Dosja e pronave, Braçe "zbarkon" që në mëngjes në Kadastrën e Vlorës

15 Tetor 2019, 09:14Politika TEMA

Zv.kryeministri Erjon Braçe këtë mëngjes ka zhvilluar një insoektim “Blic” në Kadastrën e Vlorës.

Mësohet se numri 2 i qeverisë ka pasur një bisedë me drejtorin e komanduar tashme Taulant Cinamati në lidhje me dosjet e pronave, të cilat nuk janë zbatuar ende vendimet e Gjykatës se Lartë.

Gjatë bisedës theksi është vendosur tek dosja me problematike e momentit,  ajo e pronave në Jalë, e cila ka bërë të mundur dorëheqjen e 3 drejtoreve.

Po ashtu, burimet bëjnë të ditur se Braçe ka shkuar herët në mëngjes në Kadastrën e Vlorës për të parë edhe zbatimin e orarit nga punonjësit e Kadastrës.

Është hera e dytë që zv.kryeministri Braçe inspekton në mënyrë të befasishme institucionet e Vlorës. Me 4 prill të këtij viti Brace ishte serish ne një inspektim Blic në Vlore teksa gjeti disa institucione me shkelje si dhe disa drejtorë. Punonjësit morën vërejtje lidhur me moszbatimin e orarit zyrtar të punës.

2 komente në “Dosja e pronave, Braçe “zbarkon” që në mëngjes në Kadastrën e Vlorës”

  1. lisi says:

    Brace kapi pe zhelesh rrahi te gjithe ata qe nuk zbatojne orarin,sa per force nuk ta kam friken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje