Besim Hajdarmataj përballet me Vetingun: Nga likujditetet e dërguara nga vëllai emigrant në Angli tek "flamujt e kuq", zbardhet pasuria e ish-drejtuesit të Krimeve të Rënda

13 Tetor 2019, 15:01Politika TEMA

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj do të përballet të hënën më 14 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Vetingu për prokurorin Hajdarmataj po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Hajdarmataj u largua fillimisht nga posti i drejtuesit të Krimeve të Rënda dhe në shtator 2018 u komandua në Prokurorinë e Pogradecit. Ai e konsideroi transferimin të paligjshëm dhe me vendim të Gjykatës Administrative dhe më pas të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u rikthye sërish si prokuror i Krimeve të Rënda.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Besim Hajdarmataj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Besim Hajdarmataj për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Besim Hajdarmataj nuk deklaronte asnjë pasuri në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria e deklaruar prej tij kap vlerën e 10.2 milionë lekëve me një shtesë mesatare vjetore prej rreth 734 mijë lekësh.

Në fund të vitit 2017, pasuria ndahet në 8.8 milionë lekë likujditete bankare dhe 1.4 milionë lekë kursime të akumuluara në cash.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 21.3 milionë lekë. Rreth 94% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit, ndërsa 6 % kanë si burim likujditetet e dërguara nga vëllai- emigrant në Angli.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” shtimin e likujditeteve nga të ardhurat e vëllait në Angli, për të cilat subjekti deklaron se kanë qenë të pashoqëruara me dokumentacion. Deri në vitin 2009 ai i deklaron dërgesat si kursime të përbashkëta me vëllanë, ndërsa pas këtij viti nuk caktohet pjesa takuese e secilit.

Subjekti ka deklaruar gjithashtu gjendje të akumuluar kursimesh në cash deri në vitin 2016 në vlerën e 7.4 milionë lekëve, nga të cilat janë depozituar në bankë 6 milionë lekë në vitin 2017.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

20 komente në “Besim Hajdarmataj përballet me Vetingun: Nga likujditetet e dërguara nga vëllai emigrant në Angli tek “flamujt e kuq”, zbardhet pasuria e ish-drejtuesit të Krimeve të Rënda”

  1. KY COP MISHI ME DY SY
    VLEN VEETEM ME PASTRU WC PUBLIKE TE KRYEQYTETIT

    PRANDAJ KRIMI LULEZOJ NE SHQIPERI

    QOFTE AI POLITIKE QOFTE AI ORDINER

    KY DO RRASUR E BURG DHE SIGURIOSHTE SEKUESTRUAR GJITHCKA

  2. h says:

    Keta janë mashtruesa mediokër.
    Perse duhet ti jepte para vëllai kur ky punonte ?
    Vëllai mund ti depozitonte ne angli nese i kishte te pastra.

  3. ish anetar i PD vlore says:

    tipa si ky maloku duhen sharuar dhe shkrire me acid

  4. kacaku says:

    I dergonte para i vellai nga Anglia eee ??????? Shume komike per tja treguar nje shqiptari , duke e ditur se ne c’llume dhe ujra te qelbeta funksiononte dhe funksionon drejtesia shqiptare bile ,eshte e pavlefshme tia trgosh nje femije te moshes se mitur si peralle me preteksin se do ta zere gjumi ………….
    Mire shqiptaret jane sylesha , po ambasadat ?? Dhe ata do ti mashtrojme me te tilla ??? Pastaj shkojme ne Bruksel, Berlin , ose ne Paris per tu mbushur mendjen partnereve tane te ardhshem , se ne jemi pastruar nga ndytesira , nga qelbesirlleqet e drejtesise sone , dhe se ne kemi bere hapa gjigante perpara …..dhe ata na besuan ………do besojne te tilla idjotesira e pretekse , se te ardhurat mi ka derguar i vellai nga Anglia , apo pallatin dhe psurine e Monikes ja dhuroi e jema ,apo punova ne Kosove si kamarjer dhe bera miliona , apo vila ne bregdetin e Adriatikut nuk eshte e Saliut por e vellait , thoni te tilla se na kane gati per te filluar bisedimet , apo do besojne corapekuqin me citjane dhe do snobojne perfaqesuesit e tyre te ligjshem , ambasadat ……….franceze , gjermane , hollandeze dhe daneze kemi perpara , me veten tone do ti ngaterojme ?????????

