Cili do të jetë fati i Besim Hajdarmataj-t?

14 Tetor 2019, 17:49Politika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të hënën seancën dëgjimore për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. KPK bëri me dije që në fillim të seancës së Hajdarmataj ishte hetuar në të tre kriteret.

Trupa gjykuese që hetoi çështjen kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia. Vëzhgues ndërkombëtar ishte Ferdinando Buatier.

Nga relatimi u bë e qartë se Hajdarmatajt nuk i ishin gjetur probleme në asnjë prej tre kritereve prej trupës gjykuese. Megjithatë, KPK njoftoi se kishte rihapur hetimet për të në muajin prill, pas mbërritjes së tre denoncimeve anonime. Relatorja tha se pas këtyre denoncimeve, Hajdarmatajt i kishte kaluar barra e provës në lidhje me 4 çështje dhe kryesisht për vendimarrjen e tij si prokuror dhe si drejtues prokurorie.

Hajdamataj shpjegoi në seancë vendimarrjen e tij dhe tha se në tërësi pajtohej me gjetjet e hetimit, ndërsa kërkoi të konfirmohej në detyrë.

Besim Hajdarmataj është ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës, të Kurbinit dhe Durrësit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Hajdarmataj u largua fillimisht nga posti i drejtuesit të Krimeve të Rënda dhe në shtator 2018 u komandua në Prokurorinë e Pogradecit. Ai e konsideroi transferimin të paligjshëm dhe me vendim të Gjykatës Administrative dhe më pas të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u rikthye sërish si prokuror i Krimeve të Rënda.

Hetimi i KPK

Relatimi i Zhegut për Hajdarmatajn ishte i shkurtër. Ajo vuri në dukje se pasuritë e prokurorit, tre llogari bankare gjithsej ishin provuar të ligjshme. Sipas Zhegut, ishin verifikuar dy llogari kursimesh me vlerë 5 milionë dhe 1 milion lekë, që ishin deklaruar si kursime dhe që ishte provuar të vinin nga burime të ligjshme.

Po ashtu, ajo tha se ishte verifikuar llogaria e pagës dhe një shumë cash prej 500 mijë lekësh. Relatorja tha se ishin kërkuar prova për dy dhurata nga vëllai në shumat 6 mijë euro dhe 4 mijë paund dhe se kishte rezultuar që vëllai i prokurorit të kishte pasur burim të ligjshëm të ardhurash. Relatorja tha se nga analiza financiare kishte rezultuar një bilanc pozitiv.

Ajo po ashtu vuri në dukje se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e kishte cilësuar Hajdarmatën të përshtatshëm dhe Prokuroria e Përgjithshme e kishte vlerësuar atë shumë mirë.

Po ashtu, Zhegu tha se ishin verifikuar 11 denoncime ndaj prokurorit dhe tre denoncime të publikuara në median online. Sipas KPK-së, nga hetimi mbi këto denoncime nuk u gjetën probleme.

Denoncimet anonime

Kur KPK dukej se kishte përfunduar hetimin dhe ishte bërë gati të thërriste Hajdarmatën në seancë në prill të këtij viti, pranë saj dhe pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit u paraqitën tre denoncime të tjera.

Denoncuesit apo denoncuesi, pasi sipas KPK-së ishin denoncime anonime, pretendon për kontakte të papërshtatshme të Hajdamatës me një person me inicialet M.L. Në denoncim bëhej me dije se ky i fundit ishte i dyshuar si pjesë e krimit të organizuar, ndërkohë që akuzonte subjektin se kishte pushuar një hetim ndaj tij dhe kishte përdorur makinën e tij.

Në denoncim pretendoheshin edhe kontaktet me një person me inicialet V.K, që po ashtu thuhej se ishte i rrezikshëm dhe i lidhur me krimin e organizuar. Prokurori akuzohej edhe për trasferimin nga Prokuroria e Durrësit të një dosjeje me akuzë ndaj një gjyqtareje të Tiranës si dhe për trasferimin e një dosjeje për kapej e 12 tonëve drogë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë të Përmetit.

Sipas denoncimeve, subjekti akuzohej për shpërdorim detyre në çështjen e njohur si “Dosja Babale” dhe për pasuri në emër të personave të tretë. KPK megjithatë doli në përfundimin se lidhjet e pretenduara me personat me precendë penal nuk qëndronin dhe po ashtu edhe dyshimet për pasuri të fshehur.

