Opozita e bashkuar i ka dalë në mbrojte Ilir Metës pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias mbi veprimet e kreut të shtetit, për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Me një deklaratë të përbashkët për mediat, opozita e bashkuar thekson se raporti final i Komisionit të Venecias rrëzoi përfundimisht propagandën e kryeministrit të vendit, Edi Rama.
Deklarata:
Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucionin e Presidentit të Republikës.
Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta nuk ka kryer asnjë shkleje të Kushtetutës dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën.
Opozita e Bashkuar vlerëson rolin e Presidentit të Republikës, të konfrimuar edhe nga Komisioni i Venecias, se, me anullimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Presidenti ka ndjekur një qëllim legjitim për të shmangur konfliktet e mundshme sociale dhe për të mbrojtur demokracinë në vend.
Komisioni i Venecias pohon se qeveria e Edi Ramës nuk ka ndjekur rrugën kushtetuese për kundërshtimin e Dekreteve të Presidentit. As Qeveria dhe as Parlamenti monist nuk kanë sfiduar përpara asnjë gjykate Dekretet Presidenciale. Kjo nënkupton se Dekretet e Presidentit për anullimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve janë edhe sot në fuqi.
Votimet moniste të 30 Qershorit, të mbajtura pa Dekret të Presidentit të Republikës, janë jo vetëm antikushtetuese, por një akt i paprecedentë në historinë e 30 viteve demokraci. Ky akt është një hap i madh prapa, që bie ndesh me vlerat dhe strandardet europiane. Opinioni konfirmoi edhe njëherë se qëllimi i vetëm i Edi Ramës është kapja e të gjitha pushteteve, rrënimi i shtetit ligjor dhe parimit të ndarjes e balancimit të pushteteve, me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së krimit dhe korrupsionit qeveritar.
Edi Rama është konfirmuar si Kryeministri i vetëm në Europë që, pasi kontrollon politikisht Parlamentin, prokurorinë, gjykatat, ekonominë, pushtetin lokal, po tenton të kapë politikisht edhe institucionin e Presidentit.
Opinioni Final i Komisionit të Venecias rrëzon propagandën e Edi Ramës për shkarkimin e Presidentit, propagandë e cila mbahet në këmbë nga një komision parlamentar me mision të dështuar antikushtetues. (TemA)
Cfare u vjen nga menderja e nxerin ne deklaraten e opozites se rruges
I bete ju te rruges zgjedhjet sipas dekretit ne fuqi fjale ne hava permedni nenet ligjore dhe kushtetuse qe i jep te drejte per te luajtur me kungulleshen si per anullimin e zgjedhjeve, mohinin e te drejtave te atyre qe deshirojne te zgjidhen e te zgjedhin
Ne fund te fundit eshte e drejta e atyre qe e propozuan dhe e zgjodhen qe ta shkarkojne ate qe eshte bere mish e thua me politiken e rruges dhe nuk perfaqeson unitetin e nxjere dekrete qe nuk miren parasysh e nuk dekreton ato qe duhet per mbarevajten dhe ecurine normale te qeverise se keshtu i do prapanica e ben fushate elektorale per partite me nga nje antare – kryetare dhe opoziten e rruges qe kerkon pushtetin ne tavoline se boll juve ta marim neve pa program , se qenka bere deti kose e luga u ka mbetur ne breze. Pse su vret pika…pika ( Njeriu me top , mallkimet qe jepte nena e Matos tju zene)
Po me ke e pe ti Beqo ( opozita ), me kete me xham, apo me ate pa xham !? Kata debilet kapen pas nje presje (,) , e nuk shohin gjithe opinionin. Pastaj, si na qenka kjo “vleresojne” ? Nje dite i bejne armiq te shitur te E.Rama. Tani e vlersojne se presi-i-dhjeri tyre, paska vepruar komform kushtetutes. Ata qofshin per mendjen qe kane. Po do zoti dhe nuk futen me ne parlament, se vetem rremuje prodhojne.