    1. Komentuesi says:

      Keto fakte jane ato qe duken,po ato qe nuk duken.Besim Hajdarmataj si kusheri i Sali Berishes,duke i sherbyar atij me besnikeri,ka vene miljona e miljona euro qe i ka fhshur atje ku nuk i gjen as dreqi.Ai qe vjedh di dhe te fshehin.Hajdarmataj eshte hajdut i madh,ka menduar se si do t’i mbroj ato.Por e keqja tek neve,eshte se krimi eshte me i zgjuar se prokuroria dhe gjykata ne punen e soteme.Hajdarmataj duhet te futet ne burg dhe t’i sekuestrohen pasurit e vjedhura.Ai eshte nje prokuror i korruptuar.Ka mundesi qe ti blej njerzit e komisionit te vetingut dhe te dal i lare,nuk do shkarkohet.

  5. alphade says:

    Jo ! Vellai i tij jo vetem nuk i ka derguar ketij mashtruesi e batakciu
    para nga Anglia por ka ndodhur e kunderta qe ky horr tropoje ,si
    te gjithe horrat e tnere te Saliut , i ka derguar para vellait per t’i de-
    pozituar ne Bankat Angleze per te humbur gjurmet e plackitjeve.
    Keto qe shkruhen ketu jane vetem maja e aisbergut ! Kushedi sa
    miliona kane fshehur jasht horrat e Saliut,sebashku me Zenin ! Kla-
    ni tropojan,zoterinj’ duhet kaluar te tere ne nje site “pa vrima” sepse
    s’ka kush del i paster ne kete site, te gjithe jane hajna,krimjnele,ma-
    fioze …..HORRA QE KUR KANE LINDUR NGA BARKU NENES .! Ku pas-
    kan qene fshehur kjo rrace e ndyre,bastarde te gjakut serb! .

  6. Ceno says:

    Té Hénén Njè BANDIT dhe Njé KRRIMINEL mé pak né SISTEMIN E DREJTÉSISÉ !!!! Ky Hajdarmataj éshté njé KRYEHAJDUT dhe KRYEKUSAR i PADREJTÉSISÉ sé PLEPAVE té Durrésit , qé VETTINGU do ta PÉRPIJ dhe do té Shkoj prapa HEKURAVE shumé shpejt !!!! Ky ka qené pjesé e KÇKsè dhe ORGANIZATAVE KRRIMINALE ,dhe Aktor i Filmit Vizatimor me Krye Aktorin “BABALEN E VLORÉS” dhe Regjizor SALIANJ KRYEKUSARIN e SHQUP !! DUHET me patjetér ti SEKUHESTROHET GJÉJA E VJEDHUR kétij KRRIMINELI mbasi tè SHKARKOHET nga Prokuroria nesér

  7. TIRONA says:

    1)Ky shpellar ka qene corbe-bythe-lepires i sali karaxhic.
    2)Gjendja ekonomike e te vellajt ,nuk ka qene me e mire se e tija?Eshte absurde dhe nje “cover hide”,nuk qendron,dikush qe eshte me keq te te ndihmoje ty qe je me mire !
    3)Ky shpellar ka demostruar disa here qe nuk eshte i paster ideologjikisht !

  8. Fylli says:

    Paska kursy shum , tasi groshes perdit se ndryshe sia del dot. At shpenzimet, kostume makina e pordhe i ka pas falas ka populli

  9. Tironsi says:

    kam 40 vjet pune dhe skam shtepi kurse monstrat per 10 vjet vene pasuri?????

  10. DALLTON says:

    Ky person nuk eshte prokuror ,por eshte “KALEC” i Sali-Berishes i cili u vendos ne ate post per ta mbrojtur kriminelin ne dite te veshtira por ky “Vetingu”po i spastron kete fare te qelbur nga ai post ,sepse jane jeniceret besnike te Sali-Horrit.

  11. alex says:

    na e bene lemsh kete lekun shqiptar, nje here flasin me te reja nje here me te vjetra, kur do te mbaroje ky absurditet shqiptar, jemi shqiptare dhe ngaterohemi, imagjinoni ç’fare torture heqin te huajt. dhe me qe ra fjala ,ketij bastardit prokuror duhet ti bllokohet e gjithe pasuria dhe hetohet ajo, pasi ky kerme ka qene nje sherbetor i padronit te tij kryeshpellarit bace saliu nga shpella e viçidolit.

  12. degelisi says:

    “Flamujt e kuq”=para te dyshimta
    shkruani shqip ne nje gazet shqipetare

  13. Tomori USA. says:

    Si shume hajdute e bandit qe kane vjedhur qytetaret, akma me shume kane ber krime ndaj pasuris kombetare, duke ligjeruar prona e vjedhje nga me te ndryshmet
    I lutemi komisjnit ta verifikoj mire kete mashtrus, si shume te tjere te kootuptuar e degjeneruar qe duhet te largohet njeore eme pare nga sistemi i drejtesis.
    Ata qe e kane mbrojtur per te berer karier dhe per tu pasuruar, sdote dine ku ekane koken e tyre, sepse po afrohet dita e gjukimit nga SPAKU dhe BKH.
    Perallat me mbret qe tregojne keta kameleone per te justifikuar pasurine dhe koorupsjonin qe kane bere, duke nxjer vellezer , motra , nena e baballare, vjera e vjere, kunata e kueter, sjane gje tjeter vec mashtrime per tja hedhur komisjonit te verifikimit.
    Kemi mbi 20 vjet ne Amerik dhe akoma skemi lare borxhin ndaj bankes qe kemi blere shtepi dhe sjemi ne gjendje te ndihmijme femjet tane. Ndersa keta bandit sdine si te justifikohen. Prandaj ju lutem , zoterinj te komosjonit, pastroni sa me pare drejtesine nga hajdutet dhe te kooruptuarit, qe SHqiperia te filloje te behet shtet, demokratik dhe ligjor dhe te filloi te prosperoj si vendet e tjera.

  14. taulant kokpllaka says:

    o koktigane socialista militante rilindas, 100 mije euro ka , me i mbaruari nga te gjithe eshte padiskutim ,kaq i ka cdo refugjat ,nuk krahasohet ky me Edvinin e co .mos flisni kot.

  15. Komentuesi says:

    Keto fakte jane ato qe duken,po ato qe nuk duken.Besim Hajdarmataj si kusheri i Sali Berishes,duke i sherbyar atij me besnikeri,ka vene miljona e miljona euro qe i ka fhshur atje ku nuk i gjen as dreqi.Ai qe vjedh di dhe te fshehin.Hajdarmataj eshte hajdut i madh,ka menduar se si do t’i mbroj ato.Por e keqja tek neve,eshte se krimi eshte me i zgjuar se prokuroria dhe gjykata ne punen e soteme.Hajdarmataj duhet te futet ne burg dhe t’i sekuestrohen pasurit e vjedhura.Ai eshte nje prokuror i korruptuar.Ka mundesi qe ti blej njerzit e komisionit te vetingut dhe te dal i lare,nuk do shkarkohet.

  16. TIRONA says:

    Shpellar vertet kokepllaka,sepse kini fjetur me koke ne kercu:nuk mbulohet dielli me shoshe !

  17. Outspoken says:

    Shqiperia ka 2milion banore dhe 3milione te korruptuar! Kjo tregon se vete Populli nuk Ka Moral, Ndergjegjie, dhe Disipline ! Kjo tregon Origjinen e vertete te KurdoTurqve Shqipfoles, dhe pa piken e Turpit Genjejne e thone se jane Ilir dhe pellazg ☻☻☻
    Hani nje derr hallvaje tani o rrace Tallavaje!!!

  18. j says:

    Hordhitë zaptuese,pushtuese dhe maloke të saliut,kanceri i kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje