba ,ose me nje prind dhe njerke.ose me gjysh e gjysh .ose me xhaxhA,teze apo halla.Ne se truri yt nuk e koncepton, pune e madhe.Te gjithe njerezit e kane instiktin e te qenit ”prind” ,biles jo vetem instiktin por edhe detyrimin shoqeror per te rritur dhe edukuar nje jetim.Ae kupton.????? por pune e madhe,ka shume si puna jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje