Rrjeti i Raportimit Investigativ Ballkanik (BIRN) ka publikuar së fundmi një analizë për prirjen e rënies demografike të vendeve të rajonit të Ballkanit dhe më gjerë.
Ndër të tjera, BIRN, ndalet edhe te situata në Shqipëri, që sipas analizës është në nivele më të mira se sa vende të tjera, shumë më të zhvilluara të Europës.
Në analizën e vet, BIRN, referuar shifrave rrëzon edhe argumentin e opozitës shqiptare, që thotë vazhdimisht se më shumë se gjysmë milionë shqiptarë kanë lënë vendin. BIRN e quan këtë pretendim të opozitës “fantazi politike”, duke argumentuar të kundërtën.
“Në Shqipëri, opozita sulmon qeverinë, duke pohuar që më shumë se gjysmë million njerëz kanë lënë vendin në vitet e fundit. Sidoqoftë, kjo është fantazi politike sepse qindra dhe mijëra shqiptarë janë kthyer mbrapsht gjithashtu, ose janë migrantë në lëvizje që vijnë dhe ikin vazhdimisht”, shkruan BIRN.
Sipas analizës, lëvizjet demokrafike kanë prekur jo vetëm Ballkanin, por pothuajse të gjitha vendet e Evropës Lindore, Qendrore dhe Juglindore nga Greqia në Poloni, Midis këtyre vendeve, sipas shifrave që BIRN publikon, Shqipëria ka një situatë më të lehtë, aq sa projeksionet për ndryshimin e numrit të popullsisë e shfaqin vendin tonë, me një përqindje më të vogël të pakësimit të popullsisë deri në vitin 2050.
Nëse Bullgaria përshembull, sipas projeksioneve, deri në vitin 2050 do të ketë 38.6 përqind më pak njerëz se sa në 1990, apo Bosnia Hercegovina 29 % më pak njerëz; Rumania 30.1 % njerëz më pak; Krocia 22 përqind më pak; Shqipëria projektohet me -18 % popullsi deri në vitin 2050. Kjo do të thotë se rënia demografike pritet të jetë shumë më e ulët në Shqipëri se sa në Bullgari apo Kroaci.
Bye-Bye, Balkans: A Region in Critical Demographic Decline
Birn financohet fuqishem nga Sorros ….vetem mua me kane ikur 34 familjare per 2 vjet….
…kurse mua ne keto dy vitet e fundit me jane kthyer 70 familiare.
Nga e nxorre…..ne Shqiperi askush se di sa leje qendrimi meren…..
Nje çudi me injorantet qe na mbyten; le te ikijn shqiptaret, çfare prishin? A mund te rrihet ne Shqiperi pa nje fije shprese? Dhe kush eshte shpresa: shpresa ne nje vend demokratik eshte opozita kur mazhoranca nuk i ploteson kushtet, ndersa opozita ka vdekur ne Shqiperi , vetem sa u largon shpresen njerzeve. E kuptoni apo s’doni ta kuptoni, kurre mos e besofshi! Dhe tjetra; Opzita e shkaterroi Shqiperine edhe kur ishte ne pushtet mazhorance e me keq sot. S’ka rruge tjeter po nuk ringjallet opziten demokratike, mazhoranca do shije si i do qejfi, te pakten dhe 2021 nuk eshte larg, por si duket bathet jane larg pashket. Ne Shqiperi s’ka per tu krijuar kurre opozite demokratike , vetem kundershatre armike e mazhorances. Shqiptaret duhet te shkojne atje ku mund te ndertojne jeten dhe kjo eshte e drejta e tyre legjitime. Akoma doni ti mbani ne gardh brenda?!