Fatos Lubonja është i mendimit se mazhoranca nuk do t’i shkojë deri në fund nismës për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Duke komentuar publikimiin e opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias në lidhje me antikushtetueshmërinë e vendimit të Metës në vendimin për të anuluar dhe shtyrë zgjedhjet vendore, Lubonja është shprehur për “News 24” se eliminimi i presidentit me sebepin se ka shkelur Kushtetutën me çdekretimin e 30 qershorit do të ishte një skandal dhe pjesë e autoritarizmit të qevrisjes së kryeministrit Edi Rama.
“Nuk më duket se do të kemi një zhvillim të menjëhershëm për shkarkimin e Metës.
Rama ka hapur shumë fronte dhe ky është një prej tyre, me kundërshtarët e vet.
Presidenti s’duhet të bëjë asgjë, të vazhdojë punën si president dhe ashtu siç ka punuar.
Eliminimi i presidentit me këtë sebep është skandal, është pjesë e autoritarizmit. Mund të ndodhë çdo gjë, por nuk mund të shkojnë deri te shkarkimi”, tha Lubonja.
Sipas tij, kërkesat drejtuar ndërkombëtarëve për të bërë rolin e “arbitrit” në çështjet e brendshme të vendit, është tregues i mungesës së emancipimit të politikës sonë, “që nuk bën dot shtet”.
“Sa kohë që ne do presim të na e bëjë arbitrin, atë që duhet ta bëjmë vetë, ne nuk kemi gjë në terezi.
Fakti që i japim kaq shumë rëndësi të huajit është një shenjë që politika jonë nuk është e emancipuar dhe nuk bën dot shtet. Po nuk u emancipua kjo klasë politike, edhe gjyqtarët, jemi shumë mbrapa.”
Po Mor Qepaze.Gjithmone Kontrabedal si Llacifac dhe kelysh Blloku.E heq veten Parimor dhe i del per Mbrojtje hajdutit me te ndyre qe ka pare Historia.!!!
Ti o Lubonja je nje cope gomar qe s’e kupton fare veten ku je katanddisur. Po ka me vlere te rrije ne presidence ai njeri? Ai vete duhet te ikij se nuk e pjerdh asnje, as dekrete e as Monika nuk e pjerdh. E mba mend si ka thene Monika? Nuk e lejoj une ta marre perseri ai partine! Ti flet broçkulla pas mullarit. Ik a lume madhe se te ka mbuluar injoranca!
Po ky gogomeli?!?
Na trembi kalamajtë.!????????
Urrejtja për Ramën, e këtij psikoanalitikut, ia përligj ato çka dërdëllit e shkumbëzon. E rëndësishme, dhe ajo që e nxjerr kreje këtë ‘filozof’, është që Rama nuk e ka pjerdhur ndonjëherë dhe në këto 6 vjet në qeverisje, ai pavarësisht se ç’thotë Lubonja, nuk ia ka zënë këto asnjëherë të vetme emrin. Kjo e tërbon më shumë sr çdo gjë. Është si ajo shamija e kuqe që toreadori në arenë ia vërvit atë demit që ta ndezë. Demi nga akstaza, në pamundësi t’ia dalë mbanë qëllimit të tij, të vrasë toreadorin, lodhet aq shumë sa në fund bie i plandosur në tokë, duke i plasur shkumë nga goja. Kjo po ndodh dhe me këtë ligësi deri në marrëzi të analistit tonë. Rama ka shumë kusure, gjithsesi jo nga ato që thonë tufa e lubonjave. Për të ardhmen e Ramës do të vendosin shqiptarët me votë, kur të vijë dita, kurdo që të vijë ajo. Kjo është demokracia parlamentare sido që të manifestohet ajo në Shqipëri. Po për Shqipërinë dhe shqiptarët flasin gjithë ditën edhe tufa e lubonjave dhe jo për ndonjë realitet imagjinar që ka zënë vend në subkoshiencën e tyre të sëmurë.