Relatorja tha në seancë se pasi ishin parë katër dosje për të cilat ngriheshin dyshimet, Hajdarmatës i kishte kaluar barra e provës në lidhje me hetimet e këtyre rasteve. Nga seanca dëgjimore rezultoi se bëhej fjalë për hetimin e një denoncimi nga Njësia e Monitorimit të  Basteve në vitin 2010, të cilin Hajdarmataj e kishte pushuar.

Prokurori, i cili në fjalën e tij u përgjigj vetëm për këto çështje, sqaroi se i kishte rezultuar që Njësia në fjalë nuk kishte pasur urdhër inspektimi dhe se atij i ishin krijuar dyshime që ata nuk kishin qenë duke kryer detyrën publike. I pyetur nga vëzhguesi ndërkombëtar se pse nuk kishte hetuar në këtë drejtim, Hajdamataj tha se ishte e vërtetë që mund të ishin bërë veprime të tjera hetimore, por shtoi se në atë kohë kishte gjykuar vetëm mbi faktin.

Çështja tjetër për të cilën Hajdarmataj foli ishte trasferimi i një dosjeje me akuza ndaj një gjyqtareje të Tiranës nga Durrësi në Elbasan. Dosja ishte kaluar nga Prokuroria e Tiranës te ajo e Durrësit dhe ishte trasferuar nga kjo e fundit në atë të Elbasanit. Hajdarmataj tha se për çështjen ishte interesuar pasi të dy palët ishin ankuar. Ai tha se kishte dyshime nga denoncuesi që prokurori i çështjes mund të ndikohej, por arsyetoi se vendimi i tij ishte marrë vetëm mbi bazë të afërsisë territoriale, duke gjykuar se Elbasani ishte më afër Tiranës se Durrësi.

Dy çështjet e tjera për të cilat Hajdarmatajt i kishte kaluar barra e provës kishin të bënim me kohën që ai ishte drejtues në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në të dy rastet, Hajdarmataj u mbrojt me ligjet në fuqi.

Rasti i parë kishte të bënte me një dosje hetimore për kapjen e rreth 100 kg kanabis në Durrës. Dosja sipas prokurorit kishte qëndruar për tre vjet pa asnjë veprim. Ai pasi kishte kërkuar nga prokurori i çështjes të ndërmerrte veprime, ia kishte marrë dosjen dhe kishte caktuar atë dy prokurorëve të tjerë. Sipas Hajdarmatës, kjo e riaktivizoi dosjen dhe ajo u çua për gjykim.

Ai megjithatë nuk iu përgjigj pyetjes së vëzhguesit ndërkombëtar se pse ndaj prokurorit që nuk kishte kryer veprime nuk ishin marrë masa.

Ndërkohë, në rastin e dytë ai u pyet se përse kishte “lejuar” trasferimi e një hetimi për 12 ton kanabis të kapur në Përmet  nga Krimet e Rënda në prokurorinë e Përmetit. Vëzhguesi Ferdinando Buatier i kërkoi Hajdarmatës mendimin e tij nëse çështja në fjalë, “me një prej sasive më të mëdha të drogës të kapur në Shqipëri”, duhej të ishte transferuar.

Por Hajdarmataj iu shmang këtij vlerësimi. Ai iu referua ligjit që sipas tij ia linte këtë përgjegjësi prokurorit të çështjes. Ai pretendoi se me dosjen ishte njohur vetëm në momentin ku i është kërkuar nga prokurori transferimi i saj në Përmet dhe se në këtë moment, ai nuk kishte pasur mundësi të jepte këshilla për hetime të mëtejshme. Hajdarmataj u mbrojt duke thënë se në këtë rast ai nuk mund të ndërhynte në vendimin e prokurorit.

Këmbënguljes së vëzhguesit se pse nuk kishte këshillua hetime të tjera, Hajdarmataj iu përgjigj duke përsëritur qëndrimin e mëparshëm. Prokurori në fjalën e tij tha po ashtu se  “vlerësonte hetimin e thelluar” të KPK-së dhe se kërkonte konfirmimin në detyrë.

Vendimi për Hajdarmatajn do të shpallet më 16 tetor, ora 10:00.(BIRN)

9 komente në “Cili do të jetë fati i Besim Hajdarmataj-t?”

  1. am says:

    Zotëria punon me procedurat e Saliut. Nuk mund të mbajë atë ofiq se ngatërrohet .

    1. Gjin Gjon Alibeaj says:

      Ca lidhje ka pyetja?
      Do te bente sens nese KPK do ishte sadopak profesioniste, por nga momenti qe ata idiotet 15 vjet juriste te shquar vetem per pazotesine e tyre u bene komisionere, ata dine te merren vetem me “e kujt eshte kjo shtepia? Si i bere keto leket”.
      Me fjale te tjera, gjithe ata gjyqtare a prokurore qe skane shtepi dhe depozita ne emrin e tyre por i kane neper muret e shtepise se plakut jane te kaluar.
      Gjithe te tjeret jane te shkarkuar.
      Harrojne qe vetingu na nevojitet sot per nje sistem gjyqesor te ndershem neser, e jo si proces ne vetvete apo per te “pastruar” ata qe thjesht jane treguar me bira kurvash se ca te tjere.

  2. alphade says:

    Fati i nje qen bir qeni , ne koshin e plehrave te historise !
    Nje plepist halabak ! Bythlepires i Saliserb Berishes.. !!!

  3. rexha 10 says:

    PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE U BENE THIRRJE NJERZEVE TE NDERSHEM QE TE MOSE SPIUNOJNE ME NJERI_TJETRIN SE NUKE PAGUAJME ASNJE LEKE. BOLLE ME ME SPIUNLLIQE SE JEME BERE ME SHUME SE 70% E POPULLSISE E PERSEKUTUAR POLITIK DHE JO TE DENUAR ORINERE.SE NDRYSHE DO TE NA QUANIN POPULLI ME HAJDUTE NE BOTE.

  4. eh, ç'tu theme says:

    Me duket absurde konfirmimi i Besim Hajdarmataj ne detyren e prokurorit, pasi eshte i mbushur plot me faje profesionale, pa per para nuk i shikoj gje se ato rrine fshehur. Me konfirmimin e ketij ne detyre me krijohet pershtypja qe organi akuzem perseri ne Shqiperi do te jete si fole grerezash dhe s’ka per te patue kurre drejtesi. Duhet te kete diçka qe nuk shkon.

  5. Komentuesi says:

    Hajdarmataj ka rreshkitur si ngjale.Eshte treguar me i zoti se KPK. Ai ka ditur te vjedhin dhe te fshehin. E siguroi edhe nje mbrojtje Saliu,Hajdarmatajn.

  6. Orli says:

    M.L= miftar lumeshi,poseduesi i pasurive te sales e xenit,i angazhuar ne droge,prostitucion e lojrat e bixhozit .Kushoja i sales hajdarmata paska lidhjen me te ndyre qe nje prokuror mund te kete.

  7. BRSS says:

    HAJDARMATAJ ESHTE KOKA E KRIMIT DHE USHTARI BESNIK I BERISHES

  8. Duke mqene se kam punuar Oficer i Policise Gjyqesore ne Prok. e Krimeve te Renda dhe ne shume raste prane Prokurorit B. Hajdarmataj, jo pak kam pare e degjuar se si, ky Prokurori hypi ne Kariere me bekimin direkt deri ne imponime te forta te Sali Berishes dhe peruljes si “Urja Hip” te Adriatik Llalles si Prokuror i Pergjithshem ate kohe, qe punonte vetem per Sali Berishen familjerisht dhe Ilir meten familjerisht. Me shume le te pyeten dhe “do” persona ne Prok. Krimeve te Renda qe akoma jane aty, se kush i mbyllte disa Dosje ku flitej per Droge dhe Para te pista.?! B. Hajdarmataj ka punuar e punon si dhe Adriatik Llalla vetem per familjet e Berishes dhe Metes si dhe eksponenteve kryesore te PD+LSI, qe i jane “besnike” dyshes Berisha+Meta.
    Ka boll para te fshehura ky Prokuror dhe shoqeria e Tij e afert ne Prok. Krimeve te Renda, qe sigurisht nuk jane bere me rrogen si Prokuror.
    KPK po deshton me qellim ne disa raste kohet e fundit, si per Gjykates e Prokurore, qe jane shume te pasur dhe profesionalisht Partiak, direkt te Berishes dhe Metes